Revision 27430 of "Poezi nga Arben Duka" on sqwikibooks:'''Kur do kthehet Rama ?'''
:"Arratia" jote,
:duket e pasosur,
:këtu opozita,
:fare është vuvosur.
:Vuvosja e saj,
:është një gjë e mirë,
po e gjithë jeta,
:këtu keq ka ngrirë.
:Po e gjithë jeta,
:këtu keq ka ngrirë,
:se ti veç një orë,
:qëndrove në zyrë!
:Ty puna ta do
:të shkosh nëpër botë,
:po këtu ne jemi,
:në hutim të plotë.
:Ca nuk kanë vula,
:ca nuk kanë zyra,
:kthehu sa më parë,
:mor të marrtë e mira.
:Askush nuk punon,
:gjithë punët ngrinë,
:ca kanë frikë se ikin,
:ca kanë friké se s'vinë!
:S'duhet të mungosh,
:këtu as një orë,
:jo se dopjo gjashta,
:të mbeti në dorë.
:Të mbeti në dorë,
:s'e them kursesi,
:po që në Qershorë,
:s'kemi qeveri.
:S'kemi qeveri,
:se ata kanë shkuar,
:po dhe ju akoma,
:nuk keni filluar.
:Zërat e pushtetit,
:janë krejt minore,
:u bënë ca drrasa,
:lajme kryesore!
:Them se këtu gjëndja,
:është emergjente,
:ndaj dhe duhen marrë,
:ca masa urgjente!
:Vërtetë ta do puna,
:që kudo të shkosh,
:po tani ca ftesa,
:mund t'i refuzosh!
:Kthehu -Edi-kthehu,
:këtu sa më parë,
:se është gjysmë e punës,
:një fillim i mbarë.
:S'kalohet ylberi,
:direkt natyrisht,
:po këtu të duam,
:edhe fizikisht.
:E gjithë vegjëlia,
:me sy të kërkon,
:s'mund të qeverisësh,
:me një telefon.
:Këtë qeveri,
:shumë e kemi pritur,
:ndaj nga kjo mungesë,
:të gjithë janë mërzitur.
:Të "ngulesh" në zyrë,
:s'ta kërkoj veÇ unë,
:po dhe opozita,
:ka mbetur pa punë.
:Kanë ca ditë që s'dalin,
:nuk po bëjnë hatanë,
:se siÇ duket kunjën,
:veç me ty e kanë!
:Nuk them se ke shkuar,
:për qejf e turizëm,
:po këtu do nisur,
:sa më parë qilizëm.
:Kthehu dhe timonin,
:merre shpejt në duar,
:se tani të gjithë,
:janë të hutuar!
:Këta që ke zgjedhur,
:të gjithë janë të zotë,
:porse firmën tënde,
:askush s'e hedh dot!
:Kthehu sa më parë,
:miku im i vjetër,
:tani pas Obamës,
:s'ke kë takon tjetër!
Tiranë 25 Shtator 2013
***
:'''Zogisti Bujar Nishani në Kishën e Fan Nolit'''
:Se ç'u nis Nishani,
:në rrugë të gjatë,
:në kishën e Nolit,
:shpuri dekoratë!
:Se po bën një kthesë,
:jam krejt optimist,
:se Bujua është shfaqur,
:me kohë si zogist.
:Më shumë për t'i bërë,
:qejfin xha Saliut,
:se Nishani është,
:nga vend' i Avniut.
:Nga Avni Rustemi,
:është mustaqeziu,
:që dajën e Zogut,
:në Paris e shtriu.
:Po nipi e mori,
:hakun për dajiun,
:dhe në pabesi,
:e vrau Avniun.
:Kështu nisën vrasjet,
:e Ahmet legenit,
:ai që ka bustin,
:tek stacion' i trenit.
:Po ti s'je o Bujo,
:me Avniun tim,
:se i vajte mbretit,
:dhe në rrivarim.
:Se i vajte mbretit,
:dhe në rrivarim,
:me urdhër të Salës,
:mbajte dhe fjalim.
:Ndaj deshët ta hiqnit,
:Avniun nga sheshi,
:po neve u sulëm,
:Bujo si rrebeshi.
:Se Avniu është,
:Hero Kombëtar,
:e Ahmeti yt,
:krye tradhëtar.
