Revision 1167037 of "Jevgjit" on sqwiki

{{pp}}
'''Jevgjit''' është një term që përdoret për një popull në [[Shqipëri]] i cili konsiderohet i ngjashëm me romët nga shumë persona, por vetë jevgjit mendojnë se kanë prejardhje nga [[Egjipti]] dhe nuk pranojnë të identifikohen me romët të cilët kanë ardhur nga India. 

== Emra të tjerë ==
Jevgjit është një term që përdoret më shumë në Shqipërinë e jugut dhe të mesme, ku gjithashtu thirren dhe ''evgjit''. Në Shqipërinë e veriut dhe [[Kosovë]], jevgjit thirren ''magjypë'' ose ''magjupë''. Vetë jevgjit apo magjypët, së fundmi e thërrasin veten ''egjiptianë'', ''egjyptianë'' apo ''egjiptas''. 

== Historia ==
Prejardhja e saktë e jevgjve nuk dihet. Nëse studimet gjenetike do t'i nxirrnin të përafërt me romët, atëherë prejardhja e tyre do të ishte [[India]]. Por jevgjit e kundërshtojnë këtë teori, duke këmbëngulur se janë me prejardhje nga Egjipti dhe disa të tjerë të quajtur Ashkalij, thonë se kanë prejardhjen nga [[Persia]]. 
Jevgjit, magjypët, egjiptianët dhe ashkalijtë, flasin vetëm shqip si gjuhë amtare, kurse romët flasin gjuhën rome, ose gabelishte. Jevgjit konsiderojnë se nuk kanë asnjë prejardhje të përbashkët me romët. 
 
Ka dy teori mbi prejardhjen e jevgjeve në Shqipëri : 
* 1)mendohet se  kanë ardhur në Shqipëri fillimisht në [[Shekulli III|shek. III]]-[[Shekulli II|II]] para e.s. si ushtare (ishin farkëtare, kovaç dhe kujdeseshin për armët; zanat ky që është ruajtur deri në kohet e fundit) dhe më pas rreth shek. II te e.s. si mërgimtare nga Persia ose Egjipti.
* 2) Janë romë të asimiluar.

Pika nr. 3 është një nga hipotezat më mirë të pranuara nga shoqëria shqiptare, edhe pse vetë dy etnitë (egjiptiane dhe ajo rom) shprehen se janë dy etni të veçanta pra me origjinë të ndryshme, dhe pika më në favor të këtij pohimi mbetet gjuha që tek romët mbetet akoma, ndërsa tek etnia egjiptiane ka humbur tërësisht.  Pas kësaj vijnë edhe gjëra të tjera siç është filozofia e jetës (endacake për romët dhe sedentare për jevgjit), etj.
Autoritet shqiptare i kanë raportuar Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Diskriminimit Racial (CERD) që komuniteti egjiptian në Shqipëri është integruar plotësisht në shoqërinë shqiptare (UN [[11 Gusht]] [[2003]], para. 8), dhe në bazë të realitetit shqiptarë ku ka varfëri dhe kualitet jete të ulët të përgjithshëm ky pohim nuk është larg realitetit.  Megjithatë shoqëria shqiptare konsideron jevgjit si "të ndryshëm" dhe "jo te barabartë" (CEDIME-SE Gusht [[2000]], 14).

== Qëndrimi i Egjiptit ==
Shteti shqiptar e cilëson si komunitet, edhe pse ka vite që liderët e Shoqatës së Egjyptianëve ("Bashkimi i Egjyptianëve të Shqipërisë"), i kanë kërkur institucioneve më të larta të shtetit, si dhe organizatave ndërkombëtare, që tua njohin statusin e minoritetit. Jevgjit pretendojnë se kanë origjinën nga Egjipti, duke e konsideruar atë si atdheun e tyre. Por Ambasada Egjiptiane në Tiranë ka lëshuar një deklaratë, sipas së cilës ajo nuk e njeh minoritetin egjyptian në Shqipëri dhe se ata nuk kanë lidhje me egjiptianët në Egjipt.<ref>http://www.crca.org.al/o_s/politika/minoritetet.html</ref>

== Shpërndarja ==
Komuniteti egjyptian është i përhapur në tërë Shqipërinë. Një pjesë e vogël jeton në vendet rurale, kurse pjesa më e madhe është e vendosur në zonat urbane, me lagjet me emra të vacantë, të njohura historikisht nga të gjithë si lagje egjyptiane të Tiranës, por ngjashëm me [[Tiranë]]n, egjyptianët gjenden pothuajse gjithkund: në [[Kavajë]], Lushnjë, Cërrik, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Berat, [[Shkodër]], etc. ata njihen si njerëz paqësor, kjo është edhe arsyeja se nuk njihet ndonjë rast tipik kriminaliteti nga ky komunitet.

