Difference between revisions 1453322 and 1453324 on sqwiki

Ai është Umer bin el Hattab bin Nufeil bin Abdul Iza bin Rabah nga fisi Beni Adij bin Kab, një nga fiset kurejshite. Prejardhja e tij takohet me Profetin salallahu alejhi ue selem tek gjyshi i shtatë Kab bin Luej. Ishte prej parisë së kurejshëve dhe zotëri i nderuar. Ai pajtonte dhe shuante grindjet tek kurejshët kur ata luftonin me njëri-tjetrin dhe në të njëjtën kohë ishte ambasador i kurejshëve kur hapnin luftë me të tjerët. Quhet dhe me emrin Ebu Hafse ose me pseudonimin “el Faruk” me të cilin e emërtoi Profeti (sal-allahu alejhi ue selem).
U lind trembëdhjetë vjet pas vitit të elefantit. Ishte i ashpër dhe i egër ndaj muslimanëve por si rezultat i lutjes së Profetit (sal-allahu alejhi ue selem) për të, ai pranoi islamin në vitin e gjashtë të shpalljes në moshën 33 vjeçare dhe i kishin paraprirë në Islam dyzet burra.
[[File:Rashidun Caliphs Umar ibn Al-Khattāb - عُمر بن الخطّاب ثاني الخلفاء الراشدين.svg|thumb|Kalligrafia Ymer bin Hatabi]]

== Islami i tij ==
Umeri, radijallahu anhu, ishte i fortë, autoritar, i pashëm, me personalitet dhe sillej shumë keq me muslimanët. Thotë Seid bin Zejd (djali i xhaxhait të Umerit): Uallahi Umeri është ai i cili më ka lidhur për shkak se kisha pranuar islamin. Pra, kështu vepronte Umeri që të largonte muslimanët nga feja e tyre por ashpërsia e tij e jashtme fshihte pas saj mëshirë dhe butësi. Transmeton Umu Abdullah bintu Hathemeh (ishte prej emigrantëve të Etiopisë) e cila thotë: Po bëheshim gati për të (contracted; show full)== Shih edhe ==
* [[Ebu Bekr Siddik]]
* [[Osman ibn Afan|Uthman Ibn Afan]]
* [[Ali Ibn Ebi Talib|Aliu]]

{{Sahab}}

{{Link FA|ar}}