Difference between revisions 1670500 and 1770720 on sqwiki

Ai është Umer bin el Hattab bin Nufeil bin Abdul Iza bin Rabah nga fisi Beni Adij bin Kab, një nga fiset kurejshite. Prejardhja e tij takohet me Profetin salallahu alejhi ue selem tek gjyshi i shtatë Kab bin Luej. Ishte prej parisë së kurejshëve dhe zotëri i nderuar. Ai pajtonte dhe shuante grindjet tek kurejshët kur ata luftonin me njëri-tjetrin dhe në të njëjtën kohë ishte ambasador i kurejshëve kur hapnin luftë me të tjerët. Quhet dhe me emrin Ebu Hafse ose me pseudonimin “el Faruk” me të cilin e emërtoi(contracted; show full)
5. Bëri ndarjen e tokave të çliruara në krahina dhe caktoi në krye të çdo krahine një zëvendës në atë vend, përgjegjës i cili paguhej me rrogë nga Bejtul Mali(Arka e buxhetit të shtetit). Për të qenë përgjegjës zgjidheshin njerëz të mirë të devotshëm dhe që ishin të aftë në drejtimin e punëve.

6. Urdhëroi ngritjen e një sërë qytetesh të reja në tokat e çliruara si p.sh: Kufe dhe Basra në Irak, qyteti i Fistatës në Egjipt e të tjera qytete si këto që do shërbenin si qendra të shtetit islam në këto vende.


== Çlirimet në kohën e Umerit ==
Ndër preokupimete tij kryesore ishte vazhdimi i xhihadit, përhapja e islamit dhe dhe vazhdimi i çlirimeve të cilat i filloi Ebu Bekri (radiallahu anhu) në tokat e persëve dhe bizantëve.

'''Çlirimi i Irakut dhe tokave perse'''

1) Pasiqë u qetësua për gjendjen e ushtrisë në Sham, Umeri e përqëndroi vëmendjen e tij (radiallahu anhu) në çlirimin e Irakut dhe tokave perse. Aq e rëndësishme ishte për halifen, çlirimi i këtyre tokave, saqë dëshiroi ta drejtonte vetë ushtrinë, mirëpo muslimanët e këshilluan që më mirë ishte të rrinte në Medine dhe të caktonte një prej sahabëve të mëdhenj si komandant. Umeri ra dakort me këtë mendim dhe caktoi si komandant të ushtrisë Sad bin ebi Uekas.

'''Beteja e Kadisijes, viti 15H'''

2) U nis Sad ibn ebi Uekas drejt Irakut i cili në atë kohë ishte pjesë e shtetit të madh pers. Persët e ndjenë rrezikun që po u afrohej prandaj mbreti i tyre Jerdu Xhurd mblodhi një ushtri të madhe e cila numëronte rreth 80.000 ushtarë të stërvitur dhe pajisur në formën më të mirë. Si komandant i ushtrisë perse u caktua një ushtarak me përvojë që quhej Rustum, gjithashtu ushtria shoqërohej nga 33 elefantë. Kur u ballafaquan dy ushtritë me njëra-tjetrën Rustumi kërkoi nga Sadi ebi bin Uekas që të dërgonte një burrë të zgjuar e të dijshëm ashtuqë ta pyeste rreth disa çështjeve, sepse ai (Rustumi) çuditej se çfarë i bëri arabët të ndryshonin kaq shumë kur dihej se më parë ata kanë qenë gjithmonë të nënshtruar dhe pa kurrfarë peshe në krahasim me persët. 

Sad ibn ebi Uekas dërgoi disa persona njëri pas tjetrit tek Rustumi, mes tyre ishte Rib’ij bin Amir. Hyri Rib’ije tek Rustumi, i cili kishte urdhëruar të zbukurohej dhoma ku do bëhej takimi me shtroja prej mëndafshi, me jastëkë të qëndisur me flori, mbushur vendi me perla, diamante dhe zbukurime të tjera. Rustumi ishte ulur në një krevat floriri dhe në kokë mbante kurorën e tij e cila i merrte shikimet e njerëzve. Ndërsa Rib’ija ishte i veshur me disa rroba të vjetra e të grisura, mbante me vete armët e tij, mburojën, përkrenaren dhe ishte i hypur mbi një kalë të vogël. Kur hyri dhe pa zbukurimet e tyre dhe mburrjen e tyre deshi tu tregonte se atij nuk i interesonin aspak dhe as që ua hidhte sytë zbukurimeve të tyre. Prandaj kur hyri brenda me kalin e tij, shkeli mirë e mirë shtrojat e shtrenjta, pastaj zbriti dhe e lidhi kalin e tij tek disa jastëkë. U afrua me kokën lart, me hapa të vendosur, me armët ngjeshur. I thanë: Lëri armët. Tha plot krenari: Unë nuk erdha me dëshirën time, jeni ju ata që më thërritët prandaj më lini kështu ose u ktheva. Rustumi tha: Lëreni të afrohet. 