:Kur vrau Avniun,
:ngriti petkat horri,
:nga Revolucioni,
:i atij Qershori.
:Ç'farë ndodhi më mbrapa,
:Nishan-ti e di,
:Fan S Noli ngriti,
:këtu qeveri!
:Zogu fluturoi,
:si në shtegëtim,
:nga mbret' i Serbisë,
:kërkoi shpëtim.
:Me ushtrinë e serbit,
:"doli" nga gjirizi,
:bashkoi bajoneta,
:dhe Nolin përmbysi.
:Tani historinë,
:e dimë për kodoshin,
:fali Shën Naumin,
:fali dhe Vermoshin.
:I bëri peshqeshe,
:qelbashi Ahmet,
:se udbashët serbë,
:i dhanë prapë pushtet.
:Ai poshtërsinë,
:e ktheu talent,
:po juve Nishan,
:i bëtë monument.
:Kundër kundërshtarëve,
:u sul si një bishë,
:ndaj erdhi Fan Noli,
:fiks tek ajo kishë.
:Këtu vendin nxiu,
:një Ahmet idiot,
:ndërsa Nol Gjeniu,
:u bë thjeshtë dhespot!
:Aty ku dje shkeli,
:këmba e Nishanit,
:u bë kryevepra,
:e Salep Sulltanit.
:Nolin e përzuri,
:dhunë e maskarenjve,
:ndaj shkroi me urrejtje,
:dhe "Anës lumenjëve".
:U bë burrë i lartë,
:majë e katakombit,
:ndaj duhet ta shpallje,
:Nder i Madh i Kombit!
:Po kjo dekoratë,
:do qe krej formale,
:se Fan Noli ngrihet,
:si mal përmbi male.
:Burri më i shquar,
:i gjithë historisë,
:i bën nder gjithë Botës,
:jo veç Shqipërisë.
:Cili komb s’do deshte,
:ta kishte Fan Nolin,
:po juve më shumë,
:nderoni Zogollin.
:Po ti edhe Nolit,
:i shkove tek varri,
:them se do mërzitet,
:me ty Sali marri.
:Them nderimi yt,
:Salën e ka prekur,
:se Saliu është,
:një zogist i thekur.
:Nuk e do më Nolin,
:thotë se është i kuq,
:tok me Të nuk do,
:as një Gurakuq.
:Ti më mirë nga unë,
:e njeh Sali nurin,
:nuk do Gurakuqin,
:as dhe Bajram Currin!
:Ti më mirë nga ne,
:ja di sokëllimën,
:nuk do Bajram Currin,
:as Hasan Prishtinën.
:Të gjithë i mohoi,
:Sala për “Oborrin”,
:dhe përmbi çdo gjë,
:tash urren Qershori,
:Makthet me Qershorë,
:në gjumë e mbytin,
:ndaj mallkon Të Parin,
:dhe më keq Të Dytin!
:Ndaj dhe ka kaluar,
:në zenith të gjamës,
:nga Qershori i Nolit,
:dhe Qershori i Ramës!
:Po ti o Nishan,
:nuk e ndan dovletin,
:se përfaqëson,
:të gjithë unitetin.
:Se përfaqëson,
:të gjithë unitetin,
:është në tagrin tënd,
:të nderosh dhe mbretin.
:Veç kujtimet mbeten,
:rrufe jeta shkon,
:po mbreti nderimin,
:nuk e meriton.
:Them se me Fan Nolin,
:tani je në rregull,
:se gjer aty pari,
:ke qënë si në mjegull.
:Ti edhe Enverin,
:duhet që ta duash,
:se nuk e ke dashur,
:nuk mund të na thuash.
:Se dikur s’ke qënë,
:ashtu si sot je,
:emrin e Enverit,
:në dipllomë e ke.
:Ashtu quhej shkolla,
:ku ne morëm mënde,
:s’di në e ke shkruar,
:në “civinë” tënde.
:Po ç’emër ke vënë,
:ndonjëherë ma thuaj,
:unë për veten time,
:gjithmonë e shkruaj.
:Gjithmonë e shkruaj,
:dhe s’e shkruaj kot,
:se kohën që shkoi,
:s’e ndryshojmë dot.
:S’e ndryshojmë dot,
:o Nishani ynë,
:se askush nuk mundet,
:të prishë historinë!
