Difference between revisions 1732588 and 1759872 on sqwiki

{{Hulumtim vetjak}}
{{për përmirësim}}
Si grup '''[[hebrenjtë]]''' në [[Shqipëri]] janë shfaqur ne vitet [[70|70 e.s.]]. Në [[Fterra|Fterrë]] të [[Saranda|Sarandës]] gjenden emra të vjetër [[Gjuha hebraike|hebraikë]]. Ne Sarandë në vitin [[1971]] u zbulua një [[Sinagoga|sinagogë]]

=== Këte info mos e lexoni se e kan shkru ca kara!!!! ===

==Hebrenjte që u bënë Katolikë==
Famullia e kishës katolike e Tiranës ishte famullia më e rëndësishme e Shqipërisë për vetë faktin se ishte pjesë e institucioneve qendrore qeveritare, parlamentare, diplomatike, kulturore, ekonomike, shoqërore etj. të kryeqytetit të vendit. Prej vitit 1938 e deri më 1947 kjo famulli drejtohej nga famullitari dekan i saj Dom Shtjefën Kurti. Studimi i qindra e mijëra shkresave, korrespondencave, letrave, buletineve, raporteve, të kësaj famullie që gjenden në Arkivin e Shtetit,(contracted; show full)të analizojmë disa dokumente autentike të kësaj famullie. Me shkresën nr. 458/43, dt. 22.VII.1943 të zyrës famullitare të kishës katolike Tiranë, firmosur nga famullitari Dom Shtjefën Kurti, drejtuar zyrës ordinariate të Arqipeshkvisë Durrës thuhet: “Venko Verah, çifut prej Shkupi, asht përgatit në mësimin e fes sonë ma se miri prej Atë Pjeter Meshkalles, edhe nep sheje te mira konvikcioni. Kejo Zyrë Famullitare kërkon leje me e pagzue”. Shërbyesi i asaje Zyre Ordinariate, Famullitari (Dom Shtjefen Kurti).
  

Me po atë datë, 22 korrik 1943, me shkresën nr. 348/43, Curia Archiepiscopalis Durrachiensis i përgjigjet zyrës famullitare Tiranë: “Mbasi kenka gatue ma se miri e po nepka sheje te mira konvikcioni, në ditën qi t’u duket ma e përshtatshme mundeni me i dhanë Pagëzimin Shejt çifutit prej Shkupit Venko Verah. Vinçenc Prendushi - Arqipeshkev.

Poshtë kësaj letre lexojmë shënimin: “U muer ditën 31.7.1943” dhe më poshtë: “Ditën 3 gusht 1943 , Venko Verah kje pagzue e u regjistrue ne Librin e te Pagzuemeve me numrin 138”. Të dyja shënimet firmosur Dom Shtjefën Kurti  

Siç shihet, kërkesa për leje pagëzimi nga famullia e Tiranës dhe miratimi nga Arqipeshkvia në Durrës është bërë brenda ditës. Kuptohet, ka pasur një interesim direkt, personal dhe dërgim dorazi i kërkesës dhe marrjes së përgjigjes, pa pritur kohën e gjatë me postë. Pas 10 ditësh çdo gjë ishte përfunduar dhe Venko Verah ishte konvertuar në katolik. Gjithashtu, me shkresën 324/43, dt. 11.VI.1943, nga famullia e Tiranës kërkohet miratimi “me marrë sakramentin e pagzimit nesër, nata e Rrrshajve, për 5 çifuten te tjerë”  

Po kështu kemi kërkesën me shkresë nr. 565/43, dt. 2 shtator 1943, nga famullia e Tiranës për “Zojushen Olga Nikolic, e bija e Blogota e Danica Kovacevic, lindur në Tandi (USA) me 22 korrik 1913, ardhur në Tiranë prej Kotorrit për me u ba katolike” 
 


==Historia e hebrenjve të Elbasanit, dëshmitarë të revansheve==
Hebrenjtë dhe shqiptarët një lidhje që i mbrojti nga revanshi gjerman dhe internimi në Aushvic bën pjesë tashmë në kujtesën e popujve. Kjo mikpritje ka marrë vlerësim përtej kufijve duke e renditur popullin tonë përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve të shumë personave madje edhe familjeve që gjetën strehë duke i shpëtuar vdekjes së sigurt. Populli shqiptar ruajti integritetin e tij dhe çështja e hebrenjve u cilësua si një çështje e brendshme. S(contracted; show full)

