Difference between revisions 1166740 and 1178003 on sqwiki

{{pp|Mungon radhitja e artikullit. definimi i termit qe perfaqeson artikullin si titull.}}
[[Skeda:Russell Charles Taze 1911 .jpg|250px|thumb|Russell Charles Taze ]]

[[File:Photodrama of creation.jpg|thumb|250px|''Fotodramën e krijimit'']]
[[File:Purple Triangle.JPG|thumb|250px|]]
[[File:Casaemcasa.jpg|thumb|250px|Dëshmitarët e Jehovait]]
[[File:Reunião em Salão do Reino.jpg|thumb|250px|Sallat e Mbretërisë, të projektuara në mënyrë praktike, janë vende për të folur rreth Biblës ]]
[[File:Centrum Kongresowe Sosnowiec.jpg|250px|thumb|Rreth 7.659.019 Dëshmitarë e Jehova në më shumë se 236 vende.]]
[[File:Assembleatdg2009.jpg|thumb|250px|Dëshmitarët e Jehovait]]
[[File:Jehovah's Witnesses convention in Hamburg (2006).JPG|250px|thumb|Kongreset ndërkombëtare]] 
[[File:Chrzest Świadków Jehowy.jpg|thumb|250px|Dëshmitarët e Jehovait]]
[[File:Estudo.jpg|thumb|250px|Dëshmitarët e Jehovait]]
'''Dëshmitarët e Jehovait''' - kështu pra, rreth 7.659.019 persona sot, të cilët po shpallin lajmin e mirë të Mbretërisë së Jehovait të drejtuar nga Jezu Krishti, në më shumë se 236 vende, mendojnë se quhen me vend Dëshmitarë të Jehovait. Vitet e fundit rreth 19.374.737. Dëshmitarë dhe njerëz të interesuar kanë marrë pjesë, vit për vit, në Përkujtimin e vdekjes së Jezuit. Çdo vit Dëshmitarët e Jehovait harxhojnë më se 1.707.094.710 orë duke shpallur lajmin e mirë, dhe pagëzohen më shumë se 300.000 persona të rinj. Shpërndarja e literaturës arrin në qindra milionë kopje.

Themeluesi i këtij komuniteti është [[Charles Taze Russell]] (1852-1916). Çështje kryesore të lëvizjes janë: pritja së shpejti e ardhjes së [[Jezusi]]t, themelimi nga ai e shtetit hyjnor në Kohën e Fundit dhe fillimi i mbretërisë që do të zgjatë njëmij vjetë. Presupozimet e dhëna shpesh dhe mosrealizimi i tyre, bënin që me komentime të ndryshme të ndryshohen ato shpesh dhe kështu e mbanin gjallë entuziazmin për pritjen e [[Jezusi]]t. Ata nuk pranonin mendimin për trinitetin dhe mosvdekjen e shpirtit. Teorinë e evolucionit e mohonin. Me anë të aktiviteteve misionerike të tyre ata janë përhapur nëpër vende të ndryshme të botës. Supozohet të kenë afër 12 milionë simpatizues.

==Dëshmitarët e Jehovait. Kush janë? Çfarë besojnë?==	
1-Kush janë? Dëshira e Dëshmitarëve të Jehovait është që t’i njihni më mirë. Mund t’i keni takuar si fqinjë dhe kolegë pune, ose në ndonjë nga punët e tjera të jetës së përditshme. Mund t’i keni parë në rrugë, duke u ofruar revistat e tyre kalimtarëve. Ose mund të keni folur shkurtimisht me ta në derën tuaj.

Në të vërtetë, Dëshmitarët e Jehovait interesohen për ju dhe për mirëqenien tuaj. Ata dëshirojnë të jenë miqtë tuaj e t’ju tregojnë më shumë për veten, besimin, organizatën e tyre dhe se ç’mendojnë për njerëzit dhe për botën në të cilën jetojmë të gjithë. Për këtë arsye kanë përgatitur këtë broshurë për ju.

Në shumë aspekte Dëshmitarët e Jehovait janë si gjithë të tjerët. Ata kanë problemet e zakonshme ekonomike, fizike dhe emocionale. Ndonjëherë gabojnë, pasi nuk janë të përsosur, të frymëzuar nga Perëndia ose të pagabueshëm. Megjithatë, përpiqen të mësojnë nga përvojat e tyre dhe studiojnë Biblën pa u lodhur, për të bërë korrigjimet e nevojshme. I janë dedikuar Perëndisë për të bërë vullnetin e tij dhe përpiqen ta ushtrojnë veten e tyre për ta përmbushur këtë dedikim. Në të gjitha aktivitetet e tyre ata kërkojnë udhëheqje nga Fjala e Perëndisë dhe nga fryma e tij e shenjtë. Ata i janë dedikuar Perëndisë për të bërë vullnetin e tij 

Për ta ka rëndësi jetësore që bindjet të bazohen në [[Bibël]] e jo thjesht në hamendjet njerëzore ose në traditat fetare. Mendojnë ashtu si apostulli Pavël, kur u shpreh nën frymëzim: ''Le të dalë Perëndia i vërtetë, edhe sikur çdo njeri të gjendet gënjeshtar.'' (Romakëve 3:4) Kur bëhet fjalë për mësimet që ofrohen si të vërteta biblike, Dëshmitarët mbështetin fuqimisht rrugën që ndoqën bereasit kur dëgjuan predikimin e apostullit Pavël: ''E pranuan fjalën me etjen më të madhe të mendjes, duke i shqyrtuar me kujdes Shkrimet çdo ditë për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu.'' (Veprat 17:11) Dëshmitarët e Jehovait besojnë se të gjitha mësimet fetare duhet t’i nënshtrohen kësaj prove për të qenë në harmoni me Shkrimet e frymëzuara, si kur ofrohen nga ata, ashtu edhe nga dikush tjetër. Ata ju ftojnë, ju nxitin, ta bëni këtë gjë kur diskutoni me ta. Ata besojnë që Bibla është Fjala e Perëndisë. 

Duke u nisur nga kjo, duket qartë se Dëshmitarët e Jehovait e besojnë Biblën si Fjalën e Perëndisë. Të 66 librat e saj ata i konsiderojnë të frymëzuar dhe historikisht të saktë. Asaj që zakonisht njihet si Dhiata e Re ata i referohen si Shkrimet e Krishtere Greke, dhe Dhiatën e Vjetër e quajnë Shkrimet Hebraike. Mbështeten te të dyja këto, si te Shkrimet Greke, ashtu edhe tek ato Hebraike, dhe i pranojnë ato në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, me përjashtim të rasteve ku shprehjet ose sfondi tregojnë qartë se janë figurative a simbolike. Ata e kanë të qartë se shumë nga profecitë e Biblës janë përmbushur, të tjera janë duke u përmbushur dhe të tjera akoma pritet të përmbushen.

