Difference between revisions 1828265 and 1828266 on sqwiki'''Vetëvrasja''' është akti në të cilin njeriu i merr jetën vetes së vetë me anë të një veprimi të vetëdijshëm. Arsyet e vetëvrasjeve janë nga më të ndryshmet. Arsyet përfshijnë '''sëmundjet mendore''' si depresioni , crregullimet bipolare ,skizofrenia , dhe crregullimet e personalitetit , '''abuzimin me substanca''' si alkooli dhe benzodiazepinet . Vetevrasje të tjera janë '''akte impulsive''&(contracted; show full) Vetvrasje me masë përgjithësisht janë të kryera nën presion social ku pjesmarrësit I japin autonominë e tyre një udhëheqësi. Vetvrasje me masë mund të kenë edhe dy persona, në të cilin rast, që quhet pakti I vetvrasjes (suicide pact). Në disa rase kur situata është e patolerueshme, disa mund të përdorin vetvrasjen si një mënyrë për t’I shpëtuar realitetit. Disa të përgosur në kampe naziste përqëndrimi preknin gardhet e elektrizuara me qëllim që të vrisnin veten. == Dallimet gjinore dhe vetëvrasja == Femrat bëjnë përafërsisht tri herë më shumë tentativa të vetëvrasjes se sa meshkujt, mirëpo meshkujt aktualisht arrijnë të vrasin veten tri herë më shumë se sa femrat. Këto dallime/divergjenca duket se janë zvogëluar paksa viteve të fundit. Shkalla e lartë e tentativave të vetëvrasjes tek femrat është e lidhur me faktin se depresioni ato i godet më shumë se burrat, përderisa shkalla e vetëvrasjeve të “suksesshme” tek meshkujt ndoshta ka të bëjë me metodat të cilat ata i zgjedhin për të bërë vetëvrasje; gratë zgjedhin metoda më pak vdekjeprurëse, siç janë: prerja e nyjes së dorës dhe marrja e sasisë së tepërt të pilulave të gjumit; për ndryshim nga meshkujt të cilët zgjedhin të vrasin me armë veten ose të hidhen nga ndërtesat. Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve si tek meshkujt apo tek femrat paraqitet tek të shkurorëzuarit dhe të vejat; vetmia ashtu si dhe mënyra e të kuptuarit të dëmtimit të çështjes personale sigurisht se kontribuon në këtë statistikë. Mashkulli i cili vret veten është i prirë që të motivohet në dështimin e tij në punë kurse femra e cila vret veten është e prirë që motivin për një gjë të tillë ta gjejë në dështimin e saj në dashuri. == Mosha dhe Vetëvrasja == ⏎ ⏎ Tek fëmijët nën moshën 14 vjeçare, rastet e vetëvrasjes janë të rralla. Mirëpo, fëmijët mbi këtë moshë të cilët janë vetëvrasës, kanë një personalitet impulsiv dhe hiperaktiv, tregojnë pak dhembje dhe kanë prindër që i abuzojë dhe i neglizhojnë. (contracted; show full)== Parandalimi == == Vetëvrasja dhe besimi fetar == == Vetëvrasja dhe drejtësia == {{cung}} [[Kategoria:Psikologji]] All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?diff=prev&oldid=1828266.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|