Revision 115105 of "Kriperat" on sqwiktionary

[[Skeda:File:Selpologne.jpg|thumb|Kripëra e kristalizuar-Haliti]]
'''Kripërat''' janë komponime kryesisht elektrokovalente. Kur ndodhen në gjendje të ngurtë, [[jonet]] janë të radhitura në rrjete kristalore. Në gjendjen e shkrirë dhe kur treten në ujë e përqojnë [[ryma elekrike|rrymën elektrike]]. Për nga përbërja e tyre mund të jenë: '''kripëra neutrale''', '''kripëra acidike''', '''kripëra bazike''', '''kripëra komplekse''' dhe '''kripëra të dyfishta.'''

== Kripërat neutrale ==
[[Skeda:Salt_glas_hg.jpg|thumb|Disa minerale të kripërave]]
Këto kripëra përfitohen kur të gjitha atomet e hidrogjenit të acideve zëvëndësohen me metale. Këto kripëra neutrale përfitohen nga të gjitha cidet dhe bazat pa marrë prasysh bazicitetitn ose aciditetin e tyre apo fortësinë.

== Pleurat Samiu ==
Pleurat Samiu eshte ne oren e kimis.Pastaj ka Biologji dhe i mbaron oret,pastaj do te shkoj ne xhami sepse eshte e Premte-Xhuma

== Kripërat bazike ==
Këto kripra përbajnë në vete grupin hidroksilik, të aftë të kalojnë në gjendje jonike- [[magnezi|Mg]][[O]][[H]][[klori|Cl]]. Këto përfitohen nga bazat polihidroksilike, duke i zëvëndësuar parcialisht grupet hidroksile me anion.


== Kripërat komplekse ==
[[Skeda:Sulphat.png|thumb|Struktura e Sulfatit-Anion (SO<sub>4</sub><sup>2−</sup>)]]
Kripërat komplekse përfitohen zakonisht gjatë reaksionit në mes të dy kripërave me anion të përbashkët. Nëse në cianurin e [[hekuri]]t (II) veprohet me cianurin e [[kaliumi]]t, formohet kripa komplekse, ferrocianuri i kaliumit, ose kur në tretësirë të sulfatit të [[bakri]]t (II) shtohet amoniaku formohet kompleksi me ngjyrë të kaltër.

Joni i bakrit te kjo kripë komplekse quhet [[joni]] qendror. Te komponimet komplekse më së shpeshti n qendror është joni i metalit. Rreth këtij joni janë të radhitura jonet ose molekulat neutrale dhe në këtë mënyrë formojnë sferën e brendshme të kompleksit. Këto jone quhen adende ose ligande. Numri i adendeve që lidhen me jonin qendror quhet numri koordinativ. Më së shpeshti ky numër është 6, 4, e rrallë 2. Adendet së bashku me jonin qendror shënohen në formulë me kllapa të mesme. Lidhja në mes të jonit qendror dhe adendeve është lidhje kordinative. Jonet e tjera, të cilat nuk ndodhen në sferën koordinative të brendshme, sajojnë sferën e jashtme. Gjatë tretjes në ujë të komponimeve komplekse jonet e sferës së jashtme ndeshen, nga del se lidhja e këtij joni qendror është [[lidhja jonike|lidhje jonike]]. Sfera koordinative e brebdshem së bashku me jonin qendror sillet si molekulë e pashpërbashkuar, shkon në tretësiarë si jon kompleks.

== Kripërat e dyfishta ==
Kripërat e dyfishta formohen me kristalizimin e tretësirës ujore të dy kripërave të thjeshta, për shembull, gjatë kristalizimit t tretësirës së ferrosulfatit dhe sulfatit të amonit, formohen kripëra e dyfishtë, e cila kristalizon me gjashtë molekula ujë. Gjatë tretjes në ujë këto kripëra më parë zbërthehen në kripëra të thjeshta e pasta secila shpërbashkohet si të jetë vetëm në [[ujë]].

[[Kategoria:Kimi]]