==Emri I Tyre==

Dëshmitarët e Jehovait? Po, kështu e quajnë veten e tyre. Është një emër përshkrues, që tregon se japin dëshmi për Jehovain, Hyjninë dhe qëllimet e tij. Fjalët ''Perëndi'', ''Zotëri'' dhe ''Krijues'', ashtu si ''President'', ''Mbret'' dhe ''Gjeneral'', janë tituj dhe mund t’u vihen disa personave të ndryshëm. Por '''[[Jehova]]''' është një emër personal dhe i referohet Perëndisë së plotfuqishëm dhe Krijuesit të universit. Kjo tregohet në Psalmin 83:18, sipas versionit të Biblës së përkthyer nga Kristoforidhi: ''Edhe le të njohënë, se vetëmë ti, që ke emërinë JEHOVAH, je i lartë mbë gjithë dhenë.'' Emri personal i Perëndisë në hebraishten e lashtë. 

Emri Jehova (ose Jahveh, siç preferon përkthimi Filipaj, një botim katolik romak, dhe disa studiues) shfatet rreth 7.000 herë në Shkrimet origjinale Hebraike. Shumica e Biblave nuk e tregojnë atë, por e zëvendësojnë me fjalët ''Perëndi'' ose ''Zot''. Megjithatë, edhe në këto Bibla, një person zakonisht mund të dallojë se ku tekstet origjinale hebraike përdorin emrin Jehova, sepse në ato vende fjalët që zëvendësojnë atë emër janë shkruar me shkronja të mëdha, si PERËNDI dhe ZOT. Disa përkthime moderne përdorin ose emrin Jehova, ose emrin Jahveh. Kështu, në Përkthimin Bota e Re, në Isainë 42:8 lexohet: ''Unë jam Jehovai. Ky është emri im.''Emri siç tregohet në një dramë që zhvillohet në një sallë gjyqi. 

Arsyeja biblike që nxjerrin Dëshmitarët e Jehovait për emrin e tyre gjendjet në kapitullin e 43-të të Isaisë. Atje skena botërore shihet si një dramë që zhvillohet në një sallë gjyqi: perënditë e kombeve ftohen të paraqesin dëshmitarët e tyre për të provuar pretendimet e tyre të drejtësisë, ose të dëgjojnë dëshmitë në favor të Jehovait dhe të pranojnë të vërtetën. Jehovai atje i deklaron popullit të tij: ''Ju jeni dëshmitarët e mi,—thotë Jehovai,—dhe shërbëtori im që unë kam zgjedhur; në mënyrë që të mund të dini e të më besoni, dhe të kuptoni që unë jam ai: para meje nuk ishte formuar asnjë Perëndi tjetër, as nuk do të ketë pas meje. Unë, pikërisht, unë jam Jehovai; dhe përveç meje nuk ka shpëtimtar.''—Isaia 43:10, 11, ''American Standard Version''.

Perëndia Jehova pati dëshmitarë mbi tokë gjatë mijëra vjetëve, para lindjes së Krishtit. Pasi Hebrenjve, kapitulli 11, rendit disa prej atyre burrave me besim, Hebrenjve 12:1 thotë: ''Kështu, pra, meqenëse kemi një re kaq të madhe dëshmitarësh që na rrethon, le të flakim edhe ne çdo peshë dhe mëkatin në të cilin ngecim lehtësisht dhe le të vrapojmë me qëndrueshmëri në garën që na është vënë përpara.'' Jezu Krishti tha para Ponc Pilatit: ''Për këtë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë, që të jap dëshmi për të vërtetën.'' Ai është quajtur ''dëshmitari i besueshëm dhe i vërtetë''. (Gjoni 18:37; Zbulesa 3:14) Jezui u tha dishepujve të tij: ''Do të merrni fuqi, kur fryma e shenjtë të vijë mbi ju e do të jeni dëshmitarët e mi si në Jerusalem, ashtu edhe në mbarë Judenë, Samarinë e deri në skajin më të largët të tokës.''—Veprat 1:8.

Kështu pra, rreth 7.659.019 persona sot, të cilët po shpallin lajmin e mirë të Mbretërisë së Jehovait të drejtuar nga Jezu Krishti, në më shumë se 236 vende, mendojnë se quhen me vend Dëshmitarë të Jehovait.<br />
Zhvillimi dhe rritja e tyre në kohët moderne
Kulla e Rojës, nga 6.000 kopje në një gjuhë, në më shumë se 42.182.000 kopje në më se 194 gjuhë 

==Historia==
Historia e kohëve moderne e Dëshmitarëve të Jehovait filloi më se njëqind vjet më parë. Në fillim të viteve 70 të shekullit të 19-të, në Alegeni të Pensilvanisë, që tani është një pjesë e Pitsburgut në SHBA, filloi të vepronte një grup disi modest i studimit të Biblës. Promotori i grupit ishte Çarls Teiz Rasëlli. Në korrik të vitit 1879, doli numri i parë i revistës Kulla e Rojës e Sionit dhe Shpallësja e pranisë së Krishtit. Rreth vitit 1880, nga ai grup i vogël i studimit të Biblës, ishin përhapur një mori kongregacionesh në shtetet pranë. Në vitin 1881 u formua Zion’s Watch Tower Tract Society, dhe në vitin 1884 ajo u bë korporatë, me Rasëllin si president. Emri i shoqatës më vonë ndryshoi në Watch Tower Bible and Tract Society. Shumë veta po predikonin nga shtëpia në shtëpi duke ofruar literaturë biblike. Në vitin 1888, pesëdhjetë persona po e kryenin këtë vepër në kohë të plotë—tani numri mesatar i punëtorëve në kohë plotë, në të gjithë botën, është rreth 700.000.

Rreth vitit 1909 vepra ishte bërë ndërkombëtare dhe selia e Shoqatës ishte zhvendosur në vendndodhjen e saj të sotme në Bruklin, Nju-Jork. Nëpër gazeta u botuan fjalime të shtypura dhe aty nga viti 1913 kjo u bë në katër gjuhë në mijëra gazeta, në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë. U shpërndanë me qindra milionë libra, broshura dhe fletushka.

Në vitin 1912 filloi puna për «Fotodramën e krijimit». Me anë të diapozitivave dhe filmit me zë, ajo trajtonte periudhën nga krijimi i tokës deri në fund të Mbretërisë Mijëvjeçare të Krishtit. Shfaqjet filluan në vitin 1914 dhe çdo ditë ato i shihnin rreth 35.000 veta. Ajo ishte një nga pionieret e filmit me zë.

