Difference between revisions 1685399 and 1685403 on sqwiki

{{pp}}
Vjetersia e vendbanimeve dhe vendndodhja   e tyre dëshmohet me një varg qendrash të banuara, të njohura që në antikitet, të cilat e vazhdojnë jetën e tyre edhe në mesjetë. Edhe regjistrimet [[Osmanët|osmane]] tëe shek. XV-XVI flasin për një numër të madh [[fshat]]rash, vendin ku ndodheshin dhe madhëesite e përafërta të secilit. Shumica e vendbanimeve gjendeshin në zonat kodrinore, në shpatet e maleve a rrëzë tyre dhe përgjatë luginave të lumenjve. Ka zona në [[Shqipëeri]] ,ku mjaft fshatra janë shtrirë me kohë në dy ose tri nivele banimi, gjithnjë brenda kufijve të fshatit të tyre ose të malit a të vrrinit që u përkiste, p.sh. Bresti i Epërm e Bresti i Poshtëm ([[Dibër]]), Domja e malit e Domja e Poshtme (Shëngjergji-[[Tiranë]]), [[Gojani i Epërm]] e Gojani i Poshtëm (Mirditë), Lufaj i Epërm e Lufaj i Poshtëm (Mat), Preçi i Poshtëm e Preçi i Sipërm (Elbasan), etj.  Në mesjetë këto fshatra kishin vetëm një nivel banimi, që ishte zakonisht atje ku ka pasur një kishë ose atje ku(contracted; show full)qëruara me elemente etnografike popullore, si veshjet në pasqyrimin e tipave krahinorë si dhe në pasqyrimin e figurave të ktitorëve (dhuruesve të kishës) me tipare realiste dhe origjinale. Por megjithatë kjo veprimtari ikonografike vazhdoi të ishte e lidhur me traditën e vjetër bizantine dhe të Ohrit, si edhe me artin e Rilindjes Evropiane të asaj kohe, veçanërisht me atë të [[Venediku]]t dhe të ishujve të [[Mesdheu]]t : [[Korfu]]zi, [[Kreta]], etj.

[[Kategoria:Kultura]]
[[Kategoria:Kultura e Shqipërisë]]