Revision 1321029 of "Instituti i statistikës" on sqwiki'''Instituti i Statistikës''' ose '''Instat''' para krijimit të shtetit shqiptar më [[1912]] shërbimi statistikor nuk ekzistonte. Në vitin [[1924]] për herë të parë ekzistonte një zyrë statistikore që mbante evidenca të ndryshme ekonomike pranë Ministrisë së Botorës (mirëmbajtjes së rrugëve) dhe Bujqësisë.
Veprimtaria e kësaj zyre kufizohej në inventarët bujqësore që përfshinin numrin e bujqve dhe llojin dhe sasinë e shfrytëzimit te tokës me bime bujqësore e blegtorale, si dhe ne disa statistika te cekta mbi industrinë, tregtinë, eksport-importet e çmimet.
Për herë të parë shërbimi statistikor në Shqipëri është institucionalizuar me Dekretin nr. 121, dt. 8/04/1940. Sistemi statistikor në shtetin Shqiptar është themeluar me Vendimin nr. 35, dt. 13/01/1945 me krijimin e Drejtorisë së Statistikës të atashuar pranë Këshillit të Ministrave. Më vonë kjo drejtori kaloi nën varësinë e Komisionit të Planit të Shtetit. Sot ky sistem është organizuar në formën e një instituti të veçantë nën varësinë e Këshillit të Ministrave.
Shërbimi statistikor në Republikën e Shqipërisë realizohet nga:
- Instituti i Statistikës (INSTAT).
- Drejtoritë e statistikës në rrethe.
- Drejtoritë(departamentet) e statistikës në ministri dhe institucione të tjera qendrore.
- Zyrat e gjendjeve civile si dhe nga persona juridike e fizike.
== Lidhje të jashtme ==
* http://www.instat.gov.al/
{{cung}}
[[Kategoria:Tiranë]]All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?oldid=1321029.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|