Revision 6365 of "Wikilajme:100 vjetori i pavarësisë" on sqwikinews[[Skeda:Logoja_e_100_vjetorit.jpg|djathtas|120px]]

100 VJET PAVARËSI

{{Shk|M}}e rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar Wikilajme, duke filluar nga 1 nëntori do të organizojë një konkurs për shkrimin e lajmeve që lidhen me 100 vjetorin e pavarësisë. Meqenëse ky eshtë muaji i pavarësisë, priten që të zhvillohen shumë veprimtari me rastin e kësaj feste. Konkursi fillon nga 31 tetori 23:00 UTC deri me 27 nëntor 14:00 UTC.
==Kush mund të marrë pjesë në konkurs?==
Çdo njeri! Të gjithë mund të marrin pjesë në këtë konkurs. Për të marrë pjesë në konkurs ju duhet të jeni regjistruar në Wikilajme. Nëse nuk jeni të regjistruar atëherë mund të hapni një llogari duke klikuar [[Speciale:UserLogin/signup|këtu]]. Përdoruesit që do të prishin punën e të tjerëve do të bllokohen.
==Si mund të marr pjesë në konkurs?==
Pasi të keni krijuar një llogari, filloni të shkruani artikujt tuaj duke klikuar [[Wikilajme:Shkrimi i një artikulli|këtu]]. Artikujt origjinalë preferohen më shumë në këtë konkurs. Artikujt e kopjuar do të grisen menjëherë dhe nëse dikush vazhdon të kopjojë artikuj nga faqe të ndryshme në internet ai/ajo do të bllokohet deri në përfundim të konkursit. Artikujt e dikujt tjetër nuk duhen ndryshuar në asnjë mënyrë.
==Si shpallet fituesi i konkursit?==
Kur konkursi të jetë mbyllur,në një faqe të veçantë do të bëhet një listë me artikujt e krijuar gjatë kësaj periudhe. Më pas përdoruesit do të votojnë artikujt me pikë nga 1 deri në 10. Një përdorues nuk mund të votojë për artikujt e tij. Nëse një përdorues vendos të votojë, ai duhet të votojë për të gjithë artikujt, përndryshe pikët e tij do të hiqen. Të drejtën për të votuar e ka çdokush që ka të paktën 50 redaktime. Artikujt origjinalë duhet të vlërësohen me më shumë pikë, ndërsa për artikujt e tjerë duhet të shihen edhe burimet e përdorura. Vërtetësia, kuptueshmëria si dhe saktësia drejtshkrimore janë gjithashtu elementë të rëndësishëm.
==Çfarë fitohet?==
Së pari duhe të kuptoni se kjo faqe interneti është tërësisht vullnetare. Të gjithë ne jemi thjesht vullnetarë. Kjo faqe drejtohet nga fondacioni amerikan jofitimprurës Wikimedia. Megjithatë fituesi do të kontaktohet me e-mail dhe do të diskutohet edhe për çmimin.
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi përdorni [[Wikilajme_disktim:{{PAGENAME}}|faqen e diskutimit]].All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikinews.org/w/index.php?oldid=6365.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.