Revision 1326129 of "Puna mekanike" on sqwiki

Për dallim nga kuptimi i punës në jetën e përditshme, në [[fizikë]] '''puna mekanike''' është të zotëruarit e ndonjë force në njëfarë distance. Forca e cila vepron në [[Trupi|trupa]] ndërron [[Shpejtësia|shpejtësinë]] apo bën kompensimin e forcave të tjera të cila veprojnë përkundër lëvizjes. Duke lëvizur trupin nëpër rrafshin e pjerrët zotërohet forca e fërkimit, rëndimi [[Tokë|tokësor]] dhe eventualisht [[Nxitimi|nxitohet]] i trupit.

== Forca F ==
Shembulli më i thjeshtë është lëvizja drejtvizore e trupit gjatë veprimit të forcës konstante, e cila vepron në drejtimin e lëvizjes së trupit. Atëherë puna është e barabartë me prodhimin e forcës <math>F\,</math> dhe distancës së kaluar <math>s\,</math>:

:<math>A = F\, s .</math>

Në qoftë se forca konstante <math>F\,</math> nuk vepron në trupin në drejtim të rrugës <math>s\,</math>, apo nën një kënd <math>\alpha\,</math> ndaj rrugës, atëherë vetëm komponentja e forcës në drejtim të rrugës <math>F\,_s</math> kryen punë:

:<math>A = F\,_s \cdot s </math>

Puna është madhësi skalare e cila mund të jetë pozitive apo negative. Kur është <math>0 < \alpha < \frac{\pi}{2}</math>, puna është pozitive, për <math>\alpha = \frac{\pi}{2}</math> puna është zero, kurse për <math>\frac{\pi}{2} < \alpha < \pi</math> puna është negative. 

Te lëvizjet e njëtrajtshme rrethore forca është gjithnjë normale ndaj rrugës dhe nuk kryen kurrfarë pune. Meqenëse kahu i forcës së fërkimit është i kundërt me kahun e lëvizjes, puna e forcave të fërkimit është negative. Gjatë rënies së trupave forca e rëndimit ka kahun e lëvizjes dhe puna është pozitive. Njësia për punë fitohet nga formula e përkufizimit: ajo është xhauli (J) e barabartë me prodhimin e njësisë së forcës 1 N dhe të njësisë së rrugës 1 m, përkatësisht:

:<math>
1J = 1N \cdot m = 1kg \frac{m^2}{s^2}.
</math>

[[Kategoria:Mekanikë]]
[[Kategoria:Fizikë]]