Difference between revisions 1663494 and 1771926 on sqwiki

'''Vetëvrasja''' është akt kur njeriu i merr jetën vetes së vetë me dëshirën të tij me anë të një veprimi të vetëdijshëm. Arsyet e vetëvrasjeve janë të ndryshme. Arsyeja më e shpeshtë depresioni ose sëmundjet bipolare si dhe sëmundje të tjera psikike dhe fizike.  

== Shkaqet dhe format ==
Shkaku kyesor i vetëvrasjes është fenomeni "njeri i egër". Deri tek ky fenomen vije me rastin e këputjes së mardhënjeve shoqërore (komunikimi, biseda) të individit apo grupit me rrethin. Format dhe metodat se si vije deri tek egërsimi i njeriut janë të ndryshme. Si më e përhapura është vetë izolimi për shkaqe të ndryshme, kjo në mjeksi thirret ''depresion''. Evitimi i depresionin qëndro në vetë fjalen ''depresion'' që në prakik i bije të bëhet presion (shtpyje) në individin apo grupin e prekur. Me aplikimin e shtypjes pacienti vetë vetiu e aktivizon mekanizmin vetë mbrojtës. Me aktivizimin e mekanimit mbrojtës i prekuri automatikisht e mbron jeten e tij.

Faktoret :

1.      Depresioni
apo semundje te tjera mendore. Nga
aspekti psikologjik-neuropsikiatrik , konsiderohet se shkaqet  kryesore 
të vetëvrasjve janë çrregullimet mendore , si :neurozat, depersionet e
thella, kompleksi i madh i inferioritetit .Këto çrregullime atakojnë të gjitha
moshat , sidomos jan të vrullshme nga mosha 15-25 .Këtu nuk duhet injoruar
kodin gjenetik, nëse ndonjeri nga prindërit ka pasur prirje te vazhdushme për
vetëvrasje, është e mundeshme qe kjo të reflektohet edhe tek pasardhësi. Zakonisht personat qe bëjnë vetëvrasje ,
paraprakisht provojnë një prishje të theksuar të humorit dhe të ekulibrit
emocional, që në gjuhën  e psikologjisë quhet
çrregullim i  gjendjes shpritrore . Kur
emocionet qëndrojn në një pikë të ultë gjatë gjithë kohes edhe personat e
humbin interesimin për jetë, kjo më vonë kalonë ne gjendje depresioni .

2.      Abuzimi
me drogat

3.      Tentativa
te meparshme vetvrasje

4.      Histori
familjare vetvrasje.  Rreziku për
vetëvrasje është rreth katër herë më i lartë se mesatarja në të afërmit e një
personi që ka kryer vetëvrasje dhe gjashtë herë më i lartë në fëmijët e
adoptuar të një prindi biologjik që kryen vetëvrasjen. Mendohet se kjo lidhet
dhe me neurotransmetuesin serotoninë.Njerëzit e depresuar kanë nivele të ulta
të serotoninës dhe kanë tendenza të larta për suicid.Mendohet se një kombinim i
impulseve të agresivitetit dhe ndjenjës së pashpresshmërisë, shoqëruar këto
edhe me defiçiencën e serotoninës, që ndodh më tepër te burrat se te gratë,
shpjegon faktin se pse burrat vetvriten më shpesh se gratë edhe pse këto të
fundit kanë një probabilitet më të madh të vuajnë nga depresioni.

5.      Faktorët
socialë: Sociologu i njohur Emile Durkheim studioi rastet e vetëvrasjeve në
shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe i ndau vetëvrasjet në:

a) Vetëvrasja egoiste. Në këtë rast,
vetëvrasësi përjeton momente vetëmbylljeje dhe izolimi. Ai nuk është i lidhur
me asnjë grup social, gjë e cila shpjegon dhe rritjen e përqindjes së
vetëvrarëve tek të pamartuarit, në qytete më shumë se në fshtra, si dhe tek
protestantët që nuk kanë lidhje të forta sociale në krahasim me myslimanët dhe
katolikët.

b) Vetëvrasja altruiste. Kjo, është e
kundërta me të parën, ku personi është shumë i integruar me grupin, prandaj dhe
vendos të sakrifikojë jetën për të. Shembull për këtë, mund të sjellim ushtarin
i cili pranon të vetëvritet në betejë për të mbrojtur atdheun.

c) Vetëvrasja anomike. Në këtë rast,
kemi përkeqësim të marrëdhënieve mes personit dhe shoqërisë. Për këtë, ai ndjek
një sjellje krejt të kundërt dhe të huaj për traditën dhe zakonet e vendit. Një
sjellje e tillë, mund të ndodhë tek njeriu kur përjeton probleme ekonomike të
rënda, të cilat e detyrojnë të dalë nga konteksti shoqëror i përditshëm. Ajo
mund të ndodhë edhe nga shoqëria kur kemi të bëjmë me transformime të
befasishme.

d) Vetëvrasja fatale. Kjo ndodh për
shkak të rregullit të tepërt.