***
:'''Berisha me Bashën, janë dy kriminelë...'''
:Të më thotë Saliu,
:se unë nuk e di:
:"Si ndihet njeriu,
:kur vret një njeri?!."
:Më thuaj njëçikë,
:plumbat si i qite,
:se në këtë pikë,
:ti je plot kredite?!
:Ti je plot kredite,
:kampion i vërtetë,
:se brënda një dite,
:more katër jetë.
:Janarin e ngjeve,
:ti me vello zie,
:për vete e ktheve,
:në ditë krenarie.
:Shikoje me sy,
:popullin e vrarë,
:dhe garda nga ty,
:urdhër kishte marrë.
:Pas perdes shikoje,
:tamam si një bishë,
:si të tuat roje,
:qëllonin në mish!
:Qëllonin në mish,
:njerëz të pa mbrojtur,
:dhe ti-o Berishë,
:s'ishe një i lojtur.
:Po një kriminel,
:me gjakftohtësi,
:ne kështu na del,
:more ditëzi!
:Ti ishe-o flamë,
:kapak' i tenxheres,
:ne të gjithë të pamë,
:fshehur pas penxheres.
:I pe mirë dhe ike,
:kur rané katër vetë,
:dhe pastaj na shpike,
:stilot pistoletë!
:The e ç'nuku the,
:për ne atë ditë,
:dhe shpérblim i dhe,
:çetës me banditë!
:Ne mirë na kujtohen,
:lehjet si zagari,
:ndaj nuk na harrohen,
:ato ditë Janari.
:S'e harron për jetë,
:këtu Shqipëria,
:popullin e vet,
:vrau qeveria!
:Ashtu si pa dashur,
:nga pakujdesia,
:zullumin ka trashur,
:palo drejtësia!
:Po të gjithë e panë.
:këtu o mallkim,
:të katër u vranë,
:me Paramendim!
:Me Paramendim,
:dhe gjakftohtësi,
:ndaj dhe Çdo Vendim,
:është njé poshtërsi.
:Nuk ka tjetër emër,
:ti je dollibashi,
:por të ka dhënë zëmër,
:atë ditë Lulashi.
:Lulashi që njohim,
:ministrin bufon,
:që sot po e shohim,
:si na bilbilon!
:Si po ndez stuhinë,
:si po sjell rrebesh,
:ky që me Salinë,
:njerëz vranë në shesh!
:Ky që bilbilon,
:tok me babën Salë,
:dhe dot nuk duron,
:nga Rama njé fjalë!!!
:Ti ore kokosh,
:që solle mandatën,
:nuk ke gojë të mbrosh,
:sot administratën.
:Do administrata,
:avoktat vërtetë,
:po jo ty me Salën,
:që vratë katër vetë.
:Jo ti o Lulash,
:me babën Sali,
:këtë unë e quaj,
:një moral të zi.
:Nga punët ca njerëz,
:dhe mund të largohen,
:po këto me vrasjet,
:kurrë s’krahasohen!
:Kam thënë dhe më parë,
:diku për Lulushin,
:që don t’i fërkojnë,
:edhe bibilushin!
:Ndaj dhe po më duket,
:karabush vërtetë,
:se askush për krimet,
:s’ka imunitet.
:Edhe po të jesh,
:Njësh’ i opozitës,
:S’ka-se vrau njerëz,
:m’u në mes të ditës.
:Me mostrat si ju,
:groshi na ka pjellë,
:nga “qëndresa” blu,
:na vjen për të vjellë.
:E shihni si rreket,
:kopja e Saliut,
:që tani mos preket,
:e drejtë e njeriut!
:Si kali balash,
:ditë për ditë na del,
:po ti o Lulash,
:je një kriminel!
:Kështu je Luladhe,
:për hir të vërtetës,
:se është me e madhe,
:e drejta e jetës.
:Je jashtë loje krejté,
:kot që bën si gorre,
:sepse kjo e drejtë,
:është themelore.
:E dimë se ç’ka ngjarë,
:kur revolta plasi,
:kush njerëz ka vrarë,
:s’ka të drejtë të flasi.
:Ç’vendos sot gjykata,
:nuk ka vlerë aspak,
:se ju o mandata,
:kini derdhur gjak.
:E drejta do kthejë,
:pa u tharë loti,
:dhe haka do vejë,
:shumë shpejt tek i zoti.
