Revision 1637284 of "Përdoruesi:Flladimi/Shpellat Bhaja" on sqwiki[[File:Bhaja Caves Amit R Mahadik 09.jpg|thumb|thumb|Stupa në Shpellat Bhaje]]
'''Shpellat Bhaja ose Bhaje''' janë një grup prej 22 shpellash shkëmbore që datojnë nga shekulli i II p.e.s.<ref name=INDIA-ASI>{{cite web|title=Ticketed Monuments - Maharashtra Bhaja Caves, Bhaja|url = http://asi.nic.in/asi_monu_tktd_maha_bhajacaves.asp|publisher=Archaeological Survey of India, Government of India|accessdate=5 korrik 2013}}</ref> që gjendenë në distriktin Pune, afër Lonavala-s në [[Maharashtra]]. Shpellat janë rreth 122 metra mbi fshatin Bhaja,<ref name=MAHARASHTRA>{{cite web|title=Chapter 20 Places of interest|url = http://cultural.maharashtra.gov.in/english/gazetteer/Poona/PART%20VI/Chap%20(20)/Places%20Of%20Interest.htm|publisher=Maharashtra Government - Tourism and Cultural Dept|accessdate=6 korrik 2013}}</ref> në një rrugë të rëndësishme të lashtësisë që shkonte nga [[Deti arabik]] në lindje në rrafshirën e Dekanit.<ref name="public">{{cite web|url=http://www.public.iastate.edu/~tart/arth382/lecture7.html|title=Later Andhra Period India|accessdate=24 janar 2007}}</ref> Mbishkrimet dhe tempulli shpellor janë të mbrojtura si një monument kombëtar nga Archaeological Survey of India me ligj.<ref>{{cite web|title=List of the protected monuments of Mumbai Circle district-wise|url=http://www.asimumbaicircle.com/images/list-of-protected-monuments-n-forts.pdf}}</ref> I përkasin sektit budist Hinayana në Maharashtra.<ref name=INDIA-ASI /> Shpellat kanë një numër stupash, një nga hollësitë e tyre karakteristike. Zbulimi më i rëndësishëm është ''chaityagrha'' e saj (Shpella XII), që paraqet prototipin e arkitekturës prej druri dhe një tavan me kupolë në formë patkoi. [[Vihara]] e saj (Shpella XVIII) ka një verandë me shtylla përballë dhe është e zbukuruar me relieve unike.<ref name=AHIR191>D. C. Ahir: Buddhist sites and shrines in India: history, art, and architecture; 2003, 1st edition, Sri Satguru Publication, Delhi, isbn 8170307740, fq. 191</ref> Këto shpella janë të shquara për paraqitjen e vetëdijes së arkitekturës prej druri.<ref name=INDIA-ASI /> Skalitjet provojnë se tabla – një instrument me perkursion – përdorej në [[India|Indi]] të paktën prej dy mijë vjetësh. Skalitjet tregojnë një grua duke luajtur me tabla dhe një tjetër grua duke kërcyer.
==Arkitektura==
[[File:Stone carvings at Bhaje caves.jpg|309px|thumb|left|Një reliev që paraqet një grua duke luajtur tabla]]
Shpellat Bhaja kanë projekt të ngjashëm me [[Shpellat Karla]]. Monumenti më mbresëlënës ësthë faltorja e madhe — chaityagriha — me një hyrje të hapur me hark në formë patkoi; sipas Archaeological Survey of India, chaityagrha është aspekti më i shquar i shpellave dhe një nga më të hershmet e këtij tipi.<ref name=INDIA-ASI /> Chaitrya ka relieve unike nga [[mitologjia indiane]]. Shpellat e tjera kanë një navatë dhe korridor me një absidë që ka një tupa solide dhe korridor rrethor rreth absidës, që ofron një itinerar qarkor.<ref>{{cite web|url=http://www.kamat.com/database/content/architecture/index.htm|title=5000 Years of Indian Architecture|accessdate=14 mars 2007|archiveurl = http://web.archive.org/web/20070414175214/http://www.kamat.com/database/content/architecture/index.htm|archivedate=14 prill 2007|deadurl=no}}</ref>
