Difference between revisions 1350426 and 1382479 on sqwiki

{{POV}}
{{Hulumtim vetjak}}
{{faqe e palidhur|maj 2013}}
{{joref}}
{{kllapa}}
{{Pp}}
Fisi Meksi u shfaq rreth shekullit të X dhe besohet se përbën degën
fillestare të fisit fisnik të Buas(Vasil Meksi. Familja Meksi, Athinë,
1995. f. 77). Albanologu i shquar Milan Shufflay ka gjetur në
kadastrën e Shkodrës të vitit 1416, se krahina ndërmjet Kepit të
Rodonit, Krujës dhe Lezhës, banohej nga fisi Messi, Meksi, Mexi.
Origjina më e largët duhet të ketë qënë fshati Mesi i ndodhur, sipas
historianit serb Stefan Nemania, në zonën në mes lumenjve Shkumbin
(contracted; show full)

Fillimisht familja mbante mbiemrin Mexis, kurse më vonë u përshtat
në De Mezzi ose Mezan. Mbiemri i fisit ka ndryshuar sipas gjuhës së
shteteve ku ata kanë banuar. Në Shqipëri është përdorur ks (Meksi)
ose s, ss (Mesi, Messi). Në krahinat që gjatë Mesjetës kanë qënë të
pushtuara nga Venedikasit ose që u çvendosën në Itali ss (Messi, Da
Messa), në Republikën e Venedikut, sipas dialektit lokal, z ose zz (De
Mezzi, Da Mezan) dhe në Kotorr të Dalmacisë x (Mexa)
(Busichi).
Njëra nga stemat e fisit me banim në Venedik përmbante një
keshtjellë me 3 kulla, nën të cilën është shkruar mbi një fjongo
mbiemri Mexis. Stema tjetër përmbante një urë me 2 harqe, mbi
të cilën ishte vizatuar një dorë e mbledhur grusht me gishtin tregues
përpjetë.
Kam bindjen se është e arsyeshme të lidhet ura e stemës me urën e
famshme të Mesit, pranë fshatit me të njëjtin emër, nga ku, sikurse
(contracted; show full)i Shqipërisë.
Rilindja shqiptare fillon me Vangjel Meksin
Rruga që ndoqën V. Meksi, G. Gjirokastriti, N. Veqilharxhi dhe
më vonë Kristoforidhi për të futur shqipen në kisha dhe shkolla
nëpërmjet Ungjijve dhe jo vetëm, ishte një veprim i menduar fare
mirë. Ata shfrytëzuan institucionet arsimore dhe fetare që vareshin
nga Patrikana, me pretekstin e përvetësimit sa më të mirë të dogmës
fetare nëpërmjet gjuhës amtare.