:Krimi edhe ju,
:në qeli do ngryset,
:dhe sikur këtu,
:bota të përmbyset!
:Prej krimit dhe mundit,
:lodhet njerëzia,
:po në fund té fundit,
:fiton drejtësia.
:Sot akoma jini,
:në një histeri,
:po vendin e kini,
:vetëm në qeli.
:Kur çdo krim vërtetë,
:të kaloi në zigj,
:SHTETI DO JETË SHTET,
:LIGJI DO JETË LIGJ!
***
:'''Epigrame'''
Sipas Diogjenit
:Do të dal në mes të ditës,
:porsi Diogjeni i hershëm,
:do dal me qiri në dorë,
:të gjej një njeri të ndershëm.
Era e hudhrës.
:A e dini,ju o njerëz,
:një fjalë plot ëmbëlsirë:
:"Erë e hudhrës e mbyt keq,
:dhe parfumin më të mirë!."
Të ligut ose qymyrit.
:O qymyr s'të bëj dot mik,
:s'kam lindur për vetmohim,
:kur je i ndezur më djeg,
:kur je i shuar më nxin.
Një e vërtetë e artë.
:E zbulova të vërtetën,
:tani që më erdhën mëntë,
:sa më shumë që i njoh njerzit,
:aq më shumë i dua qëntë.
Mos u gënje.
:Mos u gënje o lum miku,
:qofsh thinjosh apo i ri,
:jo Çdo gjë që ndrin e verdhë,
:është domozdo flori.
Një gomar.
:Një gomar mbetet gomar,
:qoftë i veshur dhe me ar.
Kur më shajnë.
:Semë shajnë aq më bën,
:aq më bën e s'më prish punë,
:se kur më kafshon një qën,
:nuk mund ta kafshoj dhe unë.
Palla e gomarit.
:Palla e gomarit,
:fshatin tund të tërin,
:bilblil këngëtarit,
:nuk ja ndjen dot zërin.
Një proverb.
:Thotë një proverb i vjetër,
:dhe nuk pranon diskutime:
:"Budallai dhe dembeli,
:nuk bëjnë kurrë gabime.."
Kanë thënë.
:Shpesh herë për t'i bërë portretin,
:të ligut ose të marrit,
:gjithë të mënÇurit kanë thënë:
:"Nxjerr të vdekurin prej varrit!..."
***
:'''"Mos prekni plakun sali!.."'''
:Europa s'e tha hapur,
:po unë gjuhën mirë ja di,
:kuptoj mesazhin e saj:
:"Mos preket plaku Sali!"
:Mbase dhe ju e kuptuat,
:nuk ka pse të hapni sytë,
:e gjithë dhuna që jetuat,
:tani quhet opozitë.
:Tani krimi do marrë zemër,
:në Çdo cep do ligjërojë,
:mantelin e opozitës,
:do ta ketë si një mburojë.
:C'kam shkruar për drejtësinë,
:s'lëviz presje edhe pikë,
:po për Triumfin e saj,
:vazhdimisht kam qënë skeptik.
:Burokratët e shtëpisë,
:ku ne duam që të vemë,
:mbi gjithÇka këtu kërkojnë,
:një stabilitet të rremë.
:Për atë dreq MSA-je,
:gjithnjë gati e kanë pritën,
:dhe është një term krejt standart:
:"Mardhënia me opozitën!"
:BE-ja do të vazhdojë,
:të tallet me Shqipërinë,
:aq sa Ramën detyrojë,
:të lavdëronte Salinë!
:Aq sa Ramën detyrojë,
:të lavdëronte Salinë,
:jam garant që nja tri muaj,
:s'bëhet gjë për drejtësinë.
:Kush di të lexojë nën rreshta,
:kollaj këtë e kupton,
:ndaj s'ja vlen që qeveria,
:të mbahet ndënë presion.
:Duhet kohë dhe mundim,
:të vendosen drejtësitë,
:se kriminelët që patëm,
:tani quhen opozitë!
:Dhe makinë e qeverisë,
:tani s'ka as naftë- as vaj,
:dhe jo veç me drejtësinë,
:s'do ta ketë dhe aq kollaj.
:Po një gjë ka rëndësi,
:mbrapa nuk do ketë më kthim,
:e Ç't'ju them tjetër tani:
:"Durim, o njerëz,durim!"