===Viti 1914===

Po afrohej një kohë vendimtare. Në vitin 1876 studenti i Biblës Çarls Teiz Rasëll shkroi në ''Bible Examiner'', që botohej në Bruklin të Nju-Jorkut, artikullin ''Kohët e paganëve: Kur përfundojnë?'', i cili në faqen 27 të numrit të tetorit thoshte: ''Shtatë kohët do të përfundojnë në vitin 1914 të e.s.'' Kohët e paganëve përfaqësojnë periudhën e kohës së cilës një përkthim tjetër i Biblës i referohet si ''kohët e caktuara të kombeve''. (Luka 21:24) Në vitin 1914 nuk ndodhi gjithçka që pritej të ndodhte, por ai vit shënoi fundin e kohëve të paganëve dhe ishte një vit me një domethënie të veçantë. Shumë historianë dhe komentues janë dakord që viti 1914 ishte një pikë kthese në historinë njerëzore. Citimet e mëposhtme e ilustrojnë këtë:Një pikë kthese në historinë njerëzore. 

''Viti i fundit, tërësisht "normal" i historisë, ishte 1913-a, viti para fillimit të Luftës I Botërore.''—''Kryeartikulli i Times-Herald'', Uashington, D.C., 13 mars 1949.

''Periudha 75-vjeçare, nga 1914-a deri më 1989-n, që përfshin dy luftëra botërore dhe luftën e ftohtë, është konsideruar gjithnjë e më shumë nga historianët si një epokë e vetme e dalluar, një periudhë kohe unike, në të cilën pjesa më e madhe e botës ishte duke marrë pjesë në luftë, duke e marrë veten nga lufta ose duke u përgatitur për luftë.''—''The New York Times'', 7 maj 1995.

''E tërë bota shpërtheu me të vërtetë pak para Luftës I Botërore dhe ne ende nuk e dimë përse. Para asaj kohe, njerëzit mendonin se përpara i priste një epokë ideale. Kishte paqe dhe begati. Më pas çdo gjë shpërtheu. Që nga ajo kohë kemi qenë në një gjendje të paralizuar ... Gjatë këtij shekulli janë vrarë më shumë njerëz, sesa në të gjithë historinë.''—Dr. Walker Percy, ''American Medical News'', 21 nëntor 1977.

Më shumë se 50 vjet pas vitit 1914, burri i shtetit gjerman Konrad Adenauer shkroi: ''Siguria dhe qetësia u zhdukën nga jeta e njerëzve që prej vitit 1914.''—''The West Parker'', Kliveland, Ohajo, 20 janar 1966.

Presidenti i parë i Shoqatës, Ç. T. Rasëll, vdiq në vitin 1916 dhe vitin tjetër u pasua nga Jozef F. Radhërford. Ndodhën shumë ndryshime. Doli një revistë shoqëruese e Kullës së Rojës, e quajtur Epoka e artë. (Tani quhet Zgjohuni!, dhe ka një qarkullim prej 20.000.000 kopjesh në më shumë se 80 gjuhë.) Mori një theks më të madh dëshmia shtëpi më shtëpi. Për ta dalluar veten nga organizatat e të ashtuquajturit krishterim, në vitin 1931, këta të krishterë përqafuan emrin Dëshmitarë të Jehovait. Ky emër bazohet në Isainë 43:10-12.

Në vitet 20 dhe 30 të shekullit të 20-të, u përdor gjerësisht radioja. Rreth vitit 1933 Shoqata po përdorte 403 stacione radioje për të transmetuar leksione biblike. Më vonë, përdorimi i radios u zëvendësua në një masë të gjerë me vizitat më të shpeshta shtëpi më shtëpi, që bëheshin nga Dëshmitarë të pajisur me gramafonë portativë dhe me fjalime biblike të regjistruara. Me çdonjeri që shfaqi interes për të vërtetën e Biblës u filluan studime biblike në shtëpi.