Chaityagraha ka disa imazhe të [[Buda|Budës]]. Mbishkrimi në një çisternë tregon emrin e një dhuruesi, ''Maharathi Kosikiputa Vihnudata'', nga [[Shekulli II]] i e.s.. Një binar druri regjistron dy mbishkrime të tjera që datojnë nga [[Shekulli II p.e.s.]], që tregojnë se shpellat kanë qenë ndërtuar të paktën prej 2200 vjetësh.<ref name=INDIA-ASI /> Në shpella janë gjetur tetë mbishkrime, disa që paraqesin emrin e dhuruesve.<ref name=AHIR191 />
Skulpturat paraqesin kurora, varëse dhe stoli të rafinuara; ato mund të kenë qenë të ngjyrosura fillimisht me ngjyra të ndezura, por më vonë janë veshur me stuko. Fillimisht shpellat kishin paraqitje simbolike të Budës, karakteristikë e [[Budizmi]]t të hershëm. Pas vitit [[4]] të e.s. Buda paraqitej po ashtu edhe në formën fizike.<ref name=BEHL>{{cite journal|last=Behl|first=Benoy K|title=Grandeur in caves|journal=Frontline|date=Sep 22 – Oct 5, 2007|volume=24|issue=19|accessdate=6 korrik 2013|url=http://www.frontline.in/navigation/?type=static&page=flonnet&rdurl=fl2419/stories/20071005505506600.htm}}</ref>
Pranë shpellës së fundit është një ujëvarë e cila, gjatë stinës musoneve, ka ujë që bie në një pellg të vogël poshtë.<ref name=TRAVLITE>{{cite web|title=Karla & Bhaja Caves: High-Water Mark of Buddhist Architecture|url = http://www.indiatravelite.com/feature/bhajakarlacaves.htm|publisher=India Travelite|accessdate=6 korrik 2013}}</ref>
Këto shpella ofrojnë gjithashtu prova të rëndësishme mbi historinë e tabla-s, një instrument indian me perkursion, pasi skalitje që nga viti [[200 p.e.s.]] paraqesin një grua duke luajtur tabalan dhe një tjetër duke kërcyer.
[[File:The_Bhaje_Caves_05.jpg|thumb|327px|Stupa në Chaityagrha, shpella XII, në shpellat Bhaje]]
==Stupat==
Një pjesë e rëndësishme e monumenteve është një grup prej 14 [[stupa]]sh, pesë brenda dhe nëntë jashtë një gërmimi të parregullt. Stupat janë relike të murgjërve rezident, të cilët vdiqën në Bhaja dhe paraqesin mbishkrime me emrat e tre murgjërve, Ampinika, Dhammagiri dhe Sanghdina.<ref name=AHIR191 /> Një nga stupat paraqet mbishkrime të veneruara ''Stavirana Bhadanta'' në të.<ref name=james22indraji25/> Hollësitë e stupës tregojnë emrin e murgjërve dhe titujt e tyre përkatës.<ref name=GREGORY175>Gregory Schopen: [https://books.google.co.in/books?id=rxdZ-BVNm_IC&printsec=frontcover&source=gbs_ge_summary_r&cad=0#v=onepage&q&f=false Bones, Stones, and Buddhist Monks: Collected Papers on the Archaeology, Epigraphy, and Texts of Monastic Buddhism in India]; [[1996]], University of Hawaii Press, [[Honolulu]], isbn 0824818709, fq. 175</ref> Stupat janë skalitur në mënyrë shumë të rafinuar dhe dy prej tyre kanë një kuti relikesh në pjesën e sipërme. Emrat e murgjërve janë titulluar me ''Theras''.<ref name=223JAMESburgess228>James Burgess: [http://books.google.co.in/books?id=-HgTAAAAYAAJ&printsec=frontcover&dq=bhaja+caves&hl=en&sa=X&ei=1-PWUfWkHoOYrAflz4HYBQ&ved=0CGUQ6AewCTgK#v=onepage&q=bhaja%20&f=false The Cave Temples of India]; kapitulli "The caves in vicinity os Karle and the Bor Ghat"; W.H. Allen & Company, [[1880]], fq. 223–228. Kontrolluar më 5 korrik 2013</ref>
==Shpellat==
;*'''Shpella VI'''
Është një [[vihara]] e parregullt, 4.27 metra katrorë, ka dy qela në secilën anë dhe tre në pjesën e mbrapme. Dritarja chaitya është zbukuruese përgjatë gjithë dyerve të qelës.<ref name=223JAMESburgess228/> këtë vihara e dhuroi gruaja e lëruesit, ''Bodhi'', pasi emri i saj është shkruar në derën e qelisë.<ref name=james22indraji25>James Burgess & Indrājī Bhagvānlal: [http://books.google.co.in/books?hl=en&lr=&id=tnIIAAAAQAAJ&oi=fnd&pg=PR9&dq=%22bhaja+caves%22&ots=k7lXTC1H58&sig=Xc5Fu9e_5iUYqEceH8COPQvNlCk#v=onepage&q=%22bhaja%20caves%22&f=false Inscriptions from the Cave-temples of Western India: With Descriptive Notes &c Volume 10 of Archæological Survey of Western India]; kapitulli “Bhaja Caves and their inscriptions”; [[1881]], Government Central Press, fq. 22–25, kontrolluar më 6 korrik 2013</ref>
