Difference between revisions 1673052 and 1673053 on sqwiki

[[Skeda:Shintō prayer.jpg|thumb|200px|Lutësi]] 
'''Lutja''' (apo ''falja'') është një veprim apo ushtresë e bashkënjësimit, zakonisht me fjalë apo mendime, me një [[Hyji|hyjni]] apo [[Shpirti|shpirt]] me qëllim [[adhurimi]], [[udhëzimi]], [[rrëfimi]] [[Mëkati|mëkatesh]], ndihmë kërkim, [[Lavdërimi|lëvdimi]], [[falënderimi]], [[shenjtërimi]] apo shprehje e [[ndjenja]]ve, [[përkushtimi]]t dhe [[besimi]]t. Lutja mendohet si çasti në të cilin njeriu flet me një hyjni apo [[Perëndia|perëndi]], ndërsa [[përsiatja]] është forma e anasjelltë në të cilën hyjnia i flet njeriut.

Lutja është një nga ushtresat më të rëndomta në të gjitha [[Feja|fetë]].

Lutja mund të jetë vetjake, apo ''liturgjike''. Një nga format më të përhapura të lutjes është [[kënga përkushtimore]].
== Format e lutjes ==
==Lutja në fetë abrahamike==
=== Lutja në bibël ===

===[[Lutja e fundit|Lutja]] në hebraizëm===
=== Lutja në Krishterim ===
'''Lutja në Kishën Orthodhokse'''

Lutja është themelore për jetën e krishterë. Vetë Jisu Krishti u lut dhe i mësoi njerëzit të luten. Ai që nuk i lutet Perëndisë nuk mund të jetë pasues i Krishtit.
(contracted; show full) private. Lutjet tona private duhen bërë në shtëpi, në dhomë, fshehurazi dhe jo në Kishë (Mattheu 6: 5-6). Kjo nuk do të thotë që nuk duhet t'i sjellim në lutjen e Kishës problemet, dëshirat, shqetësimet, pyetjet dhe gëzimet personale. Sigurisht, ne mund dhe ne i sjellim ato. Por ne i sjellim shqetësimet tona dhe vetvetet tona në Kishë për t'i bashkuar ato me lutjen e Kishës, me lutjen e përjetshme të Krishtit, të Nënës së Perëndisë, të shenjtorëve dhe të vëllezërve dhe motrave të enorisë sonë.


Në Kishë ne lutemi me të tjerët, prandaj ne duhet ta disiplinojmë vetveten për t'u lutur së bashku, si një trup, një mendje, një zemër dhe një shpirt. Po e përsërisim, që kjo nuk do të thotë që lutjet tona nuk duhet të jenë personale dhe unike; por ne duhet ta vendosim veten përfundimisht në lutjen e Kishës. Megjithatë, në Kishë çdonjëri duhet ta vendosë personin e tij dhe veçantinë personale të tij në lutjen e përbashkët të Krishtit me Trupin e tij. Kjo e pasuron lutjen e Kishës dhe e bën atë të mrekullueshme dhe plot kuptim dhe mund të themi, "të lehtë" për ta kryer. Vështirësia në shërbesat e shumë kishave, është pikërisht, sepse ato janë lutjet e individëve të izoluar nga njëri-tjetri, të cilët janë të bashkur vetëm fizikisht dhe jo shpirtërisht.
Shërbesat zyrtare të Kishës Orthodhokse janë zakonisht më të gjata se në Kishat e tjera. Kjo ndodh sepse ne shkojmë në Kishë jo vetëm thjesht për t'u lutur. Ne shkojmë në Kishë të jemi së bashku, të këndojmë së bashku, të meditojmë së bashku kuptimin e besës, të mësojmë së bashku dhe të kemi bashkim e Kungim së bashku me Perëndinë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Meshën Hyjnore (Shih më poshtë në kapitullin e V-të). Nëse një person dëshiron thjesht për t'u lutur në qetësinë e zemrës së tij, ai nuk ka nevojë - dhe me të vërtetë nuk duhet - të shkojë në shërbesat e Kishës për këtë. Shërbesat e Kishës nuk janë bërë për lutjen e heshtur. Ata janë për miqësinë plot lutje të gjithë popullit të Perëndisë me njëri-tjetrin, me Krishtin dhe me Perëndinë.

= ''Burime'' =

* Kalendari orthodhoks 2008. Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë 2007.
* Protopresviter Thomas Hopko,Besimi Orthodhoks, Botim nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë, 1997.
* [http://www.orthodoxalbania.org/Shqip/ Orthodoxalbania.org]

Sipas [[Doktrina katolike|mësimit katolik]], kur njeriu lutet ngrihet te Perëndia në mënyrë të ndërgjegjshme.

=== Lutja në Islam ===

== Lutja në fetë darmike ==
=== Budizëm ===
===Hinduizëm===
=== Jainizëm ===
== Historia e lutjes ==
==Lutja dhe shërimi==
== Thënie mbi lutjen ==
* «''Njeriu nuk është kurrë larg prej Perëndisë sesa një lutje''.» [[Nënë Tereza]]
* «5. ''Dhe kur ti lutesh, mos u bëj si shtinjarakët, sepse atyre u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në qoshet e rrugëve, që njerëzit t`i shohin; Unë ju siguroj se: ata me këtë nderim tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.

:6. ''Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd, që është në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të të shpërblejë''.

:7. ''Por kur ju luteni, mos llomotitni siç bëjnë njerëzit që nuk e njohin Perëndinë. Ata mendojnë se do t`u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë''.

:8. ''Mos bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj e di se çfarë ju nevojitet, para se ju t`ia kërkoni''.» [[Jezusi]] në [[Predikimi i Malit|Predikimin e Malit]] mbi lutjen. Mt 6,5-8

== Shiko edhe ==== Thënie mbi lutjen ==
* «
Jehovai eshte perendia jone dhe ne duhet ta duham ai edhte perendi i Botes dhe ka krijuar gjithecka.  

* [[Adhurimi]]
* [[Lista e lutjeve]]
* [[Përkushtimi]]
* [[Përsiatja]]
* [[Rruzarja]] 
== Lidhje të jashtme ==
* {{it}} [http://www.vatican.va/archive/ITA0014/_P8Y.HTM Pjesa e katërt] [[Katekizmi i Kishës Katolike]].

[[Kategoria:Feja]]
[[Kategoria:Lutje]]