Revision 1378889 of "Jevgjit" on sqwiki

{{për përmirësim}}
'''MAGJYPET''' është një term që përdoret për një grup kulturore në [[Serbi]] i cili konsiderohet i ngjashëm me romët nga shumë persona, por vetë magjypet hamendesojne se kanë prejardhje nga [[Egjipti]] dhe nuk pranojnë të identifikohen me romët të cilët kanë ardhur nga India. 

== Emra të tjerë ==
Jevgjit është një term që përdoret më shumë në Shqipërinë e jugut dhe të mesme, ku gjithashtu thirren dhe ''evgjit''. Në serbië e veriut dhe [[makedoni]], jevgjit thirren ''magjypë'' ose ''magjupë''. Vetë jevgjit apo magjypët, së fundmi e thërrasin veten ''egjiptianë'', ''egjyptianë'' apo ''egjiptas''. 

Te flasesh per jevgjit ne nje kohe kur mungojne literaturat dhe studimet shkencore eshte e veshtire. Nese nisemi nga tiparet e nje jevgjiti "puro" vihen re tipare mesdhetare ne tonalitete pak te erreta te lekures, sic e pershkruan Herodoti "Nje egjiptian eshte i ngjashem me nje grek te cilit i eshte pigmentuar lekura nga dielli". Perhapja e egjiptianeve ne mesdhe eshte e faktuar nga shkrimet e antikitetit. Ashtu sic eshte e faktuar edhe prezenca e persianeve. Po te futim ketu edhe levizjet migratore te popujve Indoeuropiane, te ndodhura ne ballkan problemi i etnogjenezes behet edhe me i veshtire. Te kthehemi ne kohet e sotme... . Pak a shume ne Shqiperi termi "jevg" perdoret si denigrues per te pershkruar mungesen e higjienes, mungesen e arsimit dhe me shume here per te pershkruar nje njeri me lekure te pigmentuar lehte. Ne kete grupim te quajtur "jevg" biles futen te gjithe personat me lekure te pigmentuar lehte, duke bere barazimin jevg=njeri me ngjyre. Po te hedhesh nje sy ne librat e historise vihet re se njerezit me ngjyre ne ballkan kane disa origjina te njohura ne mase:
1. Egjiptianet e vjeter.
2. Perset
3. Dyndjet barbare te mesjetes (Hunet, Bullgaret, Avaret)
4. Turqit
5. Indianet (Romet).

Ne ditet tona ne Shqiperi ka dy popullsi me lekure te pigmentuar, te cilat kane karakteristika dhe tipare antropologjike te ndryshme nga njera tjetra;
1. Ajo qe ne e quajme "Jevgj", "Evgjite", "Magjupe", "Ashkalinj","Tabake", e cila ka tipare mesdhetare (lekure e pigmentuar lehte, ose jo), europoide, duke perbere nje grupim te vecante kulturor. Kjo popullsi eshte integruar me popullin shqiptar (ne te gjitha aspektet e integrimit kulturor dhe etnologjik).
2. Dhe nje popullsi tjeter te cilen ne e quajme "Gabele", "Kurbeter", "Rome", "Harixhinj", me tipare te theksuara Indo-Mongole. Eshte nje grupim etnik i diferencuar dukshem nga pjesa tjeter e popullsise nga gjuha dhe menyra e jeteses. Nuk eshte integruar ende me popullin shqiptar dhe ndajne kulture dhe hapesire te ndryshme.

Deri ne kete pike problemi behet me i thjeshte, pasi nga 5 grupime origjine, arrihet ne 2 perfundime.
Nga njera ane "Jevgjit", te cilet formojne nje konglomerat qe ka perfshire te gjithe pjestaret me lekure te hiperpigmentuar pavaresisht etnogjenezes, si dhe Romet, te cilet ende pas shekujsh ruajne gjuhen, dhe kulturen e tyre.

Nese problemi i percaktimit te origjines se Romeve eshte i percaktuar tashme nga studimet shkencore, ku ka rezultuar si vend origjine Provinca e Rajastanit (Indi), nisur nga ngjasimet gjuhesore, ato te ADN si dhe ato historike (emigrimi i banoreve te Rajastanit pas pushtimeve te Mahmud Ghazni, nje pushtues nga Kalifati arab), problemi i percaktimit te origjines se "jevgjiteve" eshte i veshtire per te mos thene i pamundur. Sepse nen kete grupim jane perfshire te gjithe njerezit me lekure te hiperpigmentuar te ardhur nga Egjipti i lashtesise, nga Perset e lashtesise, nga dyndjet barbare te mesjetes si dhe se fundmi nga turqit.
Pra kur flitet per "jevgjit" nuk behet fjale per "popull/komb", por per tipare!

Per kete arsye cdo perpjekje per ti quajtur "jevgjit" egjiptiane eshte e pafaktuar dhe jo e sakte!

Sic dihet raca dhe marredheniet sociale nuk shkojne ne te njejtin drejtim. Njerezit ashtu sic bejne tregeti me njeri tjetrin, shkojne ne lufte perkrah njeri tjetrit, punojne token perkrah njeri tjetrit ashtu edhe lidhen ne martesa me njeri tjetrin, e ne fund te fundit "raca dhe seksi jane ne perpjestim te zhdrejte".

Nese ne rastin e Romeve vihet re nje popullsi totalisht e ndare nga pjesa tjeter e popullsise, ne rastin e "jevgjiteve" bashkepunimi, lidhjet sociale dhe territori i njejte eshte i dukshem! Ceshtja Rome eshte nderkombetare, ndersa ceshtja Jevge eshte ceshtje kombetare shqiptare.
"Jevgjit" brenda komunitetit te tyre kane nendarje te shumta sociale, te cilat vijne si rezultat edhe i origjines se tyre, pozites financiare dhe administrative qe kane pasur ne shekuj. Per shembull nje jevg pasardhesit e te cilit kane origjine nga egjiptianet e lashte, tashme eshte krejtesisht i asimiluar ne tipare me popullaten vendase, e njejta gje mund te ndodhi edhe me nje jevg paraardhesit e te cilit ishin turq apo persiane. Dihet se popullata shqiptare dhe ajo turke kane patur lidhje martesore gjate pushtimit, si shembull permendim se gruaja e Sulltan Mehmetit ishte shqiptare, dhe nga ana tjeter gruaja e Iljaz Bej Mirahorit (themeluesit te Korces) ishte turke, e njejta gje ka ndodhur dendur, dhe jo vetem ne Shqiperi, duke bere qe te vijne ne jete pasardhes me tipare te mesme e deri te padallueshme nga popullsia vendase.
Ajo qe mund te thuhet eshte se "Jevgjit" jane grup etno-kulturor dhe asesi grup racor. Nje "jevgjit" mund te jete i bardhe, mund te jete flokekuq, mund te jete bjond me sy bojeqielli etj, ashtu sikunder ndodh shpesh qe edhe nje jo-jevg, mund te jete me lekure te pigmentuar lehte.

Romet historikisht kane patur si profesione te tyre, muziken, argetimin, cirkun, dhe disa zeje di thurrja e thuprave.

Jevgjit historikisht kane patur si profesione te tyre, perpunimin e hekurit, bujqesine, sherbimin ushtarak, duke vazhduar me tej edhe me zejet dhe mjeshterite e tilla si qendisja, qilimat, sixhadet etj.

Ne kohet moderne Romet vazhdojne ende te mbeten te pa integruar, gje e cila nuk mund te thuhet per "jevgjitet", te cilet jane arsimuar, kane fituar pozite financiare dhe sociale duke filluar qe prej kohes se Zogut I.

Gjate komunizmit, nese Romeve u jepej si pune thurrja e thuprave etj., "jevgjiteve" zakonisht u eshte dhene pune njelloj si klases se mesme ne Shqiperi, ka pasur mjaft raste te avancimit ne karriere si dhe te marrjes se pozitave drejtuese ekonomike dhe politike.