;*'''Shpella IX'''
Veranda me figura kafshësh të thyera dhe motive të tjera zbukuruese gjenden në pjesën ballore. Është e ngjashme me Shpellën VIII në [[Shpellat Pandavleni]].<ref name=223JAMESburgess228/>
;*'''Shpella XII'''
Chaitya është 8 metra e gjerë dhe 18 metra e gjatë, me absidë gjysëm-rrethore mbrapa dhe një korridor rreth një metër të gjerë, i ndarë nga navata nga 27 boshte tetëkëndore rreth 3.5 metra të lartë. Dogoba ka një diametër 3.35 metra në dysheme. Kjo është e ngjashme me Shpellat Kondana. Shtylla ka 7 simbole të ndryshme të Budës të paraqitura në formë floreale, gonxhesh, sythash ose gjethesh.<ref name=223JAMESburgess228/>
;*'''Shpella XIII'''
Kjo duket se është shkatërruar ndoshta pasi ishte e ndërtuar prej druri gjatë kohës së lashtë. Është 9.15 metra e gjatë dhe 4.42 metra e thellë. Dallohen modele parmakësh, pak qela dhe një sistem për mbylljen e derës me lloz.<ref name=223JAMESburgess228/>
;*'''Shpella XIV'''
Kjo shpellë është e drejtuar drejt krahut verior 2 metra e gjerë dhe 7.78 metra e thellë, me 7 qela. Në qela mund të vërehen banka prej guri, dritare katrore dhe shtrate prej guri.<ref name=223JAMESburgess228/>
;*'''Shpella XV'''
Mund të arrihet nëpërmjet shkallëve në jug të të Shpellës XIV. Është një vihara e vogël 3.8 metra e gjerë dhe 3 metra e thellë. Ka dy nike gjysëm-rrethore dhe një bankë në krahun e djathtë.<ref name=223JAMESburgess228/>
;*'''Shpella XVI'''
Façata e saj ka 3 harqe chaitya.<ref name=223JAMESburgess228/>
;*'''Shpella XVII'''
Është një [[vihara]] e vogël prej 5.65 metrash e gjatë dhe 3.8 metrash e thellë, me 5 qela, një nga qelat ka në bankë. Ka dy mbishkrime në të, një nga të cilët është i dëmtuar.<ref name=223JAMESburgess228/> Mbishkrimi në derën e qelës përshkruan “dhurimin e qelës nga ''Nadasava'', një ''Naya'' i ''Bhogwati-t''”.<ref name=james22indraji25/> Mbishkrimi tjetër mbi dy puse në pasazh përshkruan “një dhurim fetar të çisternës nga ''Vinhudata'', djali i ''Kosiki-t'', një luftëtar i madh”.<ref name=james22indraji25/>
;*'''Shpella XIX'''
Është një manastir me një verandë. Dera ka figura gardianësh në të dy krahët. Kjo shpellë paraqet [[Surya]]n duke ngarë një karro dhe [[Indra]]n duke ngarë një elefant.<ref name=KNAPP>Stephen Knapp: [http://books.google.co.in/books?id=djI5mL2qeocC&pg=PT568&dq=bhaja+caves&hl=en&sa=X&ei=1-PWUfWkHoOYrAflz4HYBQ&ved=0CEsQ6AewBDgK Spiritual India handbook: a guide to temples, holy sites[,] festivals and traditions]; kapitulli “Karla and Bhaja Caves”; [[2009]], Jaico Publishing, Bombei, isbn 8184950241, kontrolluar më 6 korrik 2013</ref>
<!-- Inner gallery Table start-->
<!--hide class="collapsible wikitable" -->
<!--Show class="wikitable collapsible collapsed" -->
{| class="wikitable collapsible collapsed" style="border-color:transparent; background: transparent; width: 100%; margin: 0; text-align: center;" align="center"
|-
! <div style="font-size:120%; color:black; background-color:#FFC569; vertical-align:top;">Galeri imazhesh</div>
|-
|style="text-align: center; width: 100%; " |
<gallery mode=packed-hover heights=220px>
File:Bhaja Caves Amit R Mahadik 02.jpg|Shkallë për te Shpellat Bhaja.
File:Bhaja Cave Stupa.JPG|Stupa me skulpturë të Gautama Buda-s në Shpellat Bhaja.
