Difference between revisions 1144069 and 1144070 on sqwikiNatyra e ëndërrimeve ende është një mister edhe pse ato ekzistojnë, edhe pse të gjithë ëndