Revision 1680549 of "Jevgjit" on sqwiki

{{Bashkoji|Ashkali}}
{{për përmirësim}}
'''MAGJYPET''' është një term që përdoret për një grup kulturore në [[Serbi]] i cili konsiderohet i ngjashëm me romët nga shumë persona, por vetë magjypet hamendesojne se kanë prejardhje nga [[Egjipti]] dhe nuk pranojnë të identifikohen me romët të cilët kanë ardhur nga India. 
[[File:Ancient Egypt.png|thumb]]
[[File:Pharaoh.svg|thumb]]
== Emra të tjerë ==
Jevgjit është një term që përdoret më shumë në Shqipërinë e jugut dhe të mesme, ku gjithashtu thirren dhe ''evgjit''. Në Serbinë e veriut dhe [[makedoni|Maqedoni,]] jevgjit thirren ''magjypë'' ose ''magjupë''. Vetë jevgjit apo magjypët, së fundmi e thërrasin veten ''egjiptianë'', ''egjyptianë'' apo ''egjiptas''.

Te flasesh për jevgjit ne një kohe kur mungojne literaturat dhe studimet shkencore është e veshtire. Nëse nisemi nga tiparet e një jevgjiti "puro" vihen re tipare mesdhetare ne tonalitete pak te erreta te lekures, sic e pershkruan Herodoti "Nje egjiptian eshte i ngjashem me nje grek te cilit i eshte pigmentuar lekura nga dielli". Përhapja e egjiptianeve në Mesdhe është e faktuar nga shkrimet e antikitetit. Ashtu sic është e faktuar edhe prezenca e persianeve. Po te futim ketu edhe levizjet migratore te popujve Indoeuropiane, te ndodhura ne ballkan problemi i etnogjenezes behet edhe me i veshtire. Pak a shume ne Shqiperi termi "jevg" perdoret si denigrues për te pershkruar mungesen e higjienes, mungesen e arsimit dhe me shume here për te pershkruar një njeri me lekure te pigmentuar lehte. Ne këtë grupim te quajtur "jevg" biles futen te gjithë personat me lekure te pigmentuar lehte, duke bere barazimin jevg=njeri me ngjyre. T'hidhet një sy ne librat e historise vihet re se njerëzit me ngjyre ne ballkan kane disa origjina te njohura ne mase:
1. Egjiptianet e vjeter.
2. Perset
3. Dyndjet barbare te mesjetes (Hunet, Bullgaret, Avaret)
4. Turqit
5. Indianet (Romet).{{Cn}}

Ne ditet tona ne Shqiperi ka dy popullsi me lekure te pigmentuar, te cilat kane karakteristika dhe tipare antropologjike te ndryshme nga njera tjetra;
1. Ajo qe ne e quajme "Jevgj", "Evgjite", "Magjupe", "Ashkalinj","Tabake", e cila ka tipare mesdhetare (lekure e pigmentuar lehte, ose jo), europoide, duke perbere një grupim te vecante kulturor. Kjo popullsi është integruar me popullin shqiptar (ne te gjitha aspektet e integrimit kulturor dhe etnologjik).
2. Dhe një popullsi tjetër te cilen ne e quajme "Gabele", "Kurbeter", "Rome", "Harixhinj", me tipare te theksuara Indo-Mongole. Është një grupim etnik i diferencuar dukshem nga pjesa tjetër e popullsisë nga gjuha dhe menyra e jeteses. Nuk është integruar ende me popullin shqiptar dhe ndajne kulture dhe hapesire te ndryshme.{{Cn}}

Deri ne këtë pike problemi behet me i thjeshte, pasi nga 5 grupime origjine, arrihet ne 2 perfundime.
Nga njera ane "Jevgjit", te cilet formojne një konglomerat qe ka perfshire te gjithë pjestaret me lekure te hiperpigmentuar pavaresisht etnogjenezes, si dhe Romet, te cilet ende pas shekujsh ruajne gjuhen, dhe kulturen e tyre.