File:Bhaja Caves IMG 5465.JPG|Chaityagruha në Shpellat Bhaja.
File:Bhaja Caves Amit R Mahadik 06.jpg|Tavan prej druri në Chaitygruha-n kryesore.
File:Bhaja Caves Amit R Mahadik 08.jpg|Skalitje në Shpellat Bhaja.
File:Bhaja Caves Amit R Mahadik 10.jpg|Shpellat Bhaja.
File:Bhaja Caves Amit R Mahadik 11.jpg|Skalitje në Shpellat Bhaja.
File:Bhaja Caves Amit R Mahadik 12.jpg|Skalitje në Shpellat Bhaja.
File:Bhaja Caves Amit R Mahadik 14.jpg|Ujëvara në Shpellat Bhaja.
File:Bhaje Caves.jpg|Shpellat Bhaja.
File:Bhaja Caves IMG 5599.JPG|Shpellat Bhaja.
File:Bhaja Caves Amit R Mahadik 17.jpg|Shpellat Bhaja.
File:Bhaja Caves IMG 5468.JPG|Shpellat Bhaja.
File:Facade of the Bhaja Caves, Maharashtra, India - 20080525.jpg|Façata e Shpellave.
File:Close view of sculpture round doorway at rightside of verandah of the small Buddhist Vihara, Bhaja Caves, a photo by Henry Cousens.jpg|Karroja e Surya-s duke shtypur një demon (majtas) dhe një person që nget elefantin, me gjasa Indra (djathtas), në Shpellën 19.
File:Close view of sculpture on right side of back wall of verandah of the small Buddhist Vihara, Bhaja Caves (2).jpg|Pamje e afërt e relievit në krahun e djathtë të murit të mbrapëm të viharas së vogël.
File:Greek mythological stone carvings at Bhaje caves near Lonavala.jpg|Skalitje shkëmbore nga [[mitologjia greke]] në Shpellat Bhaje.
File:Bhaja Caves Amit R Mahadik 01.jpg|Shkallët për te Shpellat Bhaja.
File:Panorama Bhaja Caves.jpg|Panoramë e Shpellave Bhaja.
</gallery>
|}
==Referencat==
{{reflist}}
==Bibliografia==
* D. C. Ahir: Buddhist sites and shrines in India: history, art, and architecture; 2003, 1st edition, Sri Satguru Publication, Delhi, isbn 8170307740.
* Gregory Schopen: [https://books.google.co.in/books?id=rxdZ-BVNm_IC&printsec=frontcover&source=gbs_ge_summary_r&cad=0#v=onepage&q&f=false Bones, Stones, and Buddhist Monks: Collected Papers on the Archaeology, Epigraphy, and Texts of Monastic Buddhism in India]; [[1996]], University of Hawaii Press, [[Honolulu]], isbn 0824818709.
* James Burgess: [http://books.google.co.in/books?id=-HgTAAAAYAAJ&printsec=frontcover&dq=bhaja+caves&hl=en&sa=X&ei=1-PWUfWkHoOYrAflz4HYBQ&ved=0CGUQ6AewCTgK#v=onepage&q=bhaja%20&f=false The Cave Temples of India]; kapitulli "The caves in vicinity os Karle and the Bor Ghat"; W.H. Allen & Company, [[1880]], kontrolluar më 5 korrik 2013.
* James Burgess & Indrājī Bhagvānlal: [http://books.google.co.in/books?hl=en&lr=&id=tnIIAAAAQAAJ&oi=fnd&pg=PR9&dq=%22bhaja+caves%22&ots=k7lXTC1H58&sig=Xc5Fu9e_5iUYqEceH8COPQvNlCk#v=onepage&q=%22bhaja%20caves%22&f=false Inscriptions from the Cave-temples of Western India: With Descriptive Notes &c Volume 10 of Archæological Survey of Western India]; kapitulli “Bhaja Caves and their inscriptions”; [[1881]], Government Central Press, kontrolluar më 6 korrik 2013.
* Stephen Knapp: [http://books.google.co.in/books?id=djI5mL2qeocC&pg=PT568&dq=bhaja+caves&hl=en&sa=X&ei=1-PWUfWkHoOYrAflz4HYBQ&ved=0CEsQ6AewBDgK Spiritual India handbook: a guide to temples, holy sites[,] festivals and traditions]; kapitulli “Karla and Bhaja Caves”; [[2009]], Jaico Publishing, Bombei, isbn 8184950241, kontrolluar më 6 korrik 2013.
[[Kategoria:Indi]]
[[Kategoria:Histori]]
[[Kategoria:Shpella]]All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?oldid=1637284.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|