Difference between revisions 1144068 and 1144069 on sqwikiNatyra e ëndërrimeve ende është një mister edhe pse ato ekzistojnë, edhe pse të gjithë ëndërrojmë. Disa njerëz pohojnë se kurrë nuk ëndërrojnë, por të gjitha faktet shkencore e vërtetojnë të kundërtën. Njerëzit të cilët mendojnë se “nuk ëndërrojnë”, në të vërtet vetëm i harrojnë ëndrrat në çastin e zgjimit. Harresa e ëndrrave është normale siç i harrojmë edhe shumë gjëra e ngjarje nga përditshmëria jonë, nga jeta jonë, sepse nuk kemi kohë as mundësi që t’i kujtojmë të gjitha. (contracted; show full)mente në laboratorë të ndryshme të botës. Në të gjitha këto hulumtime vërtetohet se gjatë gjumit, në disa momente, truri ynë formon lloj-lloj fotografish, të cilat paraqiten në ekranin privat të trurit tonë dhe ato fotografi, në atë gjendje, ne i pranojmë si të vërteta dhe vetëm rrallë, tejet rrallë, mund të kemi vetëdijen se ato janë ëndrra. Por, që të mund të mësojmë përafërsisht diçka më shumë për ëndrrat, mendoj se në radhë të parë duhet të flasim diçka më shumë edhe rreth gjumit. == Ç’është gjumi? == [[File:Gjumi.png|thumb|]] Për tu mbrojtur nga rraskapitja dhe problemet tjera, organizmit të lodhur i nevojitet së paku 1/3 e kohës, brenda 24 orëve, të jetë pushim fjetjeje. Gjatë kohës së gjumit, funksionet fiziologjike dhe psikike të organizmit behën më të dobëta dhe më të ngadalshme. Organizmi nuk reagon në një numër të madh ngacmimesh të jashtme, ndërsa i tërë aktiviteti shpirtërorë zvogëlohet në minimum, duke qenë më pak intensiv dhe më pak i orientuar. Por, megjithatë, as truri, as trupi, gjatë gjumit, nuk ndodhen në komë të(contracted; show full) këndej nën kapakët e syve. Nga ky moment pushojnë lëvizjet nëpër krevat, frymëmarrja bëhet më e lehtë dhe ndonjëherë vjen deri te rënia e oksigjenit në gjak, në nivelin, i cili do të ishte në kufirin e tolerancës për gjendje e zgjuar. All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?diff=prev&oldid=1144069.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|