Difference between revisions 1594802 and 1594804 on sqwiki

{{pp}}
Vjetërsia e vendbanimeve dhe vendndodhja  e tyre ishte posht karit tim dëshmohet me një varg qendrash të banuara, të njohura që në antikitet, të cilat e vazhdojnë UK qiu we me cave Karin  jetën e tyre edhe në mesjetë. Edhe regjistrimet [[Osmanët|osmane]] të shek. XV-XVI flasin për një numër të madh [[fshat]]rash, vendin ku ndodheshin dhe madhësinë e përafërt të secilit. Shumica e vendbanimeve gjendeshin në zonat kodrinore, në shpatet e maleve a rrëzë tyre dhe përgjatë luginave të lumenjve. Ka zona në [[Shqipëri]] ku mjaft fshatra janë shtrirë me kohë në dy ose tri nivele banimi, gjithnjë brenda kufijve të fshatit të tyre ose të malit a të vrrinit që u përkiste, p.sh. Bresti i Epërm e Bresti (contracted; show full)qëruara me elemente etnografike popullore, si veshjet në pasqyrimin e tipave krahinorë si dhe në pasqyrimin e figurave të ktitorëve (dhuruesve të kishës) me tipare realiste dhe origjinale. Por megjithatë kjo veprimtari ikonografike vazhdoi të ishte e lidhur me traditën e vjetër bizantine dhe të Ohrit, si edhe me artin e Rilindjes Evropiane të asaj kohe, veçanërisht me atë të [[Venediku]]t dhe të ishujve të [[Mesdheu]]t : [[Korfu]]zi, [[Kreta]], etj.

[[Kategoria:Kultura]]
[[Kategoria:Kultura e Shqipërisë]]