Revision 1219283 of "Kosova Lindore" on sqwiki== Kosova lindore ==
[[Kosova Lindore]] .- Regjion në lindje të Kosovës, përkatsishtë Shqipëria Verilindore. Lugina e Preshevës përfshinë teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri.[[Figura:Presheva11.JPG|thumb|300px|right|Pamje e Preshevës]]
Lugina e Preshevës administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, të cilat në atë kohë kishin popullsi shumicë sllave. Qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si në aspektin politik, por edhe nacional[[http://sq.wikipedia.org/wiki/Lugina_e_Preshev%C3%ABs]].
[[Presheva]], [[Bujanoci]] dhe [[Medvegja]] gjendet dhe njihet si [[Lugina e Preshevës]]. Kjo Luginë në perendim është sikur të jetë e mbrojtur me vargmalin e [[Karadaku]]t të [[Shkupi]]t, e njohur si karadak i [[Preshevës]], nga lindja me Malet e Rujenit. Lugina shtrihet në drejtimin veri – jug në formë të pandërprerë nga Ristovci në veri, e në jug në drejtim të Preshevës dhe të [[Kumanovë]]s. [[Ristovc]]i deri ne vitin 1912 ka qenë pikë kufitare, kur [[Presheva]] e [[Bujanoc]]i, pra edhe [[Maqedonia]] dhe [[Kosova]] “shlirohen” nga ushtrija serbe, fqinje kjo e pa ngopur për toka të reja dhe zgjerime teritoriale.Për së gjati kësaj Lugine kalojnë rrugët – magjistralja dhe hekurudha, të cilat e lidhin [[Europë]]n me [[Azi]]në përmes [[Greqi]]së. Kjo lidhje natyrore tranzite e bënë që [[Lugina e Preshevës]] të jetë me rëndësi të madhe strategjike dhe të ketë një peshë specifike politike për kohën kur ajo pa dëshirën e popullatës mbetet me Serbinë, sepse në atë kohë kishte rezistuar edhe me armë. Mirëpo në fillimin e shekullit XXI, kur tanimë jemi dëshmitar të proceseve përfundimtare të formimit të plotë të Bashkësisë Evropiane në të cilën janë duke u përfshirë edhe shtetet e Evropës Juglindore, kjo rëndësi strategjike – politike nuk do ta ketë më atë vlerë dhe rëndësi, sepse edhe ajo do të jetë pjesë e Evropës së bashkuar.Lugina e Preshevës në veri kufizohet me Serbinë jugore, në jug me Maqedonin perendimore, nga lindja e ka [[Bullgari]]në, e në perëndim me [[Kosovë]]n. Pra, nga jugu dhe perëndimi jemi të mbështetur fuqishëm në trungun e ndarë shqiptar, që pas mbarimit të luftës së dytë botërore[[Lugina e Preshevës]]<references/>[[[http://ternoci-press.99k.org/?p=283]]]]
==Presheva==
PRESHEVA është një qytet i vogël, qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës, i cili gjendet 50 kilometra në juglindje të saj dhe të Shkupit, pothuajse aq në verilindje të tij afër kufirit të Serbisë dhe mbi vijën hekurudhore. Popullsia e kësaj kazaje ishte rreth 3000 banor. Kazaja e Preshevës gjendej në skajin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet dhe është e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e Serbisë, nga ana veriperëndimore me kazanë e Gjilanit dhe në jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazanë e Kumanovës. Në këtë kaza toka është pjellore dhe shumë prodhuese. Rrushi që rritet në këtë kaza është shumë i mirë. Kazaja e Preshevës përbëhej prej 134 fshatrave, me 39545 banor, shumica e të cilëve janë mysliman (shqiptarë) dhe të tjerët sllavë. Në këtë kaza gjendën rreth 13 xhami, 2 të tjera më të vogla që quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmërie dhe një spital ushtarak.<ref>''Përshkrimin për autorin dhe enciklopedinë Kâmûs Al – a’Lâm i kam paraqitur në punimin e mëhershëm me titullin “Gjilani në enciklopedinë Kâmûs Al – a’Lâm të Sami Frashërit” në portalin[[http://www.2lonline.com]]''.</ref>
==Lidhja jashtme ==
*|[[Lugina e Preshevës]]|[[http://ternoci-press.99k.org/?p=283]]
*|[[Preshevë]]
*|[[Bujanoc]]
*|[[Beteja e Rekës Raincës]]
{{Gjeo-cung}}
[[Category:Serbi]]
[[Categoria|Kosova Lindore|Shqipëria etnike]]All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?oldid=1219283.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|