U afrua duke u mbështetur me shtizën e tij mbi jastëkët e shtrenjtë derisa i grisi shumicën e tyre. Rustumi tha: çfarë u ka sjellë juve këtu? Tha: Allahu na ka dërguar neve që të nxjerrim atë që Ai do nga adhurimi i njerëzve tek adhurimi i Allahut, nga ngushtica e kësaj bote tek gjerësia e saj, nga padrejtësia e feve në drejtësinë e islamit. Gjithashtu na ka dërguar tek njerëzit që t’i thërrasim ata tek feja e Allahut, prandaj kush e pranon këtë fe, ne tërhiqemi prej tij dhe kthehemi mbrapsht, ndërsa kush e refuzon këtë fe do ta luftojmë derisa të arrijmë premtimin e Allahut. Tha: çfarë është premtimi i Allahut? Tha: Xheneti për atë i cili vritet në luftë ose fitorja për atë që ngelet gjallë. Rustumi kërkoi një afat derisa ta studionin këtë çështje, mirëpo Rib’ije nuk i dha afat më shumë se tre ditë duke i thënë: Nuk na ka mësuar Profeti (sal-lallahu alejhi ue selem) që t’i japim afat armikut më shumë se tre ditë kur të ballafaqohemi me të. Rustumi tha: A ti je i pari i tyre? Tha: Jo, por muslimanët janë si një trup i vetëm. Rib’ije bin Amir u kthye, ndërsa Rustumi mblodhi më të zgjedhurit e popullit të tij duke diskutuar, Rustumi tha: A keni dëgjuar ndonjëherë fjalë më të mençur dhe më krenare se sa fjala e këtij burri? Thanë: Ki kujdes, mos e lër fenë tënde dhe të anosh nga fjala e atij qeni, a nuk e pe se ç’rroba kishte veshur? Rustumi tha: Mjerë për ju, mos shikoni rrobat por shikoni fjalën dhe mendimin. Me të vërtetë muslimanët nuk i japin rëndësi veshjes, ushqimit dhe prejardhjes. Pas kësaj Sad ibn Ebi Uekas dërgoi një person tjetër, Mugira bin Shu’beh. Kur hyri tek persët, Rustumi i tha atij: Ju jeni fqinjët tanë dhe ne gjithmonë u kemi mbrojtur juve dhe u kemi bërë mirë, prandaj kthehuni në vendin tuaj dhe u premtojmë se nuk do e pengojmë tregtinë tuaj. Tha Mugira: Ne nuk duam jetën e kësaj bote, qëllimi ynë dhe ajo që ne kërkojmë është bota tjetër. Allahu (xheleshan uhu) ka dërguar tek ne profet me fenë e vërtetë, nuk ka person që largohet nga kjo fe veçse poshtërohet.Pas këtyre debateve u vendos të fillohej lufta.

Dy ushtritë u takuan dhe u përplasn ashpër me luftime gjatë gjithë ditës dhe pjesën më të madhe të natës. Kjo gjendje vazhdoi për tre ditë, por ajo që duhet të theksohet është se muslimanët vuajtën shumë nga elefantët të cilët i frikësonin kuajt arabë që nuk ishin mësuar të shihnin elefantë. Megjithatë luftëtarët trima muslimanë bënë durim dhe luftuan me guxim derisa arritën fitoren me ndihmën e Allahut dhe suksesin e Tij. Dikujt i lindi ideja e goditjes së elefantëve me shigjeta në sy ashtu që të zmbrapseshin si dhe ua mbyllën sytë kuajve të tyre që të mos i shihnin elefantët. Në ditën e katërt Allahu dërgoi një erë të fortë e cila shkatërroi kampin e mexhusëve persë duke i bërë ata të shpartallohen dhe të arratiseshin nga të mundeshin. Në këtë betejë u vranë dhjetë mijë persë, mes tyre dhe komandanti Rustum, ndërsa nga muslimanët ranë shehida rreth dymijë e pesëqind.Me këtë betejë u forcua pozita e islamit , u ngrit lart fjala e Allahut, u krijua autoritet i fortë i muslimanëve tek arabët dhe jo arabët. Gjithashtu u përhap udhëzimi i islamit, drejtësia e tij duke dëbuar errësirën e kufrit dhe shirkut.

