Difference between revisions 1786616 and 1786650 on sqwiki

[[Skeda:Shintō prayer.jpg|parapamje|200px|Lutësi]] 
'''Lutja''' (apo ''falja'') është një veprim apo ushtresë e bashkënjësimit, zakonisht me fjalë apo mendime, me një [[Hyji|hyjni]] apo [[Shpirti|shpirt]] me qëllim [[adhurimi]], [[udhëzimi]], [[rrëfimi]] [[Mëkati|mëkatesh]], ndihmë kërkim, [[Lavdërimi|lëvdimi]], [[falënderimi]], [[shenjtërimi]] apo shprehje e [[ndjenja]]ve, [[përkushtimi]]t dhe [[besimi]]t. Lutja mendohet si çasti në të cilin njeriu flet me një hyjni apo [[Perëndia|perëndi]], ndërsa [[përsiatja]] është forma e anasjelltë në të cilën hyjnia i flet njeriut.

Lutja është një nga ushtresat më të rëndomta në të gjitha [[Feja|fetë]].

Lutja mund të jetë vetjake, apo ''liturgjike''. Një nga format më të përhapura të lutjes është [[kënga përkushtimore]].

== Lutja në fetë abrahamike ==
=== Lutja në Kishën Ortodokse ===
Lutja është themelore për jetën e krishterë. Vetë Jisu Krishti u lut dhe i mësoi njerëzit të luten. Ai që nuk i lutet Perëndisë nuk mund të jetë pasues i Krishtit.

Në Kishën Orthodhokse të gjitha lutjet janë Trinitare. Ne lutemi në Shpirtin e Shenjtë, me anë të Jisu Krishtit, Birit të Perëndisë dhe në emrin e tij tek Perëndia Atë. Ne i themi Perëndisë "Ati ynë", sepse Jisui na mësoi dhe na aftësoi për ta bërë këtë. Ne kemi mundësinë t'i drejtohemi Perëndisë Atë, sepse ne jemi bërë bijtë e Perëndisë me anë të Shpirtit të Shenjtë (shih Romanët 8).

(contracted; show full)
Disa herë lutja është përkufizuar si një dialog me Perëndinë. Ky përkufizim është i mjaftueshëm, nëse mbajmë ndër mend, se ky është një dialog qetësie, mbajtur në qetësinë e zemrave tona. Në Kishën Ort
hodhokse, një përkufizim i vjetër tradicional, e quan lutjen ngritja e mendjes dhe e zemrës tek Perëndia, qëndrimi në praninë e tij, vetëdija dhe kujtimi i pandërprerë i emrit, fuqisë dhe dashurisë së tij. Kjo lloj lutje është quajtur "të ecësh në praninë e Perëndisë".
Qëllimi i lutjes, është që të kesh një Kungim me Perëndinë dhe që të bëhesh i aftë të përmbushësh dëshirën e tij. Të krishterët luten që ta aftësojnë vetveten për të njohur Perëndinë dhe për të zbatuar porositë e tij. Nëse një person nuk e ka dëshirën për të ndryshuar vetveten dhe për ta nënshtruar vetveten tek Krishti, në përmbushjen e porosive të tij, ai nuk ka arsye ose qëllim për t'u lutur. Madje, sipas shenjtorëve është e rrezikshme t'i lutesh Perëndisë pa pasur mendimin për t'iu përgjigjur dhe për të ecur në rrugën që lutja na udhëheq.

Të lutesh nuk do të thotë thjesht të përsëritësh fjalët e lutjes. Të thuash lutje nuk është e njëjta gjë si të lutesh. Lutja duhet bërë fshehtazi, shkurtazi, rregullisht, pa shumë fjalë, me plot besim në Perëndinë që ai dëgjon dhe me dëshirën për të bërë çfarë Perëndia na tregon për të bërë (Shih Mattheu 6:5-15; Lluka 11 dhe 18; Joani 14-17).
Kisha Orthodhokse ndjek praktikën e Dhiatës së Vjetër të lutjeve sipas orëve të ditës. Të krishterët nxiten të luten rregullisht në mëngjes, në mbrëmje dhe në kohën e ngrënies. Gjithashtu, ka një lutje të shkurtër, që mund të thuhet e të përsëritet gjatë tërë ditës dhe në çdo rrethanë. Për këtë qëllim shumë njerëz përdorin Lutjen e Jisuit: "Zoti Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, mëshiromë mua mëkatarin!" Natyrisht, forma e lutjes është sekondare dhe mund të ndryshojë nga personi në person. Por ajo që është esenci(contracted; show full)* [[Përsiatja]]
* [[Rruzarja]]

== Lidhje të jashtme ==
* {{it}} [http://www.vatican.va/archive/ITA0014/_P8Y.HTM Pjesa e katërt] [[Katekizmi i Kishës Katolike]].

[[Kategoria:Feja]]
[[Kategoria:Lutje]]