== Qëndrimi i Egjiptit ==
Shteti serbisë e cilëson si komunitet, edhe pse ka vite që liderët e Shoqatës së Egjyptianëve ("Bashkimi i Egjyptianëve të Shqipërisë") i kanë kërkur institucioneve më të larta të shtetit, si dhe organizatave ndërkombëtare, që t'ua njohin statusin e minoritetit. Jevgjit pretendojnë se kanë origjinën nga Egjipti, duke e konsideruar atë si atdheun e tyre. Por Ambasada Egjiptiane në beogradë ka lëshuar një deklaratë, sipas së cilës ajo nuk e njeh minoritetin egjyptian në Serbië dhe se ata nuk kanë lidhje me egjiptianët në Egjipt.<ref>[http://www.crca.org.al/o_s/politika/minoritetet.html Minoritetet ne Shqiperi<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën -->]</ref>

== Shpërndarja ==
Komuniteti egjyptian është i përhapur në tërë Serbinë. Një pjesë e vogël jeton në vendet rurale, kurse pjesa më e madhe është e vendosur në zonat urbane, me lagjet me emra të vacantë, të njohura historikisht nga të gjithë si lagje egjyptiane të beogradit, por ngjashëm me [[beogradë]]n, egjyptianët gjenden pothuajse gjithkund: në [[Kavajë]], Lushnjë, Cërrik, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Berat, [[Shkodër]], etc. ata njihen si njerëz paqësor, kjo është edhe arsyeja se nuk njihet ndonjë rast tipik kriminaliteti nga ky komunitet.

== Shiko edhe këtë ==

== Lidhje të jashtme ==

=== Burimet ===
{{ref}}

* Alb Muzika [in Albanian]. 15 February 2004. Donika Anxhaku and Zenel Anxhaku. "Serenatat Korçare: Si Linden ne Vitet '30 dhe Kush i Kendoe." <http://www.albmuzika.com/serenatat_korcare.htm> [Accessed 16 Mar. 2004]
* Center for Documentation and Information on Minorities in Europe - Southeast Europe (CEDIME-SE). August 2000. "Minorities in Southeast Europe: Roma of Albania." (Greek Helsinki) <http://www.greekhelsinki.gr/pdf/cedime-se-albania-roma.doc> [Accessed 24 Feb. 2004]
* European Commission Against Racism and Intolerance (ECRI). 3 April 2001. Second Report on Albania: Adopted 16 June 2000 . (CRI [2001] 2) <http://www.eumap.org/library/datab/Documents/1056120862.91/albania.pdf> [Accessed 24 Feb. 2004]
* European Roma Rights Center (ERRC). 2002. Roma Rights No. 1. Hermine De Soto and Ilir Gedeshi. "Dimensions of Romani Poverty in Albania." <http://www.errc.org/rr_nr1_2002/noteb3.shtml> [Accessed 24 Feb. 2004]
* _____. June 1997. No Record of the Case: Roma in Albania . <http://www.errc.org/publications/reports/albania.pdf> [Accessed 16 Mar. 2004]
* International Women Shield (IWS), Daphne Initiative [in Italian]. 1997. Elsa Ballansi et al. La Prostituzione: la societa'in dilemma: Progetto dell'Associazione "In aiuto della donna albanese" finanziato da BE, programma phare democrazia. <http://www.euproject.it/daphne/ricerca.PDF>
* United Nations (UN). 11 August 2003. Committee on the Elimination of Racial Discrimination. Consideration of Reports, Comments and Information Submitted by States Parties Under Article 9 of the Convention. Initial Report and Second, Third and Fourth Periodic Reports of Albania . (CERD/C/SR.1585) <http://www.unhchr.ch/tbs/doc.nsf/0/be68fc5b7556d2dfc1256d8700275db6/$FILE/G0343452.doc> [Accessed 24 Feb. 2004]


{{cung}}

[[Kategoria:Popuj]]