===Fitore Gjyqëfitore Gjqësore===
Një shërbim i jashtëzakonshëm ndaj lirisë civile.Gjatë viteve 30 dhe 40 të shekullit të 20-të, kishte shumë arrestime Dëshmitarësh për shkak se bënin këtë vepër, dhe u mbrojtën çështje gjyqësore në dobi të ruajtjes së lirisë së fjalës, shtypit, grumbullimeve dhe lirisë së adhurimit. Në Shtetet e Bashkuara, apelimet që iu bënë vendimeve të gjykatave më të ulëta çuan në fitimin e 43 çështjeve nga ana e Dëshmitarëve, në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara. Në mënyrë të ngjashme, gjykime të favorshme janë fituar në gjykatat e larta të vendeve të tjera. Lidhur me këto fitore gjyqësore, profesori Ç. S. Braden, në librin e tij Edhe këta besojnë, tha për Dëshmitarët: ''Me luftën për të ruajtur të drejtat e tyre civile ata i kanë bërë një shërbim të jashtëzakonshëm demokracisë, pasi në luftën e tyre kanë bërë shumë për t’i siguruar këto të drejta për çdo grup të vogël në Amerik.'' J. F. Radhërford vdiq në vitin 1942 dhe u pasua si president nga N. H. Norr. Filloi një program i bashkërenduar stërvitjeje. Në vitin 1943 u krijua një shkollë për stërvitjen e veçantë të misionarëve, e quajtur ''Shkolla Biblike Watchtower e Galaadit''. Që nga ajo kohë, nga kjo shkollë janë dërguar misionarë të diplomuar anembanë tokës. Lindën kongregacione të reja në ato vende ku nuk kishte asnjë, dhe u krijuan zyra dege në shkallë ndërkombëtare, të cilat tani numërohen më shumë se 100. Kohë pas kohe, janë zhvilluar kurse të veçanta për stërvitjen e pleqve të kongregacioneve, të punëtorëve vullnetarë nëpër zyrat e degëve dhe të atyre që angazhohen në shërbimin e plotëkohor (si pionierë) në veprën e dëshmisë. Në qendrën arsimore, që vepron në Paterson, Nju-Jork, mbahen disa lloje shkollash të specializuara për shërbëtorët. N. H. Norr vdiq në vitin 1977. Një nga ndryshimet e fundit organizative, në të cilat ai mori pjesë para se të vdiste, ishte zgjerimi i Trupit Udhëheqës, që ndodhet në selinë botërore në Bruklin. Në vitin 1976 përgjegjësitë administrative u ndanë dhe iu caktuan komiteteve të ndryshme, të formuara nga anëtarë të Trupit Udhëheqës, që të gjithë persona që kanë një përvojë prej shumë dekadash si shërbëtorë. Historia e Dëshmitarëve të Jehovait në kohët moderne ka qenë e mbushur plot me ngjarje mbresëlënëse. Nga një grup i vogël i studimit të Biblës në Pensilvani, dikur në vitin 1870, deri në vitin 2011 Dëshmitarët u rritën në rreth 109.403 kongregacione në mbarë botën. Në fillim, e gjithë literatura shtypej nga firmat tregtare; më pas, në vitin 1920, Dëshmitarët prodhuan pak literaturë në shtypshkronja të marra me qira. Por, që nga viti 1927 e tutje, u prodhua shumë më tepër literaturë në një godinë tetëkatëshe për prodhimin e literaturës në Bruklin, Nju-Jork, që ishte pronë e ''Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.''. Ajo është zgjeruar tani në një kompleks, që përbëhet nga stabilimente të tjera për shtypje dhe zyra. Ka edhe ndërtesa shtesë afër Bruklinit, në të cilat strehohen shërbëtorët vullnetarë që punojnë në godinat e botimit. Përveç kësaj, afër Uollkillit, në pjesën veriore të shtetit të Nju-Jorkut, përdoret një fermë bujqësore dhe një shtypshkronjë. Ajo merret me shtypjen e revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni. dhe prodhon një pjesë të ushqimit që përdoret për shërbëtorët që shërbejnë në godina të ndryshme. Çdo vullnetar merr një shpërblim të vogël mujor për të mbuluar shpenzimet të rastit. Në vitin 1893 u mbajt kongresi i parë i madh në Çikago të shtetit Ilinois, në SHBA. Në të morën pjesë 360 veta dhe u pagëzuan 70 persona të rinj. Kongresi i madh i fundit, i pashoqëruar nga të tjerë, u mbajt në qytetin e Nju-Jorkut në vitin 1958. Për të u përdorën stadiumi Janki dhe stadiumi që ekzistonte në atë kohë, Polo Graunds. Maksimumi i të pranishmëve ishte 253.922 veta; të pagëzuarit e rinj ishin 7.136. Që nga ajo kohë, kongreset ndërkombëtare janë mbajtur si një seri në shumë vende. Gjithsej, këto seri mund të përfshijnë një mijë kongrese në vendet rreth e rrotull globit.
Çfarë besojnë? Dëshmitarët e Jehovait besojnë te Perëndia i Plotfuqishëm, Jehova, Krijuesi i qiellit dhe i tokës. Vetë ekzistenca e mrekullive të projektuara në mënyrë të ndërlikuar, në universin që na rrethon, tregon në mënyrë të arsyeshme se çdo gjë është bërë nga një Krijues i mençur dhe i fuqishëm. Ashtu si veprat e burrave dhe grave pasqyrojnë cilësitë e tyre, ashtu është edhe me ato të Perëndisë Jehova. Bibla na thotë se ''cilësitë e tij të padukshme shihen qartë qysh prej krijimit të botës, pasi dallohen nga gjërat e bëra''. Gjithashtu, në mënyrë të heshtur ose pa fjalë, ''qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë''.—Romakëve 1:20; Psalmi 19:1-4. Toka e krijuar nga Jehovai e lënë nën kujdesin e njeriut e banuar përgjithmonë. 

Njerëzit nuk modelojnë vazo dhe nuk prodhojnë televizorë e kompjutera pa pasur një qëllim. Toka dhe krijimi që ajo mban, i botës bimore dhe shtazore, janë shumë më të mrekullueshme se këto. Struktura e trupit njerëzor me miliarda qelizat e saj shkon përtej kuptueshmërisë sonë, madje, edhe truri me të cilin mendojmë, është në mënyrë të pakuptueshme i mrekullueshëm! Nëse njerëzit kanë një qëllim kur bëjnë shpikjet e tyre relativisht të parëndësishme, me siguri që Perëndia Jehova e kishte një qëllim kur bëri krijimet e tij mbresëlënëse. Proverbat 16:4 thotë se ai e ka një qëllim: «Zoti bëri çdo gjë për qëllimet’ e tij.»—Kristoforidhi.
 
Jehovai e bëri tokën për një qëllim, ashtu siç i tha çiftit të parë njerëzor: ''Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën ... , e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë'' (Zanafilla 1:28) Për shkak se u bë i pabindur, ky çift nuk arriti ta mbushte tokën me familje të drejta, të cilat do të kujdeseshin në mënyrë të dashur për të, për bimët e për kafshët e saj. Por dështimi i tyre nuk bën që të dështojë qëllimi i Jehovait. Mijëra vjet më vonë, u shkrua: ''Perëndia, Formuesi i tokës ... , nuk e krijoi thjesht për asgjë.'' Ai e ''formoi madje për të qenë e banuar''. Nuk do të shkatërrohet sepse ''toka mbetet përjetë»'' (Isaia 45:18, ''BR''; Eklisiastiu 1:4, ''The New English Bible''). Qëllimi i Jehovait për tokën do të realizohet: ''Këshilla ime do të qëndrojë dhe do të bëj çdo gjë që është kënaqësia ime.''—Isaia 46:10, ''BR''.

Kështu, pra, Dëshmitarët e Jehovait besojnë se toka do të mbetet përgjithmonë dhe se të gjithë njerëzit, të gjallë e të vdekur, të cilët do të përshtaten me qëllimin e Jehovait për një tokë të bukur e të banuar, mund të jetojnë në të përgjithmonë. I gjithë njerëzimi trashëgoi papërsosmëri nga Adami dhe Eva e, në këtë mënyrë, të gjithë u bënë mëkatarë. (Romakëve 5:12) Bibla na thotë: ''Paga që paguan mëkati është vdekja.'' ''Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë.'' ''Shpirti që mëkaton do të vdesë.'' (Romakëve 6:23; Eklisiastiu 9:5; Ezekieli 18:4, 20) Atëherë, si mund të jetojnë përsëri njerëzit për të marrë bekimet tokësore? Vetëm nëpërmjet flijimit shpërblerës të Jezu Krishtit, pasi ai tha: ''Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që ushtron besim tek unë, edhe sikur të vdesë, do të vijë në jetë.'' ''Të gjithë ata që janë në varret përkujtimore do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin.''—Gjoni 5:28, 29; 11:25; Mateu 20:28.

Si do të ndodhë kjo? Kjo shpjegohet në ''lajmin e mirë të mbretërisë''. (Mateu 4:17-23) Por sot, Dëshmitarët e Jehovait janë duke e predikuar lajmin e mirë në një mënyrë vërtet të veçantë.

