Revision 86739 of "ngjeroj" on sqwiktionary'''NGJËROJ''' I kal.
*1. Provoj një gjellë për kripë a për shije; marr fare pak, në majë të lugës, nga një gjellë. Ngjëroj gjellën. E ngjëroj për kripë. E mburr pa e ngjëruar fare. Nuk ngjëroi asnjë pikë nga ajo verë.
*2. fig. Provoj a shijoj diçka. Ngjërojnë të mirat e arsimit (e diturisë, e përparimit).
'''NGJËROJ''' II jokal.
*1. Eci me kujdes që të mos bëhem me baltë e të mos ndotem, kaloj aty ku nuk ka llucë; i bie rrotull. Ngjëroj anës rrugës. Ngjëron me kujdes.
*2. fig. Kaloj kohën me diçka, zbavitem.
This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|