Difference between revisions 1115804673 and 1115831321 on enwiki{{Please leave this line alone (sandbox heading)}}<!-- * Welcome to the sandbox! * * Please leave this part alone * * The page is cleared regularly * * Feel free to try your editing skills below * ■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■■-->⏎ ==Teatri Kombëtar i Kukullave== Teatri i Kombëtar i Kukullave është krijuar në vitin 1950 nga një trupë profesioniste aktorësh dhe ndodhet në të njëjtën godinë prej 65 vitesh, gjë që flet për vlerën e tij të rëndësishme historike dhe simbolike. Teatri ka qenë godina e parlamentit shqiptar para Luftës së Dytë Botërore, por pas viteve 50 u kthye në vendin më të dashur për fëmijët. Gjendet shumë pranë Sheshit Skënderbej. Gjatë regjimit komunist ishte i vetmi teatër kukullash në Tiranë. Megjithëse vitet e fundit janë hapur shumë të tilla që mund të argetojnë fëmijët, ai mbetet teatri më i frekuentuar dhe quhet ndryshe Teatri i Kukullave. Jep 500 shfaqje në vit, duke përdorur kukulla me tela, kukulla marionetë, maska, teatro hijesh e pantomima, si dhe shfaqje me aktorë. ==Restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kukullave nga projekti EU4Culture== Në nëntor të vitit 2019, Shqipëria pësoi dëme të konsiderueshme nga termeti me magnitudë 6,3 i shkallës Rihter, i cili mes shume objekteve të tjera dëmtoi rëndë edhe Teatrin Kombëtar të Kukullave. Si një nga monumentet më të rëndësishme kulturore dhe historike ky teatër u përzgjodh për t’u restauruar në kuadër të projektit “EU4Culture”, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Godina mbart vlera të mëdha historike pasi arkitektura e saj është një reflektim gjithmonë në ndryshim i zhvillimeve kulturore dhe sociale të shoqërisë shqiptare. Teatri u ndërtua në vitin 1924 për të shërbyer fillimisht si Shtëpia e Oficerëve dhe më pas u përdor si Parlamenti i parë i Shqipërisë, ku përdorej rregullisht për seancat plenare, mbledhjet e qeverisë, pritjet diplomatike dhe koncerte. Ajo ishte një prej godinave të para administrative në Tiranë e ndërtuar sipas stilit Evropian. Që prej vitit 1960, godina ka shërbyer si Teatër Kombëtar i Kukullave – një qendër kulturore për fëmijë e ngulitur thellë në kujtesën e disa brezave të shqiptarëve. Punimet e restaurimit synojnë të ruajnë të gjithë elementët autentikë të pjesës së jashtme dhe të brendshme, duke i kushtuar një fokus të veçantë ruajtjes së fazave kryesore të ndryshimeve arkitekturore që ka pësuar godina, fillimisht në vitin 1924, për të vijuar më pas në vitet 1930, 1950 dhe në fillim të viteve 1980. Kjo do të realizohet përmes një procesi rigoroz të ruajtjes së elementëve të mbetur dhe restaurimit në rastet kur materiali dhe evidencat historike janë të padiskutueshme. Restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kukullave do të jetë plotësisht në përputhje me standardet kontemporane dhe do të ketë një kapacitet prej 160 personash. Përmirësimet e kryera do të përfshijnë përmirësime në mekanizmin e skenës dhe sisteme më të mira të performancës audio-vizuale. ==References== https://eu4culture.al/; http://www.visit-tirana.com/things-to-do/theatre/70/puppet-theater-tirana; https://www.unops.org/albania All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://en.wikipedia.org/w/index.php?diff=prev&oldid=1115831321.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|