Difference between revisions 2038261 and 2085205 on sqwiki

==Historiku==
Nënshkrimet digjitale në botën e sotme moderne janë esenciale për të verifikuar identitetin e dërguesit të një dokumenti.
Nënshkrimi digjital është një mekanizëm autentikimi që i mundëson krijuesit të një mesazhi të bashkangjet një kod që vepron si një nënshkrim.  Nënshkrimi formohet duke marrë vlerën hash te formuar nga  plainteksti dhe duke e enkriptuar hash vlerën me çelësin privat të dërguesit (palës A nga skema ).Marrësi pas dekriptimit te ciphertekstit e gjenë vlerën hash të mesazhit te dekriptuar dhe këtë vlerë e krahason me vlerën hash të fituar  nga dekriptimi i nënshkrimit digjital të pranuar (me çelsin adekuat publik të dërguesit). Nëse këto vlera hash janë të barabarta ateherë mesazhi nuk ka ndryshuar gjatë rrugës dhe  nëse ato janë të ndryshme atëher mesazhi ka ndryshuar.

Nënshkrimet digjitale përdoren për të zbuluar modifikime të paautori-
zuara të të dhënave.Gjithashtu, marrësi i një dokumenti të nënshkruar në mënyrë digjitale i provon një pale të tretë që dokumenti ishte nënshkruar  me të vërtetë nga personi të cilit i është kërkuar që të nënshkruaj. Kjo është e njohur si jomohueshmëri, sepse personi që e nënshkruan dokumentin nuk mund ta mohoj nënshkrimin më pas.Me nënshkrim digjital arrihet autentikimi dhe jomohueshmëria.
==Kërkesa (requirments)==

Nënshkrimi duhet të jetë një model që varet mbi mesazhin që nënshkruhet.

Nënshkrimi duhet të përdor disa informacione unike  te dërguesi për të parandaluar falsifikimin dhe mohimin.

Duhet të jetë relativisht e lehtë për të prodhuar nënshkrimin digjital.

Duhet të jetë relativisht e lehtë për të njohur dhe  verifikuar nënshkrimin digjital.

Duhet të jetë e pamundshme për ta krijuar me anë të llogaritjeve kompjuterike një nënshkrim digjital, as duke krijuar një mesazh të ri për një nënshkrim digjital ekzistues ,as duke krijuar një nënshkrim digjital mashtrues për një mesazh të caktuar.

Duhet të jetë praktike ruajtja e një kopje të nënshkrimit digjital në memorie.

Nëse verifikimi i nënshkrimit dështon për shkak  se të dhënat  janë ndryshuar, sistemi për nënshkrim digjital duhet të jetë i aftë për të identikuar për përdoruesit se cilat elemente të të dhënave u ndryshuan.

Sistemi duhet të përfshijë një timestamp me të dhënat e nënshkruara për të treguar kur është gjeneruar nënshkrimi.
E

==STANDARDET==
Digital Signature Standard (DSS) është algoritmi Digital Signature (DSA) i zhvilluar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA)për të gjene- ruar një nënshkrim digjital për autentikimin e dokumenteve elektroni-
ke. DSS u parashtrua nga Instituti Kombëtar i Standarteve dhe Teknolo- gjisë (NIST)në vitin 1994.DSS është specifikuar në Standardin Federal për përpunimin e informacionit (FIPS).
(contracted; show full)

==Referimet==
Cryptograpghy Network Security principles and practice
c# data security Mat thew MacDonald, Erik Johansson
https://web.archive.org/web/20130618120928/http://www.gradkell.com/pdf/DBsign-Requirements6.pdf
DSS: Digital Signature Standard and DSA Algorithm