== Shiko edhe këtë ==

== Lidhje të jashtme ==

=== Burimet ===
{{ref}}

* Alb Muzika [in Albanian]. 15 February 2004. Donika Anxhaku and Zenel Anxhaku. "Serenatat Korçare: Si Linden ne Vitet '30 dhe Kush i Kendoe." <http://www.albmuzika.com/serenatat_korcare.htm> [Accessed 16 Mar. 2004]
* Center for Documentation and Information on Minorities in Europe - Southeast Europe (CEDIME-SE). August 2000. "Minorities in Southeast Europe: Roma of Albania." (Greek Helsinki) <http://www.greekhelsinki.gr/pdf/cedime-se-albania-roma.doc> [Accessed 24 Feb. 2004]
* European Commission Against Racism and Intolerance (ECRI). 3 April 2001. Second Report on Albania: Adopted 16 June 2000 . (CRI [2001] 2) <http://www.eumap.org/library/datab/Documents/1056120862.91/albania.pdf> [Accessed 24 Feb. 2004]
* European Roma Rights Center (ERRC). 2002. Roma Rights No. 1. Hermine De Soto and Ilir Gedeshi. "Dimensions of Romani Poverty in Albania." <http://www.errc.org/rr_nr1_2002/noteb3.shtml> [Accessed 24 Feb. 2004]
* _____. June 1997. No Record of the Case: Roma in Albania . <http://www.errc.org/publications/reports/albania.pdf> [Accessed 16 Mar. 2004]
* International Women Shield (IWS), Daphne Initiative [in Italian]. 1997. Elsa Ballansi et al. La Prostituzione: la societa'in dilemma: Progetto dell'Associazione "In aiuto della donna albanese" finanziato da BE, programma phare democrazia. <http://www.euproject.it/daphne/ricerca.PDF>
* United Nations (UN). 11 August 2003. Committee on the Elimination of Racial Discrimination. Consideration of Reports, Comments and Information Submitted by States Parties Under Article 9 of the Convention. Initial Report and Second, Third and Fourth Periodic Reports of Albania . (CERD/C/SR.1585) <http://www.unhchr.ch/tbs/doc.nsf/0/be68fc5b7556d2dfc1256d8700275db6/$FILE/G0343452.doc> [Accessed 24 Feb. 2004]


{{cung}}

[[Kategoria:Popuj]]

[[ace:Sukèë Rom]]
[[af:Roma]]
[[an:Pueblo chitán]]
[[ar:غجر]]
[[az:Qaraçılar]]
[[bar:Roma]]
[[be:Цыганы]]
[[be-x-old:Цыганы]]
[[bg:Цигани]]
[[br:Romed]]
[[bs:Romi]]
[[ca:Gitanos]]
[[cs:Romové]]
[[cv:Чикансем]]
[[da:Roma (folkeslag)]]
[[de:Roma]]
[[el:Ρομά]]
[[en:Romani people]]
[[eo:Ciganoj]]
[[es:Pueblo gitano]]
[[et:Mustlased]]
[[eu:Ijito]]
[[fa:کولی]]
[[fi:Romanit]]
[[fiu-vro:Mustlasõq]]
[[fr:Roms]]
[[fy:Roma (folk)]]
[[gag:Çingenelär]]
[[gl:Pobo xitano]]
[[he:צוענים]]
[[hi:रोमा (लोग)]]
[[hr:Romi]]
[[hu:Cigányok]]
[[hy:Գնչուներ]]
[[id:Orang Rom]]
[[it:Rom (popolo)]]
[[ja:ロマ]]
[[ka:ბოშები]]
[[kk:Сығандар]]
[[ko:롬 (민족)]]
[[la:Zingari]]
[[lb:Zigeiner]]
[[lt:Čigonai]]
[[lv:Čigāni]]
[[mk:Роми]]
[[mr:रोमा जिप्सी]]
[[nl:Roma (volk)]]
[[nn:Sigøynarar]]
[[no:Sigøynere]]
[[os:Цигайнаг адæм]]
[[pdc:Zigeiner]]
[[pl:Romowie]]
[[pt:Ciganos]]
[[rmy:Романэ мануша]]
[[ro:Romi]]
[[ru:Цыгане]]
[[rue:Циґане]]
[[scn:Gitani]]
[[sh:Romi]]
[[simple:Roma people]]
[[sk:Rómovia]]
[[sl:Romi]]
[[sr:Роми]]
[[sv:Romer]]
[[ta:ரோமா மக்கள்]]
[[th:ชาวโรมานี]]
[[tr:Çingeneler]]
[[uk:Цигани]]
[[ur:رومینی]]
[[vi:Người Di-gan]]
[[xmf:ჩაჩანეფი]]
[[yi:ציגיינער]]
[[zh:罗姆人]]