Revision 1828264 of "Vetëvrasja" on sqwiki'''Vetëvrasja''' është akti në të cilin njeriu i merr jetën vetes së vetë me anë të një veprimi të vetëdijshëm. Arsyet e vetëvrasjeve janë nga më të ndryshmet. Arsyet përfshijnë sëmundjet mendore si depresioni , crregullimet bipolare ,skizofrenia , dhe crregullimet e personalitetit , abuzimin me substanca si alkooli dhe benzodiazepinet . Vetevrasje të tjera janë akte impulsive si pasojë e stresit nga problemet financiare ,problemet ne marrdhëniet me të tjerët ose edhe bullying
== Përkufizimet ==
'''Vetëvrasja''' ,e njohur si vetëvrasja e sukseshme ndodh kur personi " merr jetën e tij me dashje " Përpjekja për tu vetëvrarë ose sjellja vetëvrasëse jo fatale quhet '''vetë-lendim''' , pra me dëshiren për ti dhënë fund jetës por që nuk rezulton në ktë akt. '''Asistenca''' '''në vetë-vrasje''' ndodh kur një individ ndihmon një tjetër në kryerjen e këtij akti duke siguruar këshilla ose mjete të nevojshme. Asistenca në vetë-vrasje nuk duhet ngatërruar me '''Eutanazinë'''( [[Euthanasia]]) ku individi merr një rol aktiv në sjelljen e vdekjes ndaj një personi për ta shpëtuar atë nga dhimbja në raste lëndimi,sëmundjesh ose aksidentimi . '''Ideacioni vetë-vrasës''' janë mendimet për vetëvrasjen por jo duke bërë përpjekje aktive për të arritur në vetëvrasje . Ekziston edhe fenomeni i '''vrasjes gjate vetëvrasjes''' në të cilin personi që synon vetëvrasjen synon edhe marrjen e jetëve të tjera në të njëjtën kohë. NJë rast i vecantë i këtij fenomeni është vetëvrasja e zgjeruar ku personi i vrarë shihet si një zgjerim ose vazhdim i personit qe vret dhe vetevritet
Ka debate mbi termin "kryen" (commit) dhe përdorimin e tij për të përshkruar vetëvrasjen . kundërshtia vjen prej faktit se ky term i jep nje ngjyrim kriminal dhe sensin se është dicka e gabuar moralisht dhe mëkat . Ka një konsensus në rritje që të përdoren "vrau veten", "vdiq me shkak vetëvrasjen", " i mori jetën vetes" .Megjithatë në shumicën e rasteve përdoret "kreu vetëvrasje" ,si nëpër gazeta edhe kërkime . Fjala vjen nga latinishta ''suicidium'' që do të thotë " ti marrësh jetën vetes ".
== Shkaqet dhe format ==
'''Gjendja mjeksore'''
Ka një lidhje midis tendencave vetvrasëse dhe problem fizike si dhembje kronike, plagë traumatike në tru, kancer, dështimi i veshkave (që kërkon hemodializë), HIV, dhe lupus (SLE). Diagnoza me kancer e dyfishon rrezikun e vetvrasjes. Në Japoni, problemet shëndetësore zënë vendin e parë për justifikimin e vetvrasjes.
Probleme me gjumin, si insomnia janë faktorë rreziku për depression dhe vetvrasje. Një numër i mad i problemeve të ndryshme shëndetësorë paraqiten me simptoma të ngjashme me çrregullim të gjendjes emocionale si Alzhaimer, tumor në tru etj..
'''Gjendje psikosociale'''
Lloje të ndryshme gjendjesh psikologjike si: depresioni, ankthi, pakënaqësia me jetën, dhe ndjenje e pashpresisë rrisin rrezikun e vetvrasjes. Një paaftësi për zgjidhjen e problemeve, humbja e aftësive që kishin më parë, dhe një kontroll i dobët impulse gjithashtu luajnë një rol. Në njerëz më të rritur perceptimi që nuk janë të nevojitur ka një rol të rëndesishëm. Vetvrasja ku arsyeja që personi nuk ndihet pjesë e shoqërisë quhet vetvrasje egoiste. Numri i vetvrasjeve rritet gjatë periudhës së Krishtlindjeve por një studim trgon se kryhet edhe gjatë ditëlindjeve të personave.
Strese si humbja e një familiari, humbje e punës, ose izolim social rrisin rrezikun. Persona të pamartuar gjithashtu janë në rrezik. Të qënit fetar ul rrezikun e vetvrasjes. Kjo ndodh për shkak të qëndrimit negativ që ka feja ndaj vetvrasjes. Muslimanët kanë një numër më të ulët vetvrasjeje, port ë dhënat që e mbeshtesin këtë nuk janë tepër të besueshme. Gratë në Lindjen e Mesme kanë një numër më të lartë se meshkujt.
Disa mund të vrasin veten për t’u shpëtuar bulizmit ose paragjykimeve, ose një histori e dhunës seksuale (që kontribon përgjithësisht me 20%)
Një tjetër factor është varfëria. Rreth 200.00 fermerë kanë vdekur prej vetvrasjes që nga viti 1997, një pjesë prej problemeve me borxhe. Në Kinë rreziku i vetvrasjes në Kinë është rreth tri herë më i lartë në vende rurale se sa në vende urbane.
'''Media'''
Media, që përfshin internetin, luan një rol të rëndësishëm. Mënyra se si e përshkruan vetvrasjen mund të këtë një impakt negativ. Kur detajet e vetvrasjes me një mënyrë të caktuar janë të paraqitura, mund të rrisin popullaritetin e asaj mënyre.
