Difference between revisions 1631096 and 1682891 on sqwiki{{Hulumtim vetjak}} {{për përmirësim}} Si grup '''[[hebrenjtë]]''' në [[Shqipëri]] janë shfaqur ne vitet [[70|70 e.s.]]. Në [[Fterra|Fterrë]] të [[Saranda|Sarandës]] gjenden emra të vjetër [[Gjuha hebraike|hebraikë]]. Ne Sarandë në vitin [[1971]] u zbulua një [[Sinagoga|sinagogë]] ==Hebrenjte që u bënë Katolikë== (contracted; show full)kornizë. Përreth saj janë 6 yje me 6 cepa simbole të Yllit të Davidit. Gjurmë të kulturës dhe piketimeve hebraike takojmë edhe në ditët e sotme në lagjen “Kala”. Një prej tyre është edhe sinagoga pranë shtëpisë së Dhimitër Shuteriqit. Megjithëse një pjesë e mirë e objekteve janë dëmtuar, kanë mbetur shenja të ekzistencës së objekteve fetare hebraike si dhe të bashkëekzistencës së komunitetit hebre, i cili u mirëprit dhe u pranua nga banorët e Elbasanit. ===Familja Biçaku, nderimi nga komuniteti hebre=== "Shqiptarët që strehuan në shtëpinë e tyre 26 hebrenje dhe qe i mikpriten ata me se miri." “.....Historia me hebrenjtë në fshatin Qarrishtë fillon në shtator të vitit 1943. "Dimri ishte tepër i ashpër, sidomos në këtë zonë të largët malore dhe binte shumë dëborë", kujton Muhamet Biçaku. Për javë të tëra 26 hebrenjtë u strehuan në dhomat e shtëpisë së Biçakajve, duke fjetur bashkë në ato pak dhoma dhe duke ngrënë ato pak gjëra që kishte familja; kryesisht bukë misri, gjizë dhe pastërma (mish të tharë). “Por miqtë ishin në besë. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun të shenjtë dhe ata nuk mund të dorëzoheshin në çfarëdo rrethane që të ishin”, rrëfen Muhameti, i cili në atë kohë ishte rreth të 20-ave. “Nuk pranonin të rrinin pa punuar, megjithëse miku sado gjatë të jetë mysafir, në bazë të kodit zakonor nuk duhet kurrsesi të punojë", vazhdon Biçaku. Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetësh qëndrimi në fshehtësi, 26 hebrenjtë mund të lëviznin dhe të iknin nga Qarrishta e largët. Ndarja nuk ishte aspak e lehtë, madje e dhimbshme, pasi të gjithë ishin familjarizuar me njëri-tjetrin. Njëri nga hebrenjtë, Majo Aurest, që tani jeton në Argjentinë, ka madje një kujtim tepër të rrallë nga Qarrishta dhe Shqipëria. Gruaja e tij lindi një vajzë aty në shtëpinë e Biçakajve. Megjithatë, hebrenjtë që u strehuan në Qarrishtë u shpërndanë nëpër botë, dikush në Rusi, një tjetër në Argjentinë, disa në Amerikë dhe vetëm Rafael Faragi është sot në Haifa të Izraelit, në atdheun e hebrenjve…..”. ==Shiko edhe== * [[Hebrenjtë e Shqipërisë]] * [[Hebrenjtë në Gjermani]] [[Kategoria:Historia e Shqipërisë]] [[Kategoria:Historia e hebrenjëve]] All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?diff=prev&oldid=1682891.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|