Difference between revisions 1317451 and 1358147 on sqwiki

Ai është Umer bin el Hattab bin Nufeil bin Abdul Iza bin Rabah nga fisi Beni Adij bin Kab, një nga fiset kurejshite. Prejardhja e tij takohet me Profetin salallahu alejhi ue selem tek gjyshi i shtatë Kab bin Luej. Ishte prej parisë së kurejshëve dhe zotëri i nderuar. Ai pajtonte dhe shuante grindjet tek kurejshët kur ata luftonin me njëri-tjetrin dhe në të njëjtën kohë ishte ambasador i kurejshëve kur hapnin luftë me të tjerët. Quhet dhe me emrin Ebu Hafse ose me pseudonimin “el Faruk” me të cilin e emërtoi(contracted; show full)sha gjë më të dashur sesa këtë. Kur unë të vdes më mirrni dhe më çoni atje, kërkojini leje përsëri Aishes (radiallahu anha) nëse jep leje më varrosni nëse jo më ktheni në varrezat e muslimanëve. Pasi që u përshëndet me njerëzit për herë të fundit dhe la porosinë e tij në lidhje me halifatin, vdiq Umeri (radiallahu anhu) halifeja i dytë i muslimanëve, shoku i dytë i ngushtë i Profetit (sal-lallahu alejhi ue selem), Zoti e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur prej tij.



== Shih edhe ==
* [[Ebu Bekr Siddik]]
* [[
Osman ibn Afan|Uthman Ibn Afan]]
* [[Ali Ibn Ebi Talib|Aliu]]

{{Sahab}}