Difference between revisions 2428211 and 2457475 on sqwiki

{{Studenti&Wikipedia
<!--Pas shenjës = vendos emrin (dhe mbiemrin) tënd -->
 | emri         = 
<!--Pas shenjës = vendos universitetin ku studion -->
 | universiteti = 
}}
==Holografia==
[[File:Holografiac.png|thumb|Holografia]]
Holografia është lëmi(pjesë) e fizikës,e cila merret me studimin e fotografimeve (inxhizimeve) të plota (tre dimensional-hapësinor) të trupave.

Shpikësi i holografisë ishte Dennis Gabor (1900-1981), i lindur në Budapest, Hungari. Ai në vitin 1948 zbuli metodën  e përfitimit të fotografisë hapësinore të trupave, e cila bazohet ne dukurinë e interencës dhe të difrasionit të dritës.

Në vitin 1948, më shumë se dhjetë vjet më parë kishin ndërtuar laserin e parë helium-neoni, Dennis Gabor ishte në kërkim për një metodë për të përmirësuar zgjidhjen dhe përcaktimin e mikroskopëve elektronikë, kompensimin optik për mungesat e imazhit të tij dhe këtë e realizoi përmes një procesi të regjistrimit fotografike e imazheve të cilën ai e quajti holografi.

Dennis Gabor u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1971 "Për shpikjen e tij dhe zhvillimin e metodës holografike". Zbulimi ishte një rezultat i papritur i hulumtimit në përmirësimin e mikroskopëve elektronik në Britani.Teknika e shpikur në fillim është përdorur tek  mikroskopët elektronikë dhe është  njohur si holografi elektronike, por holografia optike u bë e munshsme vetëm pas zbulimit të laserit në vitin 1960.

Fjalën holografi e përdori vetë Gabori duke u bazuar në fjalën  greke holos që do të thotë krejt dhe gramma që do të thotë porosi.

==Laseri==
[[File:Laseret.png|thumb|Laseret]]
Laseri është një pajisje që lëshon dritë (rrezatimi elektromagnetik) përmes një procesi të përforcim optik në bazë të emetimit të stimuluar të fotoneve. Zbulimit të laserit i paraprijnë punimet e shumë shkencëtarëve në studimin e vetive të dritës.<ref>Dr. Skender H.SKENDERI & Dr. R. MALIQI: “Fizika” – Prishtinë</ref>[[File:Laseret.png|thumb|Laseret]]

Në vitin 1917, Ajnshtajni duke shpjeguar baraspeshën e rrezatimit të mjediseve të ndryshme erdhi në përfundim se nuk mjafton vetëm procesi i emetimit spontan dhe i thithjes për t’u balancuar këto procese. Ai në atë kohë parashikoi procesin e emetimit të induktuar(stimuluar).

Dëshmitë e para mbi ekzistimin e rrezatimit të stimuluar u paraqitën në vitin 1928 nga Ladenburgu dhe Kopfermani.

Këta dy zbuluan rrezatimin e stimuluar duke studiuar dispersionin negativ të dritës. Mirëpo për zbulimin e rrezatimit të stimuluar apo, Laserit, u desh të pritej deri në vitin 1960, kur shkencëtari Maiman e konstruktoj laserin e parë,atë të rubinit, në laboratoret Hughes në Kaliforni. Ky ishte një burim i ri i dritës i cili dallonte nga burimet tjera të dritës,të njohura deri më atëherë.

Në zbulimin e laserit kanë ndihmuar shumë fizikanë, në mesin e të cilëve janë: Taunsi, më 1960, zbuloj laserin me dy nivele energjetike, pastaj Basovi dhe Prohorovi, dy rus po të njëjtin vit propozuan skemën me tri nivele energjetike, për të fituar popullimin invers, të niveleve energjetike me qëllim të fitimit të emisionit laserik.

Pastaj puna e pakursyer e Taunsit dhe e Shavllovit, në po të njëjtën fushë shkencore,dhe rezultatet e të cilëve janë publikuar në vitin   1958. Në shenjë mirënjohje për punën e tyre të pakursyer në drejtim të zbulimit të laserit, në vitin 1964, shkencëtarët: Tauns, Basov dhe Prohorov, fituan çmimin Nobel për fizikë.

Termi laser është një akronim i fjalëve angleze,që dmth: ,,Light Amplification by Stimuled Emmision and Radiation”, që në përkthim në gjuhën shqipe dmth: ,,Përforcim i dritës me emetim të stimuluar të rrezatimit”.Me 1961, fizikanti Ali Jovan, me bashkëpunëtorë e sajoi edhe një lloj tjetër të laserit, pra laserin e gaztë, me përzierjen He-Ne.

Në vitet në vazhdim,u fitua efekti laserik, edhe në lëndë organike, pastaj u zbulua efekti laserik edhe në reaksione kimike.

===Vetitë e rrezeve laserike===
Vetitë e rrezeve laserike janë:

::* kanë intensitet shumë të madh
::* janë parlalele
::* janë rreze koherente
::* lëvizin më një ndryshim faze konstante
::* rrafshi i polarizimit të tyre është konstant

===Përdorimi  i laserit===

Ky zbulim është njëri ndër mrekullitë e shumta të zbuluaranga njeriu në shekullin XX-të.<ref>{{Cite web |url=http://laser.physics.sunysb.edu/~karl/webreport/ |title=Physics Ssunysb |accessdate=15 qershor 2013 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20131002041433/http://laser.physics.sunysb.edu/~karl/webreport/ |archivedate=2 tetor 2013 |url-status=dead |access-date=15 qershor 2013 |archive-date=2 tetor 2013 |archive-url=https://web.archive.org/web/20131002041433/http://laser.physics.sunysb.edu/~karl/webreport/ }}</ref>

Siç do të shohim edhe më vonë, pikërisht përdorimi i laserit në shumë fusha të jetës, dëshmon rëndësinë i tij në përpjekje për zhvillimin e shkencës dhe të teknologjisë bashkëkohore.

Lufta e yjeve, ishte sensacioni më interesant i shekullit që sapo shkoi, i cili mundësoi që të bëhën shumë ndryshime në botë, dhe kjo kishte pikërisht për bazë laserët dhe mjetet laserike të luftës.

== Referime ==
<references/>