Difference between revisions 1350196 and 1350223 on sqwikiduhet te permendim ne kete familje nane panajot meksin patriot i cili ne bashkpunim me rilindasit hapi shkollen e pare te rrethit gjirokaster mjee perseri ishte nga fisi meksi{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}} FAMILJA FISNIKE MEKSI Meksajve, që vërtetohet se fillojnë përpara 11 shekujve, nga shtrirja e pafund gjeografike ku kanë banuar ata, që nis probabilisht nga fshati Mesi, që ndodhej “diku midis Shkumbinit dhe Drinit”, dhe që zgjerohet nga Venediku deri në ishujt e largët të Greqisë. Fisi Meksi u shfaq rreth shekullit të X dhe besohet se përbën degën fillestare të fisit fisnik të Buas(Vasil Meksi. Familja Meksi, Athinë, 1995. f. 77). Albanologu i shquar Milan Shufflay ka gjetur në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416, se krahina ndërmjet Kepit të Rodonit, Krujës dhe Lezhës, banohej nga fisi Messi, Meksi, Mexi., Origjina më e largët duhet të ketë qënë fshati Mesi i ndodhur, sipas historianit serb Stefan Nemania, në zonën në mes lumenjve Shkumbin dhe Drin.42 Emri i fisit Meksi mund ta ketë origjinën nga funksioni, ofiqi ose posti. Luftëtarët e fisit Meksi u shërbyen perandorëve Romak, Bizantinë dhe despotëve të Epirit. Ata bënin pjesë gjithashtu në gardën personale të Komnenëve të fuqishëm. Gjatë periudhës së luftrave të suksesshme të popullit shqiptar për (contracted; show full) Fillimisht familja mbante mbiemrin Mexis, kurse më vonë u përshtat në De Mezzi ose Mezan. Mbiemri i fisit ka ndryshuar sipas gjuhës së shteteve ku ata kanë banuar. Në Shqipëri është përdorur ks (Meksi) ose s, ss (Mesi, Messi). Në krahinat që gjatë Mesjetës kanë qënë të pushtuara nga Venedikasit ose që u çvendosën në Itali ss (Messi, Da Messa), në Republikën e Venedikut, sipas dialektit lokal, z ose zz (De Mezzi, Da Mezan) dhe në Kotorr të Dalmacisë x (Mexa). Gjithashtu Meksha dhe Buziqi-Busichio jane mbiemra te perdorur nga ky fis Njëra nga stemat e fisit me banim në Venedik përmbante një keshtjellë me 3 kulla, nën të cilën është shkruar mbi një fjongo mbiemri Mexis. Stema tjetër përmbante një urë me 2 harqe, mbi të cilën ishte vizatuar një dorë e mbledhur grusht me gishtin tregues përpjetë. Kam bindjen se është e arsyeshme të lidhet ura e stemës me urën e famshme të Mesit, pranë fshatit me të njëjtin emër, nga ku, sikurse (contracted; show full)ës ja kishte marrë në vitin 1940), për aq kohë sa ti dilnin trashëgimtarët e vërtetë të saj. Arkivat e Athinës, Bukureshtit dhe Stambollit, mbajnë brenda një informacion të bollshëm e interesant për Vangjel Zhapën, por, ende të panjohur për studiuesit shqiptarë. Autorë të tjerë, të mirëinformuar për problemin Zhapa, pretendojnë se me interesat e miliardave të tij e të administruara nga Greqia, kjo e fundit ka ndërtuar dhe vazhdon të ndërtojë me dhjetra kisha në trojet shqiptare brenda kufirit tonë shtetror All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?diff=prev&oldid=1350223.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|