Difference between revisions 1853531 and 1901123 on sqwiki

Rreziku  vjen nga dora e [[njeriu]]t dhe mungesa e ndërgjegjësimit. Mungesa e rezervateve për mbrojtjen e gjitarëve në Shqipëri, një vend i pasur në florë dhe faunë, ende pak i njohur për shumëllojshmërinë dhe veçantitë që ofron, konsiderohet si një ndër strehat e vetme në [[Evropa|Europë]] të gjitarëve të mëdhenj, të zhdukur në pjesën më të madhe të Europës, mund të çojë në zhdukjen e tyre.
Zhvillimi ekonomik përgjatë viteve, mungesa e gjatë e vëmendjes, faktorët klimatikë, por edhe presioni human, konsiderohen "armiqtë" kryesorë në zhdukjen dhe minimizimin e shumëllojshmërisë në florë dhe faunë.
Dikur në qytete kishte më shumë shpendë, ndërsa në zonat malore krahas dhive të egra dhe kapronjve, kishte shumë shpendë të egër si [[shqiponja]], huta, [[skifteriat]]. Sot ato janë më të paktë në numër, ndërsa rreziku për zhdukjen e tyre është evident.
[[Shqipëria]] njihej si vendi i [[korani|koranëve]], peshk i rrallë që rritet në [[Liqeni i Ohrit|liqenin e Ohrit]] (Pogradec), por sot ky lloj peshku është drejt zhdukjes.
(contracted; show full) e Velipojës dhe Kune-Vain. Sot karabullakët e vegjël, që shihen gjatë folezimit, bëjnë pjesë më tepër tek individët që përdorin territorin shqiptar si vend ushqimi. Kompleksi Divjakë-Karavasta në [[Ultësira Perëndimore e Shqipërisë|Ultësirën Perëndimore]] të vendit vazhdon të jetë një nga zonat më të rëndësishme për shpendët e ujit, ndonëse pjesa më e madhe e tij është objekt i ndërhyrjeve negative nga aktiviteti i njeriut.

[[Kategoria:Mjedis]]
[[Kategoria:Natyrë]]
[[Kategoria:Kafshë]]
[[Kategoria:Bimë]]