Difference between revisions 1143087 and 1143090 on sqwiki== teknologjia ne shkolla == <ref>Nga intervistat me mesuesit</ref> Teknologjia e mësimdhënies në shekullin XXI Me evoluimin e kohës shumëçka ka evoluar, disa gjëra për të mirë kurse disa gjëra tjera jo të dëshirueshme për këtë mjedis shoqëror. Teknologjia e ka bërë të vetën, ku njeriu bashkëkohorë përballë teknologjisë së avancuar mund ta shohë vetën si dëmtues dhe si përmirësues dhe lehtësues. Paralelisht me ndryshimin e shumë gjërave në këtë jetë, edhe mësuesi si qenie profesionale njerëzore, nuk u kursye nga ky ndryshim. Gjithmonë kur bëhet fjalë për ndryshim, ndokush do të parandjej kob, kurse ndokush tjetër do të parandej lirim nga prangat e primitivizmit. Edhe njëra edhe tjetra janë të vërteta, sepse me avancimin e teknologjisë dhe me zbatimin e reformave radikale në shoqëri janë cënuar tërthorazi vlerat morale, kurse lirimi nga prangat e primitivizmit është një shpresë, sepse tashmë punën e krahut e ka zëvendësuar teknologjia,të mbajturit mend të formulave e ka zëvendësuar digjitalizimi kompjuterik, etj. Mësuesi tradicional dhe ai bashkëkohorë edhe përkundër avancimeve të mëdha shkencore, në esencë janë të njëjtë, por funksionimi, metodologjia dhe infrastruktura kanë ndryshuar. Nuk duhet harruar faktin se të gjitha përparimet, avancimet, sofistikimet, janë si rrjedhojë dhe rezultat i mësuesit tradicional. Mësuesit bashkëkohorë janë produkt i atyre tradicionalë, të parit u janë mirënjohës të dytit, kurse të dytit evoluimin pozitiv e mirëpresin. Mësuesit e intervistuar pajtohen se zhvillimi i teknologjisë është një ndihmë e madhe por ende shkollat në Kosovë nuk janë komplet të pajisura më kompjuterë dhe se qasja e nxënësve në kompjuterë në shkollë është e pamundur për momentin. Zhvilimi i teknologjisë po ndikon në të gjitha fushat e jetës përfshirë edhe fushën e edukimit.Kusht që një shkollë të jetë sa më moderne është edhe paisja me kompjuterë dhe mjete tjera elektronike siç janë projektorët, shtypësit etj. Shtypësit. U mundësojnë nxënësve dhe arsimtarëve që t’i shtypin punimet e tyre. Projektorët. Video-projektorët mund të përdoren për prezantime dhe trajnime nëpër klasa. Qeveria e Republikës së Kosovës, permes iniciativës Kompjuter për secilin fëmijë, po mundohet t’i pajisë të gjitha shkollat me kompjuterë, me çka të gjithë nxënësit do të kenë qasje në ta. 5.Klasa/salla e mësimit në shekullin 21 Ndër të gjithë mësuesit e intervistuar kam hasur në thenien “Klasa është e shenjtë” Ata thonë se momentin kur ata hynë në klasë çdo problem që e kanë tentojnë ta lënë jashtë dhe të respektojnë vendin ku janë edhe nxënësit.Pa dyshim se mjedisi ndikon ne psikologjinë e nxënësve. Organizimi dhe dekorimi i klases janë komponente të rëndësishme në procesin e mesimdhënies dhe mesimnxënies.Klasa ka ndikim të madhë në koncentrimin e nxënsve dhe kualitetin e mësimit pasi që një klasë e rregulluar dhe e pasjisur mirë me të gjitha mjetet e nevojshme do të thotë mësim kulitativ. Klasa sipas fëmijëve Zhvendosja e thjeshtë e mobilieve dhe rirënditja e klasës nuk mjafton, por duhet të bëhet një raporti i ri më nxënësit. Duhet të kërkojmë nga nxënësit të propozojnë rregulla dhe veprime për sjellje në klasë. Inkuadrimi i nxënësit në përgatitjen e dizajnit për rregullimin e klasave duke përdorë vizatime të ndryshme në madhësi të letrës ose të kompjuterëve. Këtë shkrimë po e përmbylli me një fjali mjaftë domethënëse, " mësuesi dhe nxënësi janë jeta e shkollës". ==Referencat== {{Reflist}}⏎ [[Përdoruesi:Eniskrasniqi|Eniskrasniqi]] ([[Përdoruesi diskutim:Eniskrasniqi|diskutimet]]) 12 qershor 2012 10:02 (CEST) All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?diff=prev&oldid=1143090.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|