Difference between revisions 1143513 and 1143516 on sqwiki

Sistemi elektroenergjetik ka për qëllim të prodhoj, transmetoj dhe shpërndaj energjinë elektrike. Për prodhimin dhe transmetimin e energjisë elektrike përdoret sistemi trefazor i rrymës alternative.
Pjesët kryesore të sistemit elektroenergjetikë janë:
-       Centralet elektrike që bëjnë gjenerimin e energjisë elektrike,
-	Linjat transmetuese, të cilat bëjnë transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë,
-	Nënstacionet me stabilimente,  dhe 
-	Ngarkesat, të cilat e shpenzojnë  (konsumojnë) energjinë elektrike.
Në figurën 1.1 janë treguar pjesët kryesore të një sistemi elektroenergjetik.
<gallery>
((Ns: file)): http://uploadsq.wikimpedia.org/wikipedia/sq/1/1b//Skeda:Sistemi_elektroenergjetik.jpg| Si bëhet shperndarja e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit.
</gallery>
Ku centralet elektrike bëjnë shndërrimin e energjisë të thëngjillit, naftës ose gazit natyror, ose energjinë potenciale të ujit, ose energjinë nukleare në energji elektrik.
(contracted; show full)
Secila linjë shpërndarëse furnizon disa transformator shpërndarës përgjatë linjës. Zakonisht transformatorët shpërndarës montohen në vend të caktuar në lagje të qytetit, në pjesën e brendshme të objekteve të parapara për këtë qëllim, apo në shtylla dhe ulin tensionin në 400/230 V. Linjat e tensionit të ulët furnizojnë shtëpitë, qendrat tregtare dhe ngarkesat lokale..