'''Çlirimi i Shamit'''

3) Bizantët e morën vesh për shkeljen e muslimanëve në tokat e tyre, ndaj i shkruajtën Heraklit i cili ndodhej në Kuds.Ai u tha:Mendimi im është të bëni kompromis me muslimanët, sepse uallahi është më mirë tu jepni gjysmën e Shamit dhe do u mbetet juve gjysma tjetër së bashku me vendet bizante, se sa të mposhteni në Sham dhe në gjysmën e vendeve bizantine. Kjo këshillë i zemëroi komandantët e ushtrisë bizante dhe menduan se kjo fjalë ishte pasojë e dobësisë në karakterin e Perandorit bizant. Herakli kur pa këtë qëndrim të ushtrisë u dorëzua para vendimit të tyre dhe hyri në luftë duke mbledhur të gjitha forcat dhe u përqendrua në qytetin e Himsit ku përgatiti ushtri të madhe dhe të pajisur mirë.

'''Beteja e Jermukut( viti 15 h)'''

4) Pasi që Herakliu pa fitoret e njëpasnjëshme të muslimanëve, mblodhi të gjithë ushtarët që kishte në dispozicion për tu përplasur me ushtrinë muslimane. Këto forca ishin nën komandën e vëllait të Heraklit, i cili e përqendroi ushtrinë pranë lumit Jermuk, një prej lumenjve të vegjël që furnizon lumin Jordan. Ndërsa ushtria muslimane e cila ishte nën komandën e Ebu Ubejdes zbriti dhe u vendos përballë bizantëve. Duke parë numrin e madh të bizantëve Ebu Ubejde ngarkoi Halid bin Uelidi që të organizonte ushtrinë në formacion lufte.

Halid bin Uelidi i bëri ushtrisë një rregullim që nuk ishte parë kurrë nga arabët. Sulmuan kalorësit muslimanë me trimëri të rrallë derisa arritën të ndanin ushtrinë bizantine në dy pjesë, kalorësit veç dhe këmbësorët veç. Kjo ndarje si dhe goditjet e kalorësve muslimanë bënë që kalorësia bizante të tërhiqej duke lënë mijëra të vrarë në fushë betejë. Pas kësaj e gjithë ushtria muslimane u hodh mbi këmbësorinë bizante, të cilët ose binin në tokë të vrarë ose mbyteshin në lumë. Ishte kjo fitore e bujshme e muslimanëve goditja kryesore shkatërruese e perandorisë bizante. Në këtë betejë u vranë më shumë se njëqind mijë bizantë dhe rreth tre mijë shehida nga muslimanët.

'''Çlirimi Egjiptit'''

5) Egjipti në atë kohë ishte nën sundimin bizant dhe me besim të krishterë si bizantët. Megjithëse ishin të së njëjtës fe, bizantët i shtypnin egjiptianët dhe u vendosnin taksa nga më të ndryshmet saqë edhe nqs donin të varrosnin të vdekurit duhet të paguanin gjobë. U nis Amru bin Asi në krye të katër mijë ushtarëve muslimanë nga Shami për në Egjipt. Me gjithë vështirësitë që hasën në kalimin e dunave të rërës arritën në qytetin Arish të cilin e hapën pa rezistencë, kjo ndodhi në fund të vitit 18 H. Pastaj vazhduan drejt qytetit Ferma të cilin e çliruan pas një muaji e gjysëm rrethimi, pra në fillim të vitit 19 H. Në çlirimin e këtij qyteti muslimanët u ndihmuan nga egjiptianët të cilët ishin mërzitur nga regjimi bizantin. Pastaj vazhdoi përpara Amru bin Asi derisa arriti në qytetin Belbis të cilin e çliroi pas një lufte të ashpër e të pa ndërprerë e cila zgjati një muaj rresht. Pastaj eci drejt qytetit Umu Denin ku u ndez një luftë e egër pasi bizantët ishin të mbyllur në kala mbrojtëse të cilat njiheshin si më të fortifikuarat e asaj kohe por me ndihmën e Allahut u bë i mudur çlirimi i këtij qyteti. Vazhdoi çlirimi i qyteteve të njëpasnjëshme derisa u bë Egjipti krahinë muslimane.

== Historia e shehidllëkut të Umer bin el Hattab ==
Umeri (radiallahu anhu) u vra nga dora e Feiruzit ose si quhej ndryshe Ebu Lulu’eh, skllavi i Mugira bin Shu’beh. Ky mexhus i sjellë nga Iraku për t’i mësuar muslimanëve disa lloj zanatesh që ai posedonte si p.sh: zdrukthëtarinë, gdhendjen, kovaçhanën etj. Ai kishte përgatitur një thikë të veçantë me dy maja, të helmosur për të vrarë halifen e muslimanëve, gjë të cilën e arriti në një namaz sabahu pasi që kishte filluar namazi. Ai e goditi Umerin gjashtë h(contracted; show full)== Shih edhe ==
* [[Ebu Bekr Siddik]]
* [[Osman ibn Afan|Uthman Ibn Afan]]
* [[Ali Ibn Ebi Talib|Aliu]]

{{Sahab}}

[[Kategoria:Sahabët]]