Revision 27433 of "Arben Duka: Ç’punë ka greku me Përmetin?!" on sqwikibooks:'''Ç’punë ka greku me Përmetin?!''' :Ky shteti helen, :është çudi vërtetë, :dhe dhi e zgjebosur, :dhe bishtin përpjetë! :Se ç'u angazhua, :gjithë ai shtet. :për një kishë të vogël, :atje në Përmet! :Me një deklaratë, :bëri kijameti, :sosi me Himarën, :nisi me Përmetin! :Nuk është gjë e mirë, :ajo që na ndodhi, :po greku benzinë, :zjarrit shpejt i hodhi! :Po grekut ndodhia, :nuk i përket fare, :kryeprift është greku, :po kisha shqiptare! :Atë që them sot, :e kam thënë më parë, :unë jam ortodoks, :qind për qind shqiptar! :Reagimi grek, :nuk më vjen pa pritur, :se ka disa syresh, :tek greku janë shitur! :Te greku janë shitur, :për pak qelepir. :që mbështetin prrallat, :me Vorio Epiri! :Feja asnjëherë, :s'njeh e s'ka kufi, :po punën e vet, :ka çdo qeveri! :Ç'punë ka shteti grek, :se ç'ndodh në Përmet, :kur aty nuk ka, :as minoritet! :Prishja e një kishe, :s'është mendim i ndritur, :po brënda Pallatit, :ajo s'duhej ngritur! :Ky problem është mbartur, :nga kohë e Berishës, :kohë kur u lejua, :ndërtimi i kishës! :Po shteti helen, :nuk ka punë fare, :se kjo Çështje është, :vetëm shqipëtare! :Një kishëz e vogël, :u prish në Përmet, :ndodhi në një kohë, :që ne s'kemi shtet! :S'di kë të mbështes, :jam i rezervuar, :po thonë se kisha, :qe improvizuar! :Shumë lajme horror, :shohim ne të zinjtë, :por kurrë s'kishim parë, :në sherr priftërinjtë! [[Kategoria:Libra]] All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikibooks.org/w/index.php?oldid=27433.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|