===Çfarë Besojnë Dëshmitarët e Jehovait?=== 
*Bibla është Fjala e Perëndisë dhe është e vërtet - 2 Tim. 3:16, 17; 2 Pjet. 1:20, 21; Gjoni 17:17
*Bibla është më e besueshme se traditat - Mat. 15:3; Kol. 2:8
*Emri i Perëndisë është Jehova	- Psal. 83:18; Isa. 26:4; 42:8; Dal. 6:3
*Krishti është Biri i Perëndisë dhe është më i ulët se Ai - Mat. 3:17; Gjoni 8:42; 14:28; 20:17; 1 Kor. 11:3; 15:28
*Krishti ishte krijimi i parë i Perëndisë - Kol. 1:15; Zbul. 3:14
*Krishti vdiq në një shtyllë, jo në një kryq - Gal. 3:13; Vep. 5:30
*Jeta njerëzore e Krishtit u pagua si shpërblesë për njerëzit e bindur - Mat. 20:28; 1 Tim. 2:5, 6; 1 Pjet. 2:24
*Flijimi i vetëm i Krishtit ishte i mjaftueshëm	- Rom. 6:10; Heb. 9:25-28
*Krishti u ngjall nga vdekja si një person i pavdekshëm frymor	- 1 Pjet. 3:18; Rom. 6:9; Zbul. 1:17, 18
*Prania e Krishtit është në frymë - Gjoni 14:19; Mat. 24:3; 2 Kor. 5:16; Psal. 110:1, 2
*Tani jemi në ‘kohën e fundit’	- Mat. 24:3-14; 2 Tim. 3:1-5; Luka 17:26-30
*Mbretëria e Krishtit do ta qeverisë tokën me drejtësi dhe në paqe - Isa. 9:6, 7; 11:1-5; Dan. 7:13, 14; Mat. 6:10
*Mbretëria do të sjellë kushte ideale jetese për tokën	- Psal. 72:1-4; Zbul. 7:9, 10, 13-17; 21:3, 4
*Toka nuk do të shkatërrohet ose shpopullohet kurrë - Ekl. 1:4; Isa. 45:18; Psal. 78:69
*Perëndia do të zhdukë sistemin e tanishëm të gjërave në betejën e Harmagedonit	- Zbul. 16:14, 16; Sof. 3:8; Dan. 2:44; Isa. 34:2; 55:10, 11
*Të ligjtë do të shkatërrohen përgjithnjë - Mat. 25:41-46; 2 Sel. 1:6-9
*Njerëzit që miratohen nga Perëndia do të fitojnë jetën e përhershme - Gjoni 3:16; 10:27, 28; 17:3; Mar. 10:29, 30
*Ka vetëm një rrugë që të çon në jetë - Mat. 7:13, 14; Efes. 4:4, 5
*Vdekja njerëzore vjen si pasojë e mëkatit të Adamit - Rom. 5:12; 6:23
*Me vdekjen shpirti njerëzor pushon së ekzistuari - Ezek. 18:4; Ekl. 9:10; Psal. 6:5; 146:4; Gjoni 11:11-14
*Ferri është varri i përbashkët i njerëzimit - Jobi 14:13; Zbul. 20:13, 14
*Shpresa për të vdekurit është ringjallja - 1 Kor. 15:20-22; Gjoni 5:28, 29; 11:25, 26
*Vdekja adamike do të marrë fund - 1 Kor. 15:26, 54; Zbul. 21:4; Isa. 25:8
*Vetëm një tufë e vogël prej 144.000 vetash shkon në qiell dhe sundon me Krishtin - Luka 12:32; Zbul.14:1, 3; 1 Kor. 15:40-53; Zbul. 5:9, 10
*Të 144.000-t lindin përsëri si bij frymorë të Perëndisë - 1 Pjet. 1:23; Gjoni 3:3; Zbul. 7:3, 4
*Besëlidhja e re është bërë me Izraelin frymor	- Jer. 31:31; Heb. 8:10-13
*Kongregacioni i Krishtit është ndërtuar mbi vetë atë - Efes. 2:20; Isa. 28:16; Mat. 21:42
*Lutjet i duhen drejtuar vetëm Jehovait, nëpërmjet Krishtit - Gjoni 14:6, 13, 14; 1 Tim. 2:5
*Shëmbëlltyrat nuk duhen përdorur në adhurim - Dal. 20:4, 5; Lev. 26:1; 1 Kor. 10:14; Psal. 115: 4-8
*Spiritizmi duhet shmangur - Ligj. 18:10-12; Gal. 5:19-21; Lev. 19:31
*Satanai është sundimtar i padukshëm i botës - 1 Gjon. 5:19; 2 Kor. 4:4; Gjoni 12:31
*Një i krishterë nuk duhet të marrë pjesë në lëvizjet ndërfetare - 2 Kor. 6:14-17; 11:13-15; Gal. 5:9; Ligj. 7:1-5
*Një i krishterë duhet të qëndrojë i ndarë nga bota - Jak. 4:4; 1 Gjon. 2:15; Gjoni 15:19; 17:16
*T’u bindet ligjeve njerëzore që nuk bien ndesh me ligjet e Perëndisë	- Mat. 22:20, 21; 1 Pjet. 2:12; 4:15
*Futja e gjakut në trup nëpërmjet gojës ose venave dhunon ligjet e Perëndisë - Zan. 9:3, 4; Lev. 17:14; Vep. 15:28, 29
*Ligjet e Biblës për moralin duhen respektuar - 1 Kor. 6:9, 10; Hebr. 13:4; 1 Tim. 3:2; Prov. 5:1-23
*Mbajtja e sabatit iu kërkua vetëm Izraelit dhe mori fund bashkë me Ligjin e Moisiut - Ligj. 5:15; Dal. 31:13; Rom. 10:4; Gal. 4:9, 10; Kol. 2:16, 17
*Një klasë dhe tituj të veçantë klerikalë janë të papërshtatshëm - Mat. 23:8-12; 20:25-27; Jobi 32:21, 22
*Njeriu nuk ka evoluar, por është krijuar - Isa. 45:12; Zan. 1:27; Mat. 19:4
*Krishti dha një shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë, për sa i përket shërbimit të Perëndisë - 1 Pjet. 2:21; Hebr. 10:7; Gjoni 4:34; 6:38
*Pagëzimi me anë të zhytjes së plotë simbolizon dedikimin - Mar. 1:9, 10; Gjoni 3:23; Vep. 19:4, 5
*Të krishterët japin me gëzim dëshmi publike për të vërtetën biblike - Rom. 10:10; Hebr. 13:15; Isa. 43:10-12