6.      Dhune
ne familje duke perfshire dhunen fizike dhe ate seksuale

7.      Vetëvrasja
si protestë. Vetëvrasjet , së paku  një
pjesë e tyre , duhet kuptuar , ndër të tjera si mekanizëm  i fundit 
për të dënuar jo vetëm veten po edhe si protestë kundër  rrethit social injorues .Një protestë  e tillë mund të adresohet edhe rrethit
familjar , në qoftë se ky është treguar emocionalisht  i ftohtë , inferior ndaj pjesëtuesit  të saj petendues i vetëvrasjes .Një synim i
tillë vërehet sidomos tek tentim- vrasjet ku problemet komunikuse mes antarve
të familjes janë të brishta  dhe ky
tentim vrasje teatrale  mund të përfundoj
në vetëvrasje serioze.

8.      Kemi
edhe raste te tjera ekstreme , ku varferia e tepert ose pasuria i nxit ata ti
japin fund jetes . Per varferine eshte e lehte ta kuptojme . Te ndihesh
indiferent nga te tjeret se nuk arrin dot te ikesh me ta neper kafe apo
eskursione , i ndjere keq qe smund te veshesh cdo dite rroba te reja , kepuce
por te shkosh ne shkolle gjate gjithe vitit me te njejten veshje . Pamundesia e
te paturit para per ti bere vetes qejfin ne disa gjera elementare i shtyne keta
te rinj qe te ndermarrin kete akt. Pasuria
,pse shkak , idea e te pangopures i dergon 
kta prinder qe te punojne gjithe kohes madje dhe me ore te zgjatura duke
lene keshtu pas dore familjen , femijet , duke mos i perkrahur e dhuruar
dashuri , duke menduar se duke i dhuruar nje telefon nje adoleshenti i ka
dhuruar nje dashuri te madhe . Por jo , mospasja e prinderve afer , dashuri ne
e tyre ata ndihen bosh , u duket jeta ne cirk dhe vendosin ta mbyllin .

9.      Turperime
publik i adoleshentit apo te riut

10. Shkolla
ndikon shume ne psikologjine e te rinjeve . Me vjen keq kur degjoj per mesues
ne shkolle qe thone : Po deshe meso ,po deshe jo , por nese prinderit jane te
zene ne pune dhe kur kthehen i gjejne femijet ne gjume , e mesuesit nuk duan
tja dine , kush do ti edukoje keta te rinj ?

11. Ekspozim
i adoleshentit ndaj sjelljeve vetvrasese te dikujt tjeter, si ndonje familjari
apo miku.

12. Televizori
? Jo cdo gje qe mund te shohim ne TV i ndihmojne femijet ,adoleshentet te
zhvillojne vlerat dhe virtytet njerezore . Ate qe te rinjt mesojne nga Tv eshte
se jeta eshte fushe me lule . Kur shikojne realitetin pastaj jane te zhgenjyer
. Pra ne nje fare menyre jemi ne ata qe i cojme adoleshentet drejt vetvrasjes .

13. Ndarja
e prinderve . Idea se ata jane shkaktaret kryesore se pse prinderit u ndane .

14. Ose
dobesia e adoleshenteve per te perballuar problemet e medhaja apo te vogla ,si
pershembull nga besimet fetare kohet e fundit , kur disa njerez bindin te
tjeret se edhe nese do te vriten do te kthehen serisht ne jete. Duke kerkuar te gjeje nje zgjidhje , por
pa rezultat dhe te pafrytshem per te riun, imazhi i vdekjes shfaqet si nje
zgjidhje e mundshme . Sepse pamundesia per te zgjidhur problemin provokon nje
ankth te madh dhe idea e vetvrasjes behet e pranishme dhe i riu fillon te
perpunoje skenaret e saj . Duke mos menduar me per asgje , vetem se si do i
japi fund jetes se tij .

15. . Gjithashtu faktori kulturor është
konsideruar si mjaft i rëndësishëm në marrjen e një vendimi të tillë ekstrem.
Eshtë ky faktor që na bën të kemi përqindje mjaft të ndryshme të vetëvrasjeve
në vende të ndryshme të botës dhe që sigurisht kanë shpje-gimet e tyre. Në
Shqiperi flitet (por edhe të dhënat zyrtare e konfirmojnë) që numri i
vetëvrasjeve është më i lartë në disa zona të Shqipërisë së mesme si Elbasani,
Lushnja, Fieri por edhe në veri të vendit.