:E Ç't'ju them tani më tepër,
:u kalitëm në durim,
:se tani është kryesore,
:marrveshja për asocim.
:Se tani është kryesore.
:marrëveshja për asocim,
:dhe pse unë realisht,
:nuk kam të njëjtin mendim.
:Do nënëshkruhet marrveshja,
:është parathënë axhenda,
:po kancerin dhe murtajën,
:sërish do t'i kemi brenda!
***
:'''"Replikë me gazetën "Dita"'''
:Nga replika u habita,
:ndaj duhet sqaruar ngjarja,
:që nga dje s'jam më tek "Dita",
:po jam këtu tek "Shqiptarja"
:Po i bëj replikë gazetës,
:që kam pasur shumë për zemër,
:se për hir të së vërtetës,
:replikusi s'kishte emër.
:Them se bukur kishte shkruar,
:po nuk vuaj nga qejfmbetja,
:stilin tim e kish kopjuar,
:po kish dhe diçka nga vetja.
:Replika qe miqësore,
:edhe vargu krejt i pikur,
:po unë nga ajo llogore,
:ika-sepse duhej ikur.
:Sot nuk jemi në një lundër,
:dhe ca miq s'i kam më pranë,
:po unë "Ditës" s'i dal kundër,
:se prapë jemi në një anë.
:Ika unë-s'u bë hataja,
:as tri ditë nuk zgjat çudia,
:ajo mund të rri në maja,
:edhe pa vargjet e mia.
:Është e madhe Shqipëria,
:vetëm unë s'i ndez fanarët,
:dhe nuk nuk jam tamam Mesia,
:që t'u marr gjithë "besimtarët"!
:Brirët nuk do t'i përjekim,
:se jemi me një ide,
:më besnikët do më ndjekin,
:edhe tek kjo kishë e re!
:Ai që kish bërë replikën,
:dhe pse ishte anonim,
:e njeh vargun dhe muzikën,
:mund ta mbushi vendin tim.
:E njeh vargun me muzikë,
:mund të shkruaj përsëri,
:po për dreq ajo rubrikë,
:do dhe pakëz trimëri.
:Luftë e madhe ka mbaruar,
:miletit i doli frika,
:ndaj çudi që s'ishte shkruar,
:ndonjë emër tek replika.
:Unë nga "Dita" ika vetë,
:nuk se më kapi reforma,
:po s'ndryshoj në këtë jetë,
:nga përmbajta dhe nga forma.
:Tani që erdhi liria,
:do të dalin plot luanë,
:ndaj tek "Dita" s'bie zia,
:se s'ka një po dy Ardianë.
:Me askënd s'e kam intatin,
:nuk ika që të bëj namin,
:thjeshtë mendoj ta provoj fatin,
:me Bolino italianin!
:Tani që të gjithë po shohin,
:një dritëz në horizont,
:gjithë ç'më duan e ç'më njohin,
:do më gjejnë gjithmonë në front.
:Nga bekimet që kam marrë,
:them se do jem ditë gjati,
:njëlloj truri si më parë,
:do më punojë si sahati!
***
:'''Replikë me Arbenin për "gjermanin e fundit"'''
:Të më ndjesh o Dukë Arbeni
:që këtu po bëj koment
:po “gjermanin” që s’po gjeni
:thjesht e kemi… president
:U bë copa për portretin
:Që ia hoqën nga ca zyra
:Po nuk flet për palo-gjyqin
:Që liroi ato lëtyra
:Hesht për 21 janarin
:S’flet për gjyqin-neveri
:Por ata mender gjykatës
:Jan’aty me firmë të tij
:I ka “çue” Sali krimi
:S’jan të shtetit, jan’ “të tijët”
:A kan’ cipë e turp, o Zot?!
:Si shikojnë në sy fëmijët?!
:Hall i madh që n’a ka gjetur
:Duhet thën’ edhe do shkruar
:se “gjermanin” që ka mbetur
:t’a ka pjell’ Shkoll’e Bashkuar
:Jo më kot u lodh Saliu
:kur kërkonte për “gjermanin”,
:dhe nuk gjeti firifiu
:por tamam Bujar Nishanin.
:Më ushtar nuk ke ç’i thua
:një ushtar që bën dekrete (!)
