Difference between revisions 2377013 and 2467146 on sqwiki

[[FileSkeda:Deklarata e Pavaresise.jpg|thumbparapamje|Deklarata e Pavarësisë së Kosovës]]
[[FileSkeda:Hashim Thaci - Tony Blair with Declaration of Independence of Kosovo.jpg|thumbparapamje|[[Tony Blair]] dhe [[Hashim Thaçi]] me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës]]
[[FileSkeda:Hashim Thaci Joe Biden Fatmir Sejdiu with Declaration of Independence of Kosovo.JPG|thumbparapamje|[[Hashim Thaçi]], [[Joe Biden]] dhe [[Fatmir Sejdiu]] me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës]]
[[FileSkeda:Kosovo rep en.png|thumbparapamje|Harta e Republikës së Kosovës]]
'''Deklarata e Pavarësisë së Kosovës''': Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për [[Kosovë]]n,<br>
1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, [[Martti Ahtisaari]], dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në [[Plani i Ahtisaarit|Planin e Ahtisarit]], dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga [[Bashkimi Europian]]. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim [[NATO]]-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

(contracted; show full)
<ref>{{Cite web |url=https://www.kuvendikosoves.org/common/docs/Dek_Pav_sh.pdf |title=Kopje e arkivuar |access-date=18 nëntor 2017 |archive-date=8 shkurt 2016 |archive-url=https://web.archive.org/web/20160208065510/http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/Dek_Pav_sh.pdf |url-status=dead }}</ref>

~ [[17 shkurt]], [[2008]] - [[Prishtinë]], [[Republika e Kosovës]]

== Shih edhe ==
* [[Shpallja e Pavarësisë së Kosovës]]
* [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
 (Deklarata)|Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë]]

== Referime ==
<references/>
== Lidhje të jashtme ==
{{Wikisource|Daklarata e Pavarësisë së Kosovës}}
{{Commonscat|Kosovo declaration of independence|Deklarata e Pavarësisë së Kosovës}}
*  [http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/7249677.stm Declaration of Independence of Kosovo (BBC)]
*  [https://web.archive.org/web/20170421005547/https://www.opendemocracy.net/article/kosovo_declares_independence OpenDemocracy]

== Referime ==
<references/>

[[Kategoria:2008]]
[[Kategoria:Pavarësia e Kosovës]]
[[Kategoria:Politika në Kosovë]]
[[Kategoria:Historia e Kosovës]]
[[Kategoria:Kuvendi i Kosovës]]