Nëse problemi i percaktimit te origjines se Romeve është i përcaktuar tashme nga studimet shkencore, ku ka rezultuar si vend origjine Provinca e Rajastanit (Indi), nisur nga ngjasimet gjuhesore, ato te ADN si dhe ato historike (emigrimi i banoreve te Rajastanit pas pushtimeve te Mahmud Ghazni, një pushtues nga Kalifati arab), problemi i percaktimit te origjines se "jevgjiteve" është i veshtire për te mos thene i pamundur. Sepse nen këtë grupim janë perfshire te gjithë njerëzit me lekure te hiperpigmentuar te ardhur nga Egjipti i lashtesise, nga Perset e lashtesise, nga dyndjet barbare te mesjetes si dhe se fundmi nga turqit.
Pra kur flitet për "jevgjit" nuk behet fjale për "popull/komb", por për tipare. {{Cn}}

Për këtë arsye Çdo perpjekje për ti quajtur "jevgjit" egjiptiane është e pafaktuar dhe jo e sakte.

Sic dihet raca dhe marredheniet sociale nuk shkojne ne te njejtin drejtim. Njerëzit ashtu sic bëjnë tregeti me njeri tjetrin, shkojne ne lufte perkrah njeri tjetrit, punojne token perkrah njeri tjetrit ashtu edhe lidhen ne martesa me njeri tjetrin, e ne fund te fundit "raca dhe seksi jane ne perpjestim te zhdrejte".{{Citim i duhur}}

Nëse ne rastin e Romeve vihet re një popullsi totalisht e ndare nga pjesa tjetër e popullsisë, ne rastin e "jevgjiteve" bashkepunimi, lidhjet sociale dhe territori i njejte është i dukshem !  Çështja Rome është ndërkombëtare, ndërsa çështja Jevge është çështje kombëtare shqiptare.

"Jevgjit" brenda komunitetit te tyre kane nendarje te shumta sociale, te cilat vijnë si rezultat edhe i origjinës se tyre, pozitës financiare dhe administrative qe kane pasur ne shekuj.  Për shembull një jevg pasardhësit e te cilit kane origjine nga egjiptianet e lashte, tashme është krejtësisht i asimiluar ne tipare me popullatën vendase, e njëjta gjë mund te ndodhi edhe me një jevg paraardhësit e te cilit ishin turq apo persiane. Dihet se popullata shqiptare dhe ajo turke kane pasur lidhje martesore gjate pushtimit, si shembull përmendim se gruaja e Sulltan Mehmetit ishte shqiptare, dhe nga ana tjetër gruaja e Iljaz Bej Mirahorit (themeluesit te Korçës) ishte turke, e njëjta gjë ka ndodhur dendur, dhe jo vetëm ne Shqipëri, duke bere qe te vijnë ne jete pasardhës me tipare te mesme e deri te padallueshme nga popullsia vendase.

Ajo qe mund te thuhet është se "Jevgjit" janë grup etno-kulturor dhe asesi grup racor.  Një "jevgjit" mund te jete i bardhe, mund te jete flokëkuq, mund te jete biond me sy bojeqielli etj, ashtu sikundër ndodh shpesh qe edhe një jo-jevg, mund te jete me lëkure te pigmentuar lehte.

Romet historikisht kane pasur si profesione te tyre, muzikën, argëtimin, cirkun, dhe disa zeje di thurja e thuprave.

Jevgjit historikisht kane pasur si profesione te tyre, përpunimin e hekurit, bujqësinë, shërbimin ushtarak, duke vazhduar me tej edhe me zejet dhe mjeshtëritë e tilla si qëndisja, qilimat, sixhadet etj.

Ne kohet moderne Romet vazhdojnë ende te mbeten te pa integruar, gjë e cila nuk mund te thuhet për "jevgjitet", te cilët janë arsimuar, kane fituar pozite financiare dhe sociale duke filluar qe prej kohës se Zogut I.

Gjate komunizmit, nëse Romeve u jepej si pune thurja e thuprave etj., "jevgjiteve" zakonisht u është dhëne pune njëlloj si klasës se mesme ne Shqipëri, ka pasur mjaft raste te avancimit ne karriere si dhe te marrjes se pozitave drejtuese ekonomike dhe politike.