:Si një tank me mish e thua
:e ndërtoi Sala për vete.
:Do t’i thosha nëse mundja
:more Dukë bilbil poeti,
:se edhe gjermanët fundja
:kishin njëfarë dinjiteti.
:Qenë pushtues pa dorashka
:Dhe pushtuesi dihet, vret
:Kurse ky tymos me shashka
:N’a vë zjarr e pi shëndet.
:Që t’i bëjë qejfin Berishës
:dhe pse është një shkallë më lart
:presidenti i fryn pishës
:kur Berisha i bën “start”.
:Do vazhdojë të hedhë në erë
:të gjithë urat e katundit
:që t’a lërë fushën beter
:tamam si “gjerman” i fundit.
:Ndaj i them’ të bëhet burrë
:e njëçik t’i rëndet vetja,
:se në qëntë veç për figurë
:n’a mjaftonte Ahtifetja.
:Kaq të desha që t’a ndreq
:për “gjermanin” që n’a mbeti
:e për fatin tonë të keq
:n’a qëlloi Bujar Mehmeti.
:Nëse duam që t’a tundim
:Si do vendi o Ben trimi
:kur të ikë legen’i fundit
:ajo datë do jetë Çlirimi.
***
:'''Ne nga gjarpërinjtë pritëm drejtësi!'''
:Po vajton bilbili,
:sa plasi së qarit,
:dolën në apel,
:vrasësit e Janarit!
:Ç'po vajton bilbili,
:zogu vija-vija,
:mostrat paskan vrarë,
:nga pakujdesia!
:Dhe morën dënimin,
:tamam nga gjykata,
:sikur kishin vrarë,
:nja dy a tri pata!
:E dhanë vendimin,
:këta cipë plasur,
:sikur u qenë shkrehur,
:armët si pa dashur!
:Ashtu si pa dashur,
:morën katër jetë,
:s'e dinin se kishin,
:fishekë të vërtetë!
:Po kemi dëgjuar,
:këtu Sali zgjyrën,
:kur tha -kriminelët,
:kanë bërë detyrën!
:Kështu ligjëroi,
:këtu ai "trim",
:se vrasjet u bënë,
:me paramendim!
:Kështu e kuptova,
:atëhere zgjyrën,
:"gardistët e kuq",
:kishin bërë detyrën!
:Ndaj për kriminelët,
:u bë vetë garant,
:dhe pakujdesia,
:s'ka qënë si variant.
:S'di se si është shkruar,
:vendimi në fletë,
:por them se ky është,
:një turp i vërtetë.
:Po këta qënkan,
:të pa parë për besë,
:kur qëllon mbi turmë,
:duhet pak kujdes!
:Duhet pak kujdes,
:kur qëllon aty,
:sepse mund të vrasësh,
:dhe ndonjë njeri!
:Kjo ishte logjika,
:e asaj gjykate,
:sikur po gjykonin,
:për një thes patate!
:E kam thënë përpara,
:e them përsëri,
:për këto gjykata,
:ndjej veç neveri.
:Vërtetë nga pushteti,
:iku ai zgjyrë,
:po vezët e gjarpërit,
:shtroi në çdo zyrë.
:Këta janë nga geni,
:i zgjyrës Sali,
:ne nga gjarpërinjtë,
:pritëm drejtësi!!!
:Një urim ka sot,
:e gjithë Shqipëria,
:u shofshi dhe ju,
:nga pakujdesia.
***
:'''Ekranomania'''
:E mor popull ziu,
:që s't'u sosën hallet,
:vazhdon xha Saliu,
:në ekrane tallet.
:Vërtetë që nga zyrat,
:për gjithmönë u shkulën,
:po shumë nga zgjyrat,
:në ekran u ngulën.
:Aty do t'i gjesh,
:darkë e në mëngjez,
:se në shumë ekrane,
:ata kanë akses.
:Duket sikur thonë,
:fjalë të mëdhaja,
:Halimi-Bylyku,
:edhe Tabakaja!
:Mua ma do puna,
:nga pak t'i vëzhgoj,
:dhe këtë torturë,
:duhet ta duroj.
:Jam i detyruar,
:t'i shoh pocaqitë,
:se dy e tri tema,
:më duhen çdo ditë.
:Po juve të tjerët,
:dhe mund të shpëtoni,
:me ndërrim kanali.