===Lajmi i mirë që duan t’ju japin===
Kur Jezui ishte në tokë, dishepujt e tij erdhën tek ai dhe e pyetën: ''Cila do të jetë shenja e pranisë sate dhe e përfundimit të sistemit?'' Ai u përgjigj se do të kishte luftëra ku do të përfshiheshin shumë kombe, zi buke, murtaja, tërmete, një rritje të paligjshmërisë, mësues të rremë fetarë që do të mashtronin shumë veta, një urrejtje dhe persekutim të dishepujve të tij të vërtetë dhe, te shumë njerëz, një ftohje të dashurisë për drejtësi. Kur këto gjëra të fillonin të ndodhnin, do të tregonin që Krishti ishte i pranishëm në mënyrë të padukshme dhe që Mbretëria qiellore ishte afër. Ky do të ishte një lajm—një lajm i mirë! Për këtë arsye, Jezui i shtoi këto fjalë si pjesë të shenjës: ''Ky lajm i mirë i mbretërisë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet; dhe atëherë do të vijë fundi.''—Mateu 24:3-14. Në vetvete, ngjarjet e fundit botërore janë të këqija, por domethënia që ato kanë është një gjë e mirë, pra, që Krishti është i pranishëm. Kushtet e përmendura më lart filluan të bëhen të dukshme në vitin e paralajmëruar gjerësisht 1914. Ai shënoi fundin e kohëve të paganëve dhe fillimin e periudhës kalimtare nga sundimi njerëzor në mbretërimin prej një mijë vjetësh (Mijëvjeçarin) të Krishtit.

Që do të kishte një periudhë tranzicioni tregohet nga Psalmi i 110-të, vargjet 1 dhe 2, si dhe nga Zbulesa 12:7-12. Aty tregohet që Krishti do të ulej në të djathtën e Perëndisë, në qiell, deri në kohën kur të bëhej mbret. Më pas, lufta që do të bëhej në qiell, do të sillte hedhjen e Satanait mbi tokë, duke sjellë mjerim mbi tokën, dhe Krishti do të sundonte në mes të armiqve të tij. Fundi i plotë i ligësisë do të vinte me anë të një ‘shtrëngimi të madh’, i cili do të arrinte kulmin në luftën e Harmagedonit dhe do të pasohej nga paqja e mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit.—Mateu 24:21, 33, 34; Zbulesa 16:14-16.

===''Kohë kritike, të vështira për t’u përballuar'', Por ''atëherë do të vijë fundi'' === 
''Por dije këtë,—thotë Bibla,—se në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Sepse njerëzit do të jenë të dashuruar pas vetes, të dashuruar pas parave, mendjemëdhenj, fodullë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të pabesë, pa përzemërsi të natyrshme, nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, shpifës, pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë, tradhtarë, kokëkrisur, të krekosur, kënaqësidashës në vend se perëndidashës, që duket se kanë një formë të devocionit hyjnor, por që në jetën e tyre nuk ndikohen prej fuqisë së tij; dhe nga këta largohu.''—2 Timoteut 3:1-5.

Disa mund të kundërshtojnë duke thënë se këto gjëra kanë ndodhur edhe më parë në historinë njerëzore, por fakti është se ato nuk kanë ndodhur kurrë në këtë masë. Siç thonë historianët dhe komentuesit, në tokë nuk ka pasur kurrë një kohë si ajo e përjetuar nga viti 1914 e tutje. (Shih «Zhvillimi dhe rritja e tyre në kohët moderne».) Mjerimet kanë qenë më të përhapura se kurrë më parë. Për më tepër, për sa i përket veçorive të tjera të shenjës së Krishtit për ditët e fundit, duhen shqyrtuar këto fakte: Shpallja mbarëbotërore e pranisë së Krishtit dhe e Mbretërisë është bërë në një shkallë të paparë në histori. Persekutimi për shkak të predikimit nuk ka qenë asnjëherë si ai që ka rënë mbi Dëshmitarët e Jehovait. Me qindra prej tyre u ekzekutuan në kampet naziste të përqendrimit. Sot, Dëshmitarët e Jehovait, janë nën ndalim në disa vende, dhe në vende të tjera janë arrestuar, burgosur, torturuar dhe vrarë. E gjithë kjo bën pjesë në shenjën që dha Jezui.

Siç u paratha në Zbulesën 11:18, ''kombet u zemëruan'' kundër Dëshmitarëve besnikë të Jehovait, dhe kjo tregon se ''zemërimi'' i Jehovait do të shprehet ndaj tyre. Po ky shkrim thotë se Perëndia do të "shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën". Në historinë e njerëzimit nuk ka pasur kurrë një kohë kur aftësia e tokës për të mbështetur jetën të ketë qenë e kërcënuar. Sidoqoftë, tani gjërat janë ndryshe. Shumë shkencëtarë kanë paralajmëruar se nëse njeriu do të vazhdojë ta ndotë tokën, ajo do të bëhet e pabanueshme. Por Jehovai ''e ka formuar që të banohej'', dhe ai do ta shpëtojë tokën nga ata që e ndotin, para se të arrijnë ta shkatërrojnë.—Isaia 45:18.

===Bekime Tokësore nën Sunndimin e Mbretërisë===
Mendimi që njerëzit do të jetojnë në tokë si nënshtetas të Mbretërisë së Perëndisë mund të duket i çuditshëm për shumë besimtarë të Biblës, që mendojnë se të gjithë të shpëtuarit shkojnë në qiell. Bibla tregon se vetëm një numër i kufizuar personash shkon në qiell, dhe se ata që do të jetojnë përgjithmonë në tokë do të jenë një shumicë e madhe e përbërë nga një numër i pakufizuar njerëzish. (Psalmi 37:11, 29; Zbulesa 7:9; 14:1-5) Fakti që Mbretëria e Perëndisë nën sundimin e Krishtit do të mbushë tokën dhe do të sundojë mbi të, tregohet nga një profeci e librit biblik të Danielit. Aty Mbretëria e Krishtit paraqitet si një gur që shkëputet nga sovraniteti i Jehovait, që krahasohet me një mal. Ai godet dhe shkatërron një shëmbëlltyrë që përfaqëson kombet e fuqishme të tokës, dhe ''guri që kishte goditur figurën u bë një mal i madh, që mbushi tërë tokën''. Profecia vazhdon: ''Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t’i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri dhe do të ekzistojë përjetë.''—Danieli 2:34, 35, 44.

Për këtë Mbretëri dhe për shpresën që bazohet në Shkrime, lidhur me jetën e përhershme në një tokë të pastruar dhe të bukur, dëshirojnë t’ju flasin Dëshmitarët e Jehovait. Miliona njerëz që jetojnë tani dhe shumë e shumë miliona që janë në varre do të kenë mundësinë për të banuar atje përgjithmonë. Më pas, nën sundimin Mijëvjeçar të Krishtit Jezu, do të përmbushet qëllimi fillestar i Jehovait për të cilin krijoi tokën dhe vendosi çiftin e parë njerëzor në të. Kjo Parajsë tokësore nuk do të jetë kurrë e mërzitshme. Ashtu si Adamit iu caktua një punë në kopshtin e Edenit, edhe njerëzimi do të ketë projekte nxitëse për të zbatuar lidhur me tokën, si edhe me bimët e me botën shtazore që gjenden në të. Ata ''do të gëzojnë për një kohë të gjatë veprën e duarve të tyre''.—Isaia 65:22; Zanafilla 2:15.