===Titull mirënjohjeje nga Izraeli===

Dënimi i Marko Menahemit, pse ndihmoi familjen Nosi

Marko Menahemi u dënua me 4 vjet dhe bëri një vit e gjysmë burg. Më vonë shërbeu si pedagog në politeknikumin “17 
nNëntori” dhe dha një kontribut të shquar në shumë projekte madhore të shfrytëzimit të rezervave minerale natyrore të vendit tonë. Pas vitit 1990 iu plotësua ëndrra për të shkuar në Izrael në atdheun e tij. Në vitin 1993 organizata Yad Vashem në Izrael, në shenjë mirënjohjeje për shpëtimin e jetës së Marko Menahemit, i akordoi dr. Steliano Nosit, Vasil Nosit dhe motrës së tyre Adelina Kosturi, titullin e lartë “Të drejtë midis popujve”. Emrat e tyre janë të gdhendur në një pllakë bronzi në Muzeun e Holokausti(contracted; show full)kornizë. Përreth saj janë 6 yje me 6 cepa simbole të Yllit të Davidit. Gjurmë të kulturës dhe piketimeve hebraike takojmë edhe në ditët e sotme në lagjen “Kala”. Një prej tyre është edhe sinagoga pranë shtëpisë së Dhimitër Shuteriqit. Megjithëse një pjesë e mirë e objekteve janë dëmtuar, kanë mbetur shenja të ekzistencës së objekteve fetare hebraike si dhe të bashkëekzistencës së komunitetit hebre, i cili u mirëprit dhe u pranua nga banorët e Elbasanit.

===Familja Biçaku, nderimi nga komuniteti hebre===


"Shqiptarët që strehuan në shtëpinë e tyre 26 hebrenje dhe qe i mikpriten ata me se miri."

“.....Historia me hebrenjtë në fshatin Qarrishtë fillon në shtator të vitit 1943. "Dimri ishte tepër i ashpër, sidomos në këtë zonë të largët malore dhe binte shumë dëborë", kujton Muhamet Biçaku. Për javë të tëra 26 hebrenjtë u strehuan në dhomat e shtëpisë së Biçakajve, duke fjetur bashkë në ato pak dhoma dhe duke ngrënë ato pak gjëra që kishte familja; kryesisht bukë misri, gjizë dhe pastërma (mish të tharë). “Por miqtë ishin në besë. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun të shenjtë dhe ata nuk mund të dorëzoheshin në çfarëdo rrethane që të ishin”, rrëfen Muhameti, i cili në atë kohë ishte rreth të 20-ave. “Nuk pranonin të rrinin pa punuar, megjithëse miku sado gjatë të jetë mysafir, në bazë të kodit zakonor nuk duhet kurrsesi të punojë", vazhdon Biçaku. Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetësh qëndrimi në fshehtësi, 26 hebrenjtë mund të lëviznin dhe të iknin nga Qarrishta e largët. Ndarja nuk ishte aspak e lehtë, madje e dhimbshme, pasi të gjithë ishin familjarizuar me njëri-tjetrin. Njëri nga hebrenjtë, mMajo Aurest, që tani jeton në Argjentinë, ka madje një kujtim tepër të rrallë nga Qarrishta dhe Shqipëria. Gruaja e tij lindi një vajzë aty në shtëpinë e Biçakajve. Megjithatë, hebrenjtë që u strehuan në Qarrishtë u shpërndanë nëpër botë, dikush në Rusi, një tjetër në Argjentinë, disa në Amerikë dhe vetëm Rafael Faragi është sot në Haifa të Izraelit, në atdheun e hebrenjve…..”.

==Shiko edhe==
* [[Hebrenjtë e Shqipërisë]] 
* [[Hebrenjtë në Gjermani]]


[[Kategoria:Historia e Shqipërisë]]
[[Kategoria:Historia e hebrenjëve]]