:mund t'i injoroni.
:S'kini pse i shihni,
:thjeshtë i injoroni,
:atë "gjellë" të shpifur,
:s'kini pse provoni.
:Tetë vjet e dëgjuam,
:atë shtet legen,
:po tani për ta,
:sekondi nuk vlen.
:Të gjithë rrinë në pritë,
:si palo zagarë,
:për të kundërshtuar,
:edhe për të sharë.
:Popull-injoroje,
:këtë histeri,
:mund të shohësh filma,
:shkencë e histori!
:Unë pak i dëgjoj,
:por të më besoni,
:më ulet sheqeri,
:më ngrihet tensioni.
:Më ulet sheqeri,
:më ngrihet tensioni,
:mendoj se për ta,
:ky është dhe misioni.
:Më duhet të ha,
:pak nga ajo gjellë,
:por edhe aq pak,
:më bën për të vjellë.
:Këta le të flasin,
:sa gryka t'u digjet,
:porse qeveria,
:s'ka pse t'u përgjigjet.
:Ata le të ngjiren,
:sa t'u bjerë mandata,
:mos bëjë qeveria,
:kundër deklarata.
:Ata këtë duan,
:e lagu s'e lagu,
:ndaj bezdi e madhe,
:do të jetë Tabaku.
:Ata këtë duan,
:e fiku s'e fiku,
:një tjetër bezdi,
:do të jetë Bylyku.
:Me këta për shëmbull,
:mund të merrem unë,
:mbasi qeveria,
:ka të tjera punë.
:Dhe qeveritarët,
:orët s,mund t'i falin,
:dhe nëpër ekrane,
:ca si shpesh mos dalin.
:Domozdo do bëhen,
:këtu të bezdisshëm,
:të dalin kur kanë,
:lajm të rëndësishëm.
:Them të vetëpërmbahen,
:rrallë të investohen,
:dhe me vogëlsira,
:të mos konsumohen!
:Një ditë më ngrinë,
:sytë tek ekrani,
:gati dhjetë ministra,
:kishte mbledhur "Klani"
:Kishte mbledhur "Klani",
:domethënë Fevziu,
:ai që ka pirë,
:sisë tek Saliu.
:Fefzon dhe të tjerë,
:thjeshtë t'i injoroni.
:t'u bëjë njëmijë lutje,
:dhe pale të shkoni.
:S'kini pse të bëhi,
:si ata që dimë,
:t'u mbledhi Fevziu,
:me një fishkëllimë.
:T'u bëjë të vraponi,
:një e fishkëllyer,
:por them ēdo ministër,
:të jetë i kursyer.
:Është turp t'i mbledhi,
:një Fevzi me listë,
:sikur jané kurkushi,
:t'u marrë intervistë.
:S'them t'u rrini larg,
:se janë me malarje,
:një dalje ministri,
:unë e quaj ngjarje.
:Duhet për ekranet,
:të krijohet miti,
:një dalja e Ramës,
:të jetë ngjarje viti.
:Veç kështu i rritet,
:vlera qeverisë,
:kur s'bëhen ministrat,
:si këmbët e dhisë.
:Na kanë lodhur sytë,
:gjithë këto mote,
:duhet të marrë fund,
:kjo praktikë idiote.
:Kur t'u qepen Fevzot,
:mbrapa si mballoma,
:dhe nëse pranojnë,
:t'u kërkojnë miliona.
:Kjo gjë ndodh në botë,
:s'është njé teori,
:pastaj le t'i falin,
:për bamirësi.
:Në botë gazetarët,
:e kanë të vështirë,
:se nuk gjejnë dot,
:një mall kaq të lirë
:Me lirinë e shtypit,
:s'ka të bëjë aspak,
:në se dikush del,
:pak ose aspak.
:S'mund të dalë shtetari,
:një mesazh e dhashë,
:ekran pas ekrani,
:si kali balash.
:Mund të investohet,
:rrallë e me lezet,
:dhe kështu do jetë,
:plot autoritet.
:Në një luks ekranet,
:kanë qënë gjer më sot,
:këdo mund të ftonin,
:dhe shpesh fare kot.