Mund të paraqiten shumë shkrime për të treguar kushtet që do të ekzistojnë në kohën kur të marrë përgjigje lutja që na mësoi Jezui: ''Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt, si në qiell, edhe mbi tokë.'' (Mateu 6:10) Megjithatë, tani le të mjaftohemi me këtë: ''Dëgjova një zë të fortë nga froni të thoshte: "Ja, tenda e Perëndisë është me njerëzimin dhe ai do të banojë me ta, ndërsa ata do të jenë popujt e tij. Dhe vetë Perëndia do të jetë me ta. Ai do të thajë çdo lot nga sytë e tyre dhe vdekje nuk do të ketë më, as vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme kanë kaluar." Dhe Ai që rri ulur në fron tha: "Ja, unë po bëj çdo gjë të re." Gjithashtu, ai thotë: "Shkruaj, sepse këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta." ''—Zbulesa 21:3-5.
<br />Të Krishterët janë urdhëruar që të "bëjnë dishepuj nga njerëz të të gjitha kombeve", por kjo nuk do të thotë që duhet të bëjnë presion ose t’i kthejnë të tjerët me forcë. Detyra e Jezuit ishte për ‘t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve’, për ‘t’ua lidhur plagën atyre që e kanë zemrën të thyer’ dhe "për të ngushëlluar tërë ata që pikëllohen". (Mateu 28:19; Isaia 61:1, 2; Luka 4:18, 19) Dëshmitarët e Jehovait kërkojnë ta bëjnë këtë duke shpallur lajmin e mirë që vjen nga Bibla. Ashtu si tha profeti i lashtë Ezekiel, Dëshmitarët e Jehovait sot përpiqen të gjejnë ata «që psherëtijnë dhe vajtojnë për të gjitha gjërat që kryhen».—Ezekieli 9:4.

Mënyra më e njohur që përdorin për të gjetur këdo që pikëllohet për kushtet e tanishme, është duke shkuar nga shtëpia në shtëpi. Në këtë mënyrë bëjnë një përpjekje të vërtetë për të gjetur njerëzit, tamam si bënte Jezui kur «shkonte udhës nga qyteti në qytet dhe nga fshati në fshat, duke predikuar dhe duke shpallur lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë». Dishepujt e tij të hershëm bënë po njëlloj. (Luka 8:1; 9:1-6; 10:1-9) Sot, aty ku është e mundur, Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të bëjnë disa herë në vit vizita në çdo shtëpi, duke kërkuar që të bashkëbisedojnë me të zotin e shtëpisë për disa minuta, rreth disa argumenteve lokale ose botërore, që janë me interes ose që na shqetësojnë. Mund të ofrohen për të shqyrtuar një ose dy shkrime, dhe nëse pronari i shtëpisë shfaq interes, Dëshmitari mund të rregullojë që ta vizitojë përsëri në një kohë të përshtatshme për një diskutim të mëtejshëm. Vihen në dispozicion Bibla dhe literaturë që shpjegon Biblën, dhe nëse pronari i shtëpisë dëshiron, drejtohet një studim biblik pa pagesë në shtëpi. Në të gjithë botën, janë drejtuar rregullisht, me individë dhe familje, miliona studime të tilla të dobishme biblike.

Një mënyrë tjetër në të cilën u transmetohet të tjerëve ''lajmi i mirë i mbretërisë'', është nëpërmjet mbledhjeve që mbahen në Sallat lokale të Mbretërisë. Atje Dëshmitarët mbajnë mbledhje çdo javë. Një mbledhje është një fjalim publik lidhur me një temë që ka interes aktual, e cila pasohet nga një studim i disa temave ose profecive biblike, duke përdorur si material burimor revistën Kulla e Rojës. Një tjetër mbledhje është një shkollë për stërvitjen e Dëshmitarëve, me qëllim që të bëhen shpallës më të mirë të lajmit të mirë, e cila pasohet nga një pjesë që i dedikohet diskutimit të veprës së dëshmisë në territorin lokal. Gjithashtu, një herë në javë, Dëshmitarët mblidhen në shtëpi private, në grupe të vogla, për të studiuar Biblën.

Sallat e Mbretërisë, të projektuara në mënyrë praktike, janë vende për të folur rreth Biblës. Të gjitha këto mbledhje janë të hapura për publikun. Nuk mblidhen asnjëherë para. Mbledhje të tilla janë të dobishme për të gjithë. Bibla thotë: ''Le të interesohemi për njëri-tjetrin, që të nxitemi për dashuri dhe vepra të shkëlqyera, pa braktisur mbledhjen tonë së bashku, siç e kanë zakon disa, por duke inkurajuar njëri-tjetrin e aq më tepër tani, ndërsa e shikoni që dita po afrohet.'' Studimi dhe kërkimet personale janë të domosdoshme, por kur mblidhemi së bashku me të tjerët është diçka nxitëse: ''Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.''—Hebrenjve 10:24, 25; Proverbat 27:17.

Dëshmitarët, gjithashtu, përdorin mirë rastet për të folur rreth lajmit të mirë, kur takojnë njerëz të tjerë në jetën e përditshme. Mund të jenë disa fjalë të këmbyera me një fqinj a me një bashkudhëtar në një autobus ose aeroplan, një bashkëbisedim më i gjatë me një shok a të afërm ose një bisedë me një shok pune gjatë orës së pushimit. Pjesa më e madhe e dëshmisë që dha Jezui kur ishte në tokë ishte e këtij lloji—kur ecte përgjatë bregut të detit, kur ulej në një kodër, kur ftohej për drekë në shtëpinë e dikujt, kur merrte pjesë në një dasmë ose kur udhëtonte mbi ndonjë varkë peshkimi në Detin e Galilesë. Ai mësoi në sinagoga dhe në tempullin e Jerusalemit. Kudo që ndodhej, gjente raste për të folur për Mbretërinë e Perëndisë. Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të ndjekin gjurmët e tij edhe në këtë drejtim.—1 Pjetrit 2:21.