Ne librin "Vite të vegjëlisë" autori shkruan : "...Ata nuk janë me origjinë egjiptiane, por indiane.  Me grupe të mëdha që në kohën e Xhengis Khanit, por edhe më parë, ata kanë emigruar drejt Perendimit.18) Me tej ai shkruan: "Sipas një historiani francez, fjala evgjit nuk vjen nga Egjipti, por nga greqishtja "Iftes" që si duket mund të jetë e lidhur me një lokalitet në Poloponez... Ne në Gjirokastër i quajmë "QIFTO" .19) Dhe në një nga fjalimet e tij "Sa më pëlqen të shetit në keto rrugë" ai shprehet: "... Por kur themi që kanë ardhur nga India Veriperendimore, të kuptohemi: është fjala për këtu e 1500 vjet apo 1600 vjet përpara, pra në kohë të lashta."2O Nga sa u parashtrua më lart, del se ka një farë pështjellimi në përdorimin e emërtimeve për grupin shoqëror te evgjitëve. Ndersa tek Sami Frashëri, Jakov Milja, Andrea Nathanaili, Kosta E. Biri përdoren emërtimet evgjit, jevg, rnagjyp si sinonime midis tyre, tek vepra "Esnafët shqiptarë" emërtimi jevgj përdoret si sinonim i emërtimit cigan, dhe kjo fjalë është përdorur si sinonim i emërtirneve arixhi dhe gabel. KY ËSHTË NJË PERDORIM I GABUAR SEPSE NUK NJIHET KUPTIMI I SAJ! Siç u shpjegua më lart, kjo fjalë është sinonimi i fjalës evgjit. Përdorimi i gabuar i saj vërehet edhe sot në jetën e përditshme nga ana e popullsisë arbëreshe (shqiptare). Kurse për grupin shoqëror me origjinë indiane janë përdorur këto emërtime: cigan, arixhi, gabel, rom.{{Cn}}

== Shpërndarja ==
Komuniteti egjyptian është i përhapur në tërë Serbinë. Një pjesë e vogël jeton në vendet rurale, kurse pjesa më e madhe është e vendosur në zonat urbane, me lagjet me emra të vacantë, të njohura historikisht nga të gjithë si lagje egjyptiane të beogradit, por ngjashëm me [[beogradë]]n, egjyptianët gjenden pothuajse gjithkund: në [[Kavajë]], Lushnjë, Cërrik, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Berat, [[Shkodër]], etc. ata njihen si njerëz paqësor, kjo është edhe arsyeja se nuk njihet ndonjë rast tipik kriminaliteti nga ky komunitet.

== Shiko edhe këtë ==

== Lidhje të jashtme ==

=== Burimet ===
{{ref}}

* Alb Muzika [in Albanian]. 15 February 2004. Donika Anxhaku dhe Zenel Anxhaku. "Serenatat Korçare: Si Linden ne Vitet '30 dhe Kush i Kendoi." <http://www.albmuzika.com/serenatat_korcare.htm> [Accessed 16 Mar. 2004]
* Center for Documentation and Information on Minorities in Europe - Southeast Europe (CEDIME-SE). August 2000. "Minorities in Southeast Europe: Roma of Albania." (Greek Helsinki) <http://www.greekhelsinki.gr/pdf/cedime-se-albania-roma.doc> [Accessed 24 Feb. 2004]
* European Commission Against Racism and Intolerance (ECRI). 3 April 2001. Second Report on Albania: Adopted 16 June 2000 . (CRI [2001] 2) <http://www.eumap.org/library/datab/Documents/1056120862.91/albania.pdf> [Accessed 24 Feb. 2004]
* European Roma Rights Center (ERRC). 2002. Roma Rights No. 1. Hermine De Soto and Ilir Gedeshi. "Dimensions of Romani Poverty in Albania." <http://www.errc.org/rr_nr1_2002/noteb3.shtml> [Accessed 24 Feb. 2004]
* _____. June 1997. No Record of the Case: Roma in Albania . <http://www.errc.org/publications/reports/albania.pdf> [Accessed 16 Mar. 2004]
* International Women Shield (IWS), Daphne Initiative [in Italian]. 1997. Elsa Ballansi et al. La Prostituzione: la societa'in dilemma: Progetto dell'Associazione "In aiuto della donna albanese" finanziato da BE, programma phare democrazia. <http://www.euproject.it/daphne/ricerca.PDF>
* United Nations (UN). 11 August 2003. Committee on the Elimination of Racial Discrimination. Consideration of Reports, Comments and Information Submitted by States Parties Under Article 9 of the Convention. Initial Report and Second, Third and Fourth Periodic Reports of Albania . (CERD/C/SR.1585) <http://www.unhchr.ch/tbs/doc.nsf/0/be68fc5b7556d2dfc1256d8700275db6/$FILE/G0343452.doc> [Accessed 24 Feb. 2004]

[[Kategoria:Njerëz sipas kombësisë]]


{{cung}}