Revision 1205178 of "Kosova Lindore" on sqwiki[[Presheva]]<ref>[http://www.kosovalindore.com/histori/presheva-ne-banovinen-e-vardarit-me-vitin-193031/ KosovaLindore – Portal Informativ » PRESHEVA NË BANOVINËN E VARDARIT MË VITIN 1930/31<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>, [[Bujanoci]], [[Medvegja]] si dhe me 730 vendbanime tjera shqiptare të trekëndshit në gjiun e [[Toplica|Toplicë]]s të cilat gjenden dhe njihen si [[Kosova lindore]] në kontuinitet te [[Lugina e Preshevës]].[[Figura:Presheva11.JPG|thumb|300px|right|Pamje e Preshevës]]
Kjo [[Luginë e Preshevës]] në perëndim është e mbështetur, sikur të jetë e mbrojtur me vargmalin e [[Karadaku]]t të [[Shkupi]]t, e njohur si karadak i [[Preshevë]]s, nga lindja me Malet e [[Rujeni]]t. Pjesa e luginës shtrihet në drejtimin veri – jug në formë të pandërprerë nga Ristovci në veri, e në jug në drejtim të Preshevës dhe të [[Kumanovë]]s. [[Ristovc]]i deri ne vitin 1912 ka qenë pikë kufitare, kur [[Presheva]] e [[Bujanoc]]i, pra edhe [[Maqedonia]] dhe [[Kosova]] “shlirohen” nga ushtria serbe, fqinje kjo e pa ngopur për toka të reja dhe zgjerime territoriale. Për së gjati kësaj Lugine kalojnë rrugët – magjistralja dhe hekurudha, të cilat e lidhin [[Europë]]n me [[Azi]]në përmes [[Greqi]]së. Kjo lidhje natyrore transite e bënë që [[Lugina e Preshevës]] të jetë me rëndësi të madhe strategjike dhe të ketë një peshë specifike politike për kohën kur ajo pa dëshirën e popullatës mbetet me Serbinë, sepse në atë kohë kishte rezistuar edhe me armë. Mirëpo në fillimin e shekullit XXI, kur tanimë jemi dëshmitar të proceseve përfundimtare të formimit të plotë të Bashkësisë Evropiane në të cilën janë duke u përfshirë edhe shtetet e Evropës Juglindore, kjo rëndësi strategjike – politike nuk do ta ketë më atë vlerë dhe rëndësi, sepse edhe ajo do të jetë pjesë e Evropës së bashkuar. Lugina e Preshevës në veri kufizohet me Serbinë jugore, në jug me Maqedonin perendimore, nga lindja e ka [[Bullgari]]në, e në perëndim me [[Kosovë]]n. Pra, nga jugu dhe perëndimi jemi të mbështetur fuqishëm në trungun e ndarë shqiptar, që pas mbarimit të luftës së dytë botërore. Tërsia ndhe shtrirja gjeografike në një gjatësi prej 200 km dhe me gjerësi prej 5-6 km, të vijës ajrore dhe me një dendësi të popullatët etnike shqiptare më të madhe në rajon.<ref>[http://ternoci-press.99k.org/?p=283 Si do të përsëritet gabimi i para gjashtëdhjetë viteve?!]</ref>
== Trekëndshi i Toplicës ==
“Krysheci me pesë fshatra dhe me 1500 frymë shqiptarësh...”<ref>Dokumente të shekullit XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, I. Tiranë, 1989, fq. 373.</ref>.730 vendbanime tjera shqiptare të trekëndshit të Toplicës, që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kur edhe patën filluar planet jo vetëm për pushtimin e tokave shqiptare, por edhe për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. ...” <ref>Sipas shenimeve të kohës “Naçertanija” e Ilija Garashaninit </ref> Ishte një platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Ky program ishte konstruktuar në vitin 1844, ndërkohë që ishte realizuar gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878, ku janë përzënë nga trojet shekullore afro 700 vendbanime. Në “Regjistrimin turk të vitit 1455.