Në një studim të bërë nga David Shaffer
nga Universiteti i Kolumbias ishin analizuar 160 të rinjë që kishin vrarë veten
në Nju Jork nga viti 1984 deri në 1986. Ai kishte gjetur shtrirje/mbizotërim të
njëjtë të substancave narkotike, por më pak çrregullime depresive. Shumica e
vetëvrasjeve ishin bërë nga meshkujt; ata dominonin si në zgjedhjen e armëve
vdekjeprurëse për të bërë vetëvrasje, po ashtu edhe në numrin e tentativave për
vetëvrasje.

Shkalla e vetëvrasjeve në mënyrë
dramatike shënon rritje nga mosha e mesme deri në atë të pleqërisë. Shtimi i
depre

== Seksi ==

Në botën perëndimore, meshkujt vdesin 3-4 herë më shpesh prej vetërasjes sesa femrat, megjithëse femrat tentojnë te bejne vetëvrasje katër herë më shpesh sesa meshkujt, kjo prej arsyes se meshkujt përdorin mënyra më vdekjeprurëse për tu vetëvrare.Ky dallim është akoma më i dukshëm në individë me moshë mbi 65 vjeç, me meshkujt që vetëvriten dhjetë herë më shumë se femrat. Kina ka një nga shifrat me te larta përsa i përket vetëvrasjeve të femrave në botë dhe është i vetmi vend në të cilin përqindja është më e lartë krakasuar me atë të meshkujve. Shifrat e vetëvrasjeve në mesdheun perëndimor janë pothuajse të barabarta midis meshkujve dhe femrave. Për femrat numri më i lartë i vetëvrasjeve ndodhet në Korenë e jugut me 22 raste per 100.000, me shifra të larta në jug-lindjen asiatike dhe në paqësorin perëndimor në përgjithësi.== Dallimet gjinore dhe vetëvrasja ==

Femrat bëjnë përafërsisht tri herë më shumë tentativa të vetëvrasjes se sa meshkujt, mirëpo meshkujt aktualisht arrijnë të vrasin veten tri herë më shumë se sa femrat.
Këto dallime/divergjenca duket se janë zvogëluar paksa viteve të fundit. Shkalla e lartë e tentativave të vetëvrasjes tek femrat është e lidhur me faktin se depresioni ato i godet më shumë se burrat, përderisa shkalla e vetëvrasjeve të “suksesshme” tek meshkujt ndoshta ka të bëjë me metodat të cilat ata i zgjedhin për të bërë vetëvrasje; gratë zgjedhin metoda më pak vdekjeprurëse, siç janë: prerja e nyjes së dorës dhe marrja e sasisë së tepërt të pilulave të gjumit; për ndryshim nga meshkujt të cilët zgjedhin të vrasin me armë veten ose të hidhen nga ndërtesat. Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve si tek meshkujt apo tek femrat paraqitet tek të shkurorëzuarit dhe të vejat; vetmia ashtu si dhe mënyra e të kuptuarit të dëmtimit të çështjes personale sigurisht se kontribuon në këtë statistikë. Mashkulli i cili vret veten është i prirë që të motivohet në dështimin e tij në punë kurse femra e cila vret veten është e prirë që motivin për një gjë të tillë ta gjejë në dështimin e saj në dashuri.


== Mosha dhe Vetëvrasja ==

Tek fëmijët nën moshën 14 vjeçare, rastet e vetëvrasjes janë të rralla. Mirëpo, fëmijët mbi këtë moshë të cilët janë vetëvrasës, kanë një personalitet impulsiv dhe hiperaktiv, tregojnë pak dhembje dhe kanë prindër që i abuzojë dhe i neglizhojnë.
(contracted; show full)
Percy Brigdman, fitues i çmimit Nobel në fizikë dhe pozitivist i njohur amerikan, qëlloi për vdekje veten në moshën 80 vjeçare. Ai ishte i sëmurë nga kanceri dhe kishte dhembje të mëdha. Një ditë para se ta vriste veten, ai ua kishte postuar Universitetit të Harvardit indeksin e veprave të tij të përmbledhura.

== P
arandalimrevencioni ==

== Vetëvrasja dhe fejareligjioni ==

== Vetëvrasja dhe drejtësia ==
{{cung}}

[[Kategoria:Psikologji]]