Difference between revisions 1828257 and 1828264 on sqwiki

'''Vetëvrasja''' është akti në të cilin njeriu i merr jetën vetes së vetë me anë të një veprimi të vetëdijshëm. Arsyet e vetëvrasjeve janë nga më të ndryshmet. Arsyet përfshijnë sëmundjet mendore si depresioni , crregullimet bipolare ,skizofrenia , dhe crregullimet e personalitetit , abuzimin me substanca si alkooli dhe benzodiazepinet . Vetevrasje të tjera janë akte impulsive si pasojë e stresit nga problemet financiare ,problemet ne marrdhëniet me të tjerët ose edhe bullying (contracted; show full)asjen . kundërshtia vjen prej faktit se ky term i jep nje ngjyrim kriminal dhe sensin se është dicka e gabuar moralisht dhe mëkat . Ka një konsensus në rritje që të përdoren "vrau veten", "vdiq me shkak vetëvrasjen", " i mori jetën vetes" .Megjithatë në shumicën e rasteve përdoret "kreu vetëvrasje" ,si nëpër gazeta edhe kërkime . Fjala vjen nga latinishta ''suicidium'' që do të thotë " ti marrësh jetën vetes ".

== Shkaqet dhe format ==

Shkaku kyesor i vetëvrasjes është fenomeni "njeri i egër". Deri tek ky fenomen vije me rastin e këputjes së mardhënjeve shoqërore (komunikimi, biseda) të individit apo grupit me rrethin. Format dhe metodat se si vije deri tek egërsimi i njeriut janë të ndryshme. Si më e përhapura është vetë izolimi për shkaqe të ndryshme, kjo në mjeksi thirret ''depresion''. Evitimi i depresionin qëndro në vetë fjalen ''depresion'' që në prakik i bije të bëhet presion (shtpyje) në individin apo grupin e prekur. Me aplikimin e shtypjes pacienti vetë vetiu e aktivizon mekanizmin vetë mbrojtës. Me aktivizimin e mekanimit mbrojtës i prekuri automatikisht e mbron jeten e tij'''Gjendja mjeksore'''

Ka një lidhje midis tendencave vetvrasëse dhe problem fizike si dhembje kronike, plagë traumatike në tru, kancer, dështimi i veshkave (që kërkon hemodializë), HIV, dhe lupus (SLE). Diagnoza me kancer e dyfishon rrezikun e vetvrasjes. Në Japoni, problemet shëndetësore zënë vendin e parë për justifikimin e vetvrasjes.

Probleme me gjumin, si insomnia janë faktorë rreziku për depression dhe vetvrasje. Një numër i mad i problemeve të ndryshme shëndetësorë paraqiten me simptoma të ngjashme me çrregullim të gjendjes emocionale si Alzhaimer, tumor në tru etj..

'''Gjendje psikosociale'''

Lloje të ndryshme gjendjesh psikologjike si: depresioni, ankthi, pakënaqësia me jetën, dhe ndjenje e pashpresisë rrisin rrezikun e vetvrasjes. Një paaftësi për zgjidhjen e problemeve, humbja e aftësive që kishin më parë, dhe një kontroll i dobët impulse gjithashtu luajnë një rol. Në njerëz më të rritur perceptimi që nuk janë të nevojitur ka një rol të rëndesishëm. Vetvrasja ku arsyeja që personi nuk ndihet pjesë e shoqërisë quhet vetvrasje egoiste. Numri i vetvrasjeve rritet gjatë periudhës së Krishtlindjeve por një studim trgon se kryhet edhe gjatë ditëlindjeve të personave.

Strese si humbja e një familiari, humbje e punës, ose izolim social rrisin rrezikun. Persona të pamartuar gjithashtu janë në rrezik. Të qënit fetar ul rrezikun e vetvrasjes. Kjo ndodh për shkak të qëndrimit negativ që ka feja ndaj vetvrasjes. Muslimanët kanë një numër më të ulët vetvrasjeje, port ë dhënat që e mbeshtesin këtë nuk janë tepër të besueshme. Gratë në Lindjen e Mesme kanë një numër më të lartë se meshkujt.

Disa mund të vrasin veten për t’u shpëtuar bulizmit ose paragjykimeve, ose një histori e dhunës seksuale (që kontribon përgjithësisht me 20%)

Një tjetër   factor është varfëria. Rreth 200.00 fermerë kanë vdekur prej vetvrasjes që nga viti 1997, një pjesë prej problemeve me borxhe. Në Kinë rreziku i vetvrasjes në Kinë është rreth tri herë më i lartë në vende rurale se sa në vende urbane.

'''Media''' 

Media, që përfshin internetin, luan një rol të rëndësishëm. Mënyra se si e përshkruan vetvrasjen mund të këtë një impakt negativ. Kur detajet e vetvrasjes me një mënyrë të caktuar janë të paraqitura, mund të rrisin popullaritetin e asaj mënyre.

Ky rrezik është më i madh në adoleshentët të cilët “romantizojnë” vdekjen. Gjithashtu është e paqartë nëse kërkimi në internet mbi vetvrasjen ka lidhje me rrezikun për të. 

'''Racionaliteti'''

Vetvrasja racionale është vetvrasja me arsyetim, edhe pse shumica nuk e konisderojnë vetvrasjen asnjëherë racionale. Veprimi i vetvrasjes për të mirën e të tjerëve njihet si vetvrasja altruiste. Një shembull për këtë është kur dikush i thyer në moshë  i jep fund jetës së vet për të lene më shumë ushqim për më të vegjlit në komunitet. Vetvrasja në disë kultura inuite shihet si një veprim respekti, kurajoje ose urtësie.

Një sulm vetvrasës (suicide attack) është një veprim politik ku sulmuesi përdor dhunë kundër të tjerëve kur e dinë që do rezultojë në vdekjen e vet. Disa kamikazë janë të motivuar që të bëhen martir. Vrasje-vetvrasje është veprimi I vrasjes, I ndjekur me vetvrasje jo më vonë se një javë nga vrasësi.

Vetvrasje me masë përgjithësisht janë të kryera nën presion social ku pjesmarrësit I japin autonominë e tyre një udhëheqësi. Vetvrasje me  masë mund të kenë edhe dy persona, në të cilin rast, që quhet pakti I vetvrasjes (suicide pact).

Në disa rase kur situata është e patolerueshme, disa mund të përdorin vetvrasjen si një mënyrë për t’I shpëtuar realitetit. Disa të përgosur në kampe naziste përqëndrimi preknin gardhet e elektrizuara me qëllim që të vrisnin veten.

== Dallimet gjinore dhe vetëvrasja ==

Femrat bëjnë përafërsisht tri herë më shumë tentativa të vetëvrasjes se sa meshkujt, mirëpo meshkujt aktualisht arrijnë të vrasin veten tri herë më shumë se sa femrat.
(contracted; show full)== Parandalimi ==

== Vetëvrasja dhe besimi fetar ==

== Vetëvrasja dhe drejtësia ==
{{cung}}

[[Kategoria:Psikologji]]