<ref>Sipas Jovan Cvijiqit, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumë të tjerëve</ref>. Pra edhe pse kjo trevë qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorë të ndryshëm serbë përpiqen që shqiptarët t'i nxjerrin si kolonizues të tokave serbe, familjet shqiptare si kolonizues kanë depërtuar deri në Toplicë,Leskoc, Vrajë e gjetiu pas “ dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb deri në mes të shek.XIX vetëm në rrethinë të Leskocit dhe të Prokuplës ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare. Nga Sanxhaku i Nishit, kryesisht u vendos në territorin e Kosovës së sotme, disa u vendosën në territorin e Maqedonisë, e shumë prej tyre të mjerë përfunduan jashtë Kosovës, tej Bosforit, në shkretirat e Anadollit e më gjerë. Sipas statistikave turke okupatori serb në sanxhaqet e Nishit dhe të Pirotit do t’i përvetësoj për koloët sllavë 48.000 shtëpi të shqiptarëve, 42.000 shtalla bagëtish, 18.000 hambarë drithërash, 48.000 maxhe buke. Nga çdo shtëpi serbët kishn rrëmbyer nga Nishi deri te Prishtina prej 20 e deri në 4000 dele, 3 deri 50 lopë, 40.000 kuaj, 50.000 qerre dhe mjete të tjera shtëpiake të shqiptarëve.*|[[http://sq.wikibooks.org/wiki/Kolonizimi_Serb_i_Kosov%C3%ABs/4]]
Pushteti serb me 3 janar 1880 nxjerr Ligjin për viset e reja të kolonizuara. Me këtë ligj regjimi serb e përligji plaçkitjen e cila është bërë në popullatën shqiptare të Sanxhakut të Nishit. Pronat shqiptare pa kurrfarë kompenzimi u morrën nga pushteti serb. Në to u vendosën shumë familje nga viset e ndryshme të Serbisë dhe një numër vogël edhe nga treva e sotme e Kosovës. Më 1879 ishte themeluar komisioni për kolonizim. Secili sllav kishte të drejtë të shkruaj lutje për të marrë tokë të braktisur në të ashtuquajturin “Arnautllëk”. Lidhur me këtë Franc Kanic, thekson se 7500 persona në valën e parë janë lajmëruar për kolonizim në Toplicë deri të Molla e Kuqe afër Nishit.<ref>Shaban Braha, Idriz Seferi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Tiranë, 1982, fq. 23.</ref>
Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër të tjera, shkruanin: "Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna “ . Të djegura, të shkreta dhe të rrënuara, regjistruesit i kishin shënuar 53 fshatra... qëndër të tjera, shkruante: ''Ato net, shumë familje shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit. Qystendili i Bullgarisë në janar të vitit 1878 ishte përplot shqiptarë''<ref>udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviq </ref>
==Presheva si qender etnike e Kosovës Lindore==
PRESHEVA është një qytet i vogël, qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës, i cili gjendet 50 kilometra në juglindje të saj dhe të Shkupit, pothuajse aq në verilindje të tij afër kufirit të Serbisë dhe mbi vijën hekurudhore. Popullsia e kësaj kazaje ishte rreth 3000 banor.
Kazaja e Preshevës gjendej në skajin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet dhe është e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e Serbisë, nga ana veriperëndimore me kazanë e Gjilanit dhe në jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazanë e Kumanovës.
Në këtë kaza toka është pjellore dhe shumë prodhuese. Rrushi që rritet në këtë kaza është shumë i mirë.
Kazaja e Preshevës përbëhej prej 134 fshatrave, me 39545 banor, shumica e të cilëve janë mysliman (shqiptarë) dhe të tjerët sllavë. Në këtë kaza gjendën rreth 13 xhami, 2 të tjera më të vogla që quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmërie dhe një spital ushtarak.
== Burimet ==
{{reflist}}
<ref>''Përshkrimin për autorin dhe enciklopedinë Kâmûs Al – a’Lâm i kam paraqitur në punimin e mëhershëm me titullin “Gjilani në enciklopedinë Kâmûs Al – a’Lâm të Sami Frashërit” në portalin[[http://www.2lonline.com]]''.</ref>
== Lidhja e jashtme ==
* [http://www.kosovalindore.com Kosava lindore]
* [http://www.bujanoci.com bujanoci.com]
* [http://www.presheva.com/ Presheva.com]
* [http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=38&t=1279&start=30]
[[Kategoria:Shqipëri etnike]]All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?oldid=1205178.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|