Difference between revisions 27432 and 27433 on sqwikibooks

:'''Ç’punë ka greku me Përmetin?!'''

:Ky shteti helen,
:është çudi vërtetë,
:dhe dhi e zgjebosur,
:dhe bishtin përpjetë!


:Se ç'u angazhua,
:gjithë ai shtet.
:për një kishë të vogël,
:atje në Përmet!


:Me një deklaratë,
:bëri kijameti,
:sosi me Himarën,
:nisi me Përmetin!


:Nuk është gjë e mirë,
:ajo që na ndodhi,
:po greku benzinë,
:zjarrit shpejt i hodhi!


:Po grekut ndodhia,
:nuk i përket fare,
:kryeprift është greku,
:po kisha shqiptare!


:Atë që them sot,
:e kam thënë më parë,
:unë jam ortodoks,
:qind për qind shqiptar!


:Reagimi grek,
:nuk më vjen pa pritur,
:se ka disa syresh,
:tek greku janë shitur!


:Te greku janë shitur,
:për pak qelepir.
:që mbështetin prrallat,
:me Vorio Epiri!


:Feja asnjëherë,
:s'njeh e s'ka kufi,
:po punën e vet,
:ka çdo qeveri!


:Ç'punë ka shteti grek,
:se ç'ndodh në Përmet,
:kur aty nuk ka,
:as minoritet!


:Prishja e një kishe,
:s'është mendim i ndritur,
:po brënda Pallatit,
:ajo s'duhej ngritur!


:Ky problem është mbartur,
:nga kohë e Berishës,
:kohë kur u lejua,
:ndërtimi i kishës!


:Po shteti helen,
:nuk ka punë fare,
:se kjo Çështje është,
:vetëm shqipëtare!


:Një kishëz e vogël,
:u prish në Përmet,
:ndodhi në një kohë,
:që ne s'kemi shtet!


:S'di kë të mbështes,
:jam i rezervuar,
:po thonë se kisha,
:qe improvizuar!


:Shumë lajme horror,
:shohim ne të zinjtë,
:por kurrë s'kishim parë,
:në sherr priftërinjtë!

[[Kategoria:Libra]]