Revision 1143516 of "Si bëhet shperndarja e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit?" on sqwiki

Sistemi elektroenergjetik ka për qëllim të prodhoj, transmetoj dhe shpërndaj energjinë elektrike. Për prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike përdoret sistemi trefazor i rrymës alternative.
Pjesët kryesore të sistemit elektroenergjetikë janë:
-       Centralet elektrike që bëjnë gjenerimin e energjisë elektrike,
-	Linjat transmetuese, të cilat bëjnë transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë,
-	Nënstacionet me stabilimente,  dhe 
-	Ngarkesat, të cilat e shpenzojnë  (konsumojnë) energjinë elektrike.
Në figurën 1.1 janë treguar pjesët kryesore të një sistemi elektroenergjetik.
<gallery>
((Ns: file)): http://sq.wikipedia.org/wiki/Skeda:Sistemi_elektroenergjetik.jpg| Si bëhet shperndarja e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit.
</gallery>
Ku centralet elektrike bëjnë shndërrimin e energjisë të thëngjillit, naftës ose gazit natyror, ose energjinë potenciale të ujit, ose energjinë nukleare në energji elektrik.
Gjeneratori qe gjindet ne central  prodhon energjinë elektrike në formë të tensionit dhe rrymës. Tensioni i gjeneratorit sillet rreth 11-25kV, i cili është i pamjaftueshëm për bartjen e fuqisë në largësi të mëdha. Kështu, në transformatorin afër gjeneratorit, tensioni rritet dhe njëherësh rryma zvogëlohet që të mundësoj bartjen e energjisë në distanca më të largëta.
Ku nga figura shifet se tensioni rritet deri në 400kV.
Dhe këto linja 400kV quhen linja transmetuese ku bejnë lidhjen e termocentralit kosoves B, me nënstacionet e Shkupit, Nishit, Podgorices.
Pasi që prodhohet energjia elektrike në centrale pastaj permes linja 400kV bartet deri të nënstacioni i tensioni të lart (400\2230)kV. Nënstacionet i furnizojnë ngarkesat nëpërmjet transformatorëve dhe stabilimenteve shpërndarëse. Transformatori ndryshon tensionin dhe rrymën. Stabilimenti shpërndarës mbron sistemin. Pjesë shumë e rëndësishme e stabilimentit shpërndarës është çelësi elektrik i cili automatikisht ndërprenë ( hap) linjën në rast të prishjes.Ku këto nënstacioni perdoren për lidhjen e kosovës me shtete tjera.Pastaj ndërmjet linjave bartese(transmetuese) 230kV bëhet bartja e energjis elektrike në nënstacionet e tensioni te lartë(230\110)kV ku permes linjave bartese 110kV bartet deri te nenstacioni bartes(110\10)kV ku në nënstacionin shpërndarës tensioni ulet dhe pastaj furnizon linja e veçanta të cilat e shpërndajnë energjinë përgjatë rrugëve. Tensioni shpërndarës që përdoret tek ne është 10 kV, por sipas normave IEC për disa vite duhet të kalohet në 20 kV. 
Secila linjë shpërndarëse furnizon disa transformator shpërndarës përgjatë linjës. Zakonisht transformatorët shpërndarës montohen në vend të caktuar në lagje të qytetit, në pjesën e brendshme të objekteve të parapara për këtë qëllim, apo në shtylla dhe ulin tensionin në 400/230 V. Linjat e tensionit të ulët furnizojnë shtëpitë, qendrat tregtare dhe ngarkesat lokale..