Difference between revisions 1143510 and 1143513 on sqwikiSistemi elektroenergjetik ka për qëllim të prodhoj, transmetoj dhe shpërndaj energjinë elektrike. Për prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike përdoret sistemi trefazor i rrymës alternative. Pjesët kryesore të sistemit elektroenergjetikë janë: - Centralet elektrike që bëjnë gjenerimin e energjisë elektrike, - Linjat transmetuese, të cilat bëjnë transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë, - Nënstacionet me stabilimente, dhe - Ngarkesat, të cilat e shpenzojnë (konsumojnë) energjinë elektrike. Në figurën 1.1 janë treguar pjesët kryesore të një sistemi elektroenergjetik. <gallery> ((Ns: file)): http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/1/1b/Sistemi E_elektroenergjetik.jpg | Si bëhet shperndarja e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit. </gallery> ⏎ ⏎ Ku centralet elektrike bëjnë shndërrimin e energjisë të thëngjillit, naftës ose gazit natyror, ose energjinë potenciale të ujit, ose energjinë nukleare në energji elektrik. (contracted; show full) Secila linjë shpërndarëse furnizon disa transformator shpërndarës përgjatë linjës. Zakonisht transformatorët shpërndarës montohen në vend të caktuar në lagje të qytetit, në pjesën e brendshme të objekteve të parapara për këtë qëllim, apo në shtylla dhe ulin tensionin në 400/230 V. Linjat e tensionit të ulët furnizojnë shtëpitë, qendrat tregtare dhe ngarkesat lokale.. All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?diff=prev&oldid=1143513.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|