:Edhe më i fundit,
:kishte goxha ton,
:se mblidhte kopenë,
:me një telefon
***
:'''Prapë u them shqiptarëve, të mos ligështohen'''
:Llumi në Gjykata,
:me shumic ësht’ shtuar,
:ndaj asnjë vendim,
:nuk më ka shokuar.
:Asnjë prej këtyre,
:s’më lë dot pa fjalë,
:se nuk janë gjykatës,
:po thjesht’ kanibalë.
:Nuk iku Saliu,
:s’u fshi ajo zgjyrë,
:se kancer’ i tij,
:gjendet në çdo zyrë.
:Ajo metastazë,
:ende bën kërdinë,
:ende e bën llumi,
:këtu drejtësinë.
:Gjykatat janë kthyer,
:në celula krimi,
:që nga Presidenca,
:do nisur pastrimi.
:Të nisë me Nishanin,
:fillimin e pastrimit,
:se ai po shfaqet,
:si kumbar i krimit.
:Këtu asnjëherë,
:s’do mbarojnë krimet,
:se ende Berisha,
:i bën emërimet.
:E kam thënë përpara,
:e them dhe tani,
:sa të jenë Nishanët,
:nuk ka drejtësi.
:Rama hoqi foton,
:po s’ka asnjë vlerë,
:nëse nuk do shkulet,
:me rrënjë ajo ferrë.
:Ësht’ për Drejtësinë,
:ferra kryesore,
:dhe pas tij me radhë,
:ferrat gjyqësore.
:S’bëhet tak e fak,
:i gjithë ky çmontim,
:ndaj u them shqiptarëve,
:që të kenë durim.
:Se këtu Rilindja,
:do jetë shum’ e gjatë,
:do vendosur Ligji,
:gjykatë më gjykatë.
:Ende në gjykata,
:të mbyt frym’ e vjetër,
:ky qelb e ky llum,
:do iki patjetër.
:Sot po i thellohet,
:gropa Drejtësisë,
:që neve të flasim,
:kundër qeverisë.
:Dhe këtu do kemi,
:shumë provokatorë,
:po sot qeveria,
:s’ka asgjë në dorë.
:Vetëm një betejë,
:ne kemi fituar,
:po luftë e vërtetë,
:ende s’ka filluar.
:Prapë u them shqiptarëve,
:të mos ligështohen,
:krimet e fashizmit,
:ende po gjykohen.
:Ligji do godasë,
:mbi bandën e vjetër,
:se pa drejtësi,
:nuk vlen asgjë tjetër!
***
:'''Lulash shakaxhiu..'''
:Zakonisht Lulashi,
:nis urgjent piskamën,
:nja dy-tri minuata,
:mbasi dëgjon Ramën.
:Doli dje i trëmbur,
:duke u ankuar,
:se kryeministri,
:i kish kërcënuar.
:Si të kërcënoi,
:ç’të tha o Lulash?
:Sa herë të kam thënë,
:merre me avash.
:Sa herë të kam thënë,
:merre me avash,
:se ti të vërtetat,
:i quan shantazh.
:I quan shantazh,
:edhe dhunë verbale,
:mos u nxit bre Luli,
:merre me kadale.
:Rama paska thënë,
:ti e ke dëgjuar,
:se dhunë e vërtetë,
:ende s’ka filluar.
:Mos ja fut katundit,
:o Lulashi ynë,
:nuk e kish për dhunën,
:po për drejtësinë.
:Kjo është krejt e ndryshme,
:është tjetër punë,
:po ti drejtësinë,
:do ta quash dhunë!
:Ta quash kështu,
:thjeshtë të leverdis,
:se goxha akuza,
:i ke në kurriz!
:Kur të të kërkojnë,
:për vrasjet shpjegim,
:do thuash me vrap:
:“Ky është kërcënim!”
:Nga Rruga e Kombit,
:paret ku u shpunë?!
:Ti thua-nuk flas,
:se kjo është dhunë!
:Do të thonë pse vodhe,
:votat për bashki,
:do ta quash dhunë,
:prapë o shakaxhi.
:Pra, ti po na thua,
:more “krietar”,
:që ne t’ju trajtojmë,
:si ca kanakarë.
:Duhet ta dëgjojmë,
:Lulash karabushin,
:që don t’i fërkojmë,
:edhe… bibilushin.
***
[[Kategoria:Libra]]All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikibooks.org/w/index.php?oldid=27430.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|