===Predikim Me Anë Të Shembullit===
Në jetën e tyre familjare, dhe në takimet me njerëzit e tjerë, Dëshmitarët përpiqen, me sinqeritet, të bëjnë ato gjëra që u rekomandojnë të tjerëve. Asnjëra nga këto mënyra të shpalljes së lajmit të mirë, nuk do të kishte kuptim për ju nëse ai që do t’ua thoshte mësimet nuk do t’i zbatonte për vete. Të thuash një gjë dhe të bësh një tjetër është hipokrizi, dhe hipokrizia fetare ka larguar shumë veta nga Bibla. Bibla nuk mund të fajësohet me të drejtë. Skribët dhe farisenjtë i kishin Shkrimet Hebraike, por Jezui i akuzoi ata si hipokritë. Ai iu referua leximit të Ligjit të Moisiut nga ana e tyre, dhe më pas u tha dishepujve të tij: ''Gjithçka t’ju thonë, bëjeni dhe zbatojeni, por mos bëni sipas veprave të tyre, sepse ata thonë, por nuk kryejnë.'' (Mateu 23:3) Shembulli i jetës së drejtë të një të krishteri flet më shumë sesa orë të tëra predikimi. Kjo iu theksua grave të krishtera të cilat kishin burra jobesimtarë: ''Të fitohen pa fjalë, nëpërmjet sjelljes së grave të tyre, pasi kanë qenë dëshmitarë okularë të sjelljes suaj të dëlirë.''—1 Pjetrit 3:1, 2. Prandaj, Dëshmitarët e Jehovait përpiqen t’ua paraqesin lajmin e mirë të tjerëve edhe në këtë mënyrë: duke qenë shembull në sjelljen e krishterë që u rekomandojnë të tjerëve. Përpiqen t’u ‘bëjnë të tjerëve ashtu si dëshirojnë që të tjerët t’u bëjnë atyre’. (Mateu 7:12) Ata përpiqen të sillen në këtë mënyrë me të gjithë njerëzit, jo vetëm me Dëshmitarët e tjerë, miqtë, fqinjët ose kushërinjtë. Duke qenë të papërsosur, jo gjithmonë ia dalin mbanë 100 për qind. Por dëshira e zemrës së tyre është që t’u bëjnë të mirën të gjithë njerëzve, jo vetëm duke u dhënë lajmin e mirë të Mbretërisë, por edhe duke u shtrirë dorën për t’i ndihmuar kur është e mundur.—Jakovit 2:14-17
<br />
 
== Burimi i të dhënave ==
* [[Ferdinand Herrmann]] (Hrsg.): ''Symbolik der Religionen'', Band 11: Symbolik der kleineren Kirchen, Freikirchen und Sekten des Westens; Stuttgart: Hiersemann, 1964.
* [[Gerhard Besier]], [[Erwin Scheuch|Erwin K. Scheuch]] (Hrsg.): ''Die neuen Inquisitoren, Religionsfreiheit und Glaubensneid,'' Band 2; Edition Interfrom 1999; ISBN 3-7201-5278-2
{{ref}}

[[Kategoria:Religjionë]]
[[Kategoria:Histori]]

[[af:Jehovah se Getuies]]
[[ar:شهود يهوه]]
[[arz:شهود يهوه]]
[[ast:Testigos de Xehová]]
[[ay:Jehová Diosan Qhanañchirinakapaxa]]
[[az:Yehovanın Şahidləri]]
[[be:Сведкі Іеговы]]
[[bg:Свидетели на Йехова]]
[[bs:Jehovini svjedoci]]
[[ca:Testimonis de Jehovà]]
[[ceb:Mga Saksi ni Heoba]]
[[cs:Svědkové Jehovovi]]
[[cy:Tystion Jehovah]]
[[da:Jehovas Vidner]]
[[de:Zeugen Jehovas]]
[[ee:Yehowa Ðasefowo]]
[[el:Μάρτυρες του Ιεχωβά]]
[[en:Jehovah's Witnesses]]
[[eo:Atestantoj de Jehovo]]
[[es:Testigos de Jehová]]
[[et:Jehoova tunnistajad]]
[[eu:Jehovaren Lekukoak]]
[[fa:شاهدان یهوه]]
[[fi:Jehovan todistajat]]
[[fo:Jehova Vitni]]
[[fr:Témoins de Jéhovah]]
[[fur:Testemonis di Jeova]]
[[fy:Jehova's Tsjûgen]]
[[gl:Testemuñas de Xehová]]
[[he:עדי יהוה]]
[[hr:Jehovini svjedoci]]
[[hu:Jehova tanúi]]
[[hy:Եհովայի վկաներ]]
[[ia:Testes de Jehovah]]
[[id:Saksi-Saksi Yehuwa]]
[[io:Testanti di Jehovah]]
[[is:Vottar Jehóva]]
[[it:Testimoni di Geova]]
[[ja:エホバの証人]]
[[ka:იეჰოვას მოწმეები]]
[[kg:Bambangi ya Yehowa]]
[[ko:여호와의 증인]]
[[ku:Şahidên Yahowa]]
[[kw:Dustunyoryon Yehovah]]
[[la:Testes Iehovah]]
[[lt:Jehovos liudytojai]]
[[lv:Jehovas liecinieki]]
[[mi:Nga Kaiwhakaatu o Ihowa]]
[[mk:Јеховини сведоци]]
[[ml:യഹോവയുടെ സാക്ഷികൾ]]
[[mr:जेहूव्हाचे साक्षीदार]]
[[ms:Saksi Jehovah]]
[[mwl:Teçtemunhas de Jeobá]]
[[nah:Tēmelāhuanimeh Jehová]]
[[nl:Jehova's getuigen]]
[[nn:Jehovas vitne]]
[[no:Jehovas vitner]]
[[oc:Testimònis de Jehovà]]
[[pap:Testigunan di yehova]]
[[pdc:Jehovah's Witness]]
[[pl:Świadkowie Jehowy]]
[[pt:Testemunhas de Jeová]]
[[ro:Organizația Religioasă Martorii lui Iehova]]
[[ru:Свидетели Иеговы]]
[[sg:A-Témoin ti Jéhovah]]
[[sh:Jehovini svjedoci]]
[[simple:Jehovah's Witnesses]]
[[sk:Svedkovia Jehovovi]]
[[sl:Jehovove priče]]
[[sr:Јеховини сведоци]]
[[srn:Jehovah Kotoigi]]
[[ss:Fakazi baJehova]]
[[sv:Jehovas vittnen]]
[[sw:Mashahidi wa Yehova]]
[[ta:யெகோவாவின் சாட்சிகள்]]
[[th:พยานพระยะโฮวา]]
[[tl:Mga Saksi ni Jehova]]
[[tn:Basupi ba ga Jehova]]
[[tr:Yehova'nın Şahitleri]]
[[ts:Timhoni Ta Yehovha]]
[[tum:Ŵakaboni ŵa Yehova]]
[[uk:Свідки Єгови]]
[[vi:Nhân Chứng Giê-hô-va]]
[[zh:耶和華見證人]]
[[zh-min-nan:Iâ-hô-hoa Kiàn-chèng-jîn]]