Ky rrezik është më i madh në adoleshentët të cilët “romantizojnë” vdekjen. Gjithashtu është e paqartë nëse kërkimi në internet mbi vetvrasjen ka lidhje me rrezikun për të.
'''Racionaliteti'''
Vetvrasja racionale është vetvrasja me arsyetim, edhe pse shumica nuk e konisderojnë vetvrasjen asnjëherë racionale. Veprimi i vetvrasjes për të mirën e të tjerëve njihet si vetvrasja altruiste. Një shembull për këtë është kur dikush i thyer në moshë i jep fund jetës së vet për të lene më shumë ushqim për më të vegjlit në komunitet. Vetvrasja në disë kultura inuite shihet si një veprim respekti, kurajoje ose urtësie.
Një sulm vetvrasës (suicide attack) është një veprim politik ku sulmuesi përdor dhunë kundër të tjerëve kur e dinë që do rezultojë në vdekjen e vet. Disa kamikazë janë të motivuar që të bëhen martir. Vrasje-vetvrasje është veprimi I vrasjes, I ndjekur me vetvrasje jo më vonë se një javë nga vrasësi.
Vetvrasje me masë përgjithësisht janë të kryera nën presion social ku pjesmarrësit I japin autonominë e tyre një udhëheqësi. Vetvrasje me masë mund të kenë edhe dy persona, në të cilin rast, që quhet pakti I vetvrasjes (suicide pact).
Në disa rase kur situata është e patolerueshme, disa mund të përdorin vetvrasjen si një mënyrë për t’I shpëtuar realitetit. Disa të përgosur në kampe naziste përqëndrimi preknin gardhet e elektrizuara me qëllim që të vrisnin veten.
== Dallimet gjinore dhe vetëvrasja ==
Femrat bëjnë përafërsisht tri herë më shumë tentativa të vetëvrasjes se sa meshkujt, mirëpo meshkujt aktualisht arrijnë të vrasin veten tri herë më shumë se sa femrat.
Këto dallime/divergjenca duket se janë zvogëluar paksa viteve të fundit. Shkalla e lartë e tentativave të vetëvrasjes tek femrat është e lidhur me faktin se depresioni ato i godet më shumë se burrat, përderisa shkalla e vetëvrasjeve të “suksesshme” tek meshkujt ndoshta ka të bëjë me metodat të cilat ata i zgjedhin për të bërë vetëvrasje; gratë zgjedhin metoda më pak vdekjeprurëse, siç janë: prerja e nyjes së dorës dhe marrja e sasisë së tepërt të pilulave të gjumit; për ndryshim nga meshkujt të cilët zgjedhin të vrasin me armë veten ose të hidhen nga ndërtesat. Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve si tek meshkujt apo tek femrat paraqitet tek të shkurorëzuarit dhe të vejat; vetmia ashtu si dhe mënyra e të kuptuarit të dëmtimit të çështjes personale sigurisht se kontribuon në këtë statistikë. Mashkulli i cili vret veten është i prirë që të motivohet në dështimin e tij në punë kurse femra e cila vret veten është e prirë që motivin për një gjë të tillë ta gjejë në dështimin e saj në dashuri.
== Mosha dhe Vetëvrasja ==
Tek fëmijët nën moshën 14 vjeçare, rastet e vetëvrasjes janë të rralla. Mirëpo, fëmijët mbi këtë moshë të cilët janë vetëvrasës, kanë një personalitet impulsiv dhe hiperaktiv, tregojnë pak dhembje dhe kanë prindër që i abuzojë dhe i neglizhojnë.
Vetëvrasja tek të rinjtë është në rritje e sipër. Në 35 vitet e fundit vetëvrasja tek studentët është trefishuar. Meshkujt ndërmjet moshës 20 dhe 24 vjeç janë më të goditurit. Dy studime të autopsive psikologjike të vetëvrasjeve te kjo moshë kanë bërë të ditur përfshirjen e përdorimit të drogës dhe depresionit si paraprijës të vetëvrasjes.
Në një studim të bërë nga David Shaffer nga Universiteti i Kolumbias ishin analizuar 160 të rinjë që kishin vrarë veten në Nju Jork nga viti 1984 deri në 1986. Ai kishte gjetur shtrirje/mbizotërim të njëjtë të substancave narkotike, por më pak çrregullime depresive. Shumica e vetëvrasjeve ishin bërë nga meshkujt; ata dominonin si në zgjedhjen e armëve vdekjeprurëse për të bërë vetëvrasje, po ashtu edhe në numrin e tentativave për vetëvrasje.
Shkalla e vetëvrasjeve në mënyrë dramatike shënon rritje nga mosha e mesme deri në atë të pleqërisë. Shtimi i depresionit, vetmia, shpërngulja në lokalitete të panjohura, humbja e kuptimit të familjes dhe shoqërisë si dhe humbja e personave që i do janë sigurisht disa prej faktorëve që ndikojnë në shkallën e lartë të vetëvrasjeve tek mosha e vjetër. Në kulturat dhe komunitetet në të cilat të moshuarit janë të respektuar dhe mbesin persona të rëndësishëm në jetën e familjes, vetëvrasjet janë shumë të rralla.
Percy Brigdman, fitues i çmimit Nobel në fizikë dhe pozitivist i njohur amerikan, qëlloi për vdekje veten në moshën 80 vjeçare. Ai ishte i sëmurë nga kanceri dhe kishte dhembje të mëdha. Një ditë para se ta vriste veten, ai ua kishte postuar Universitetit të Harvardit indeksin e veprave të tij të përmbledhura.
== Parandalimi ==
== Vetëvrasja dhe besimi fetar ==
== Vetëvrasja dhe drejtësia ==
{{cung}}
[[Kategoria:Psikologji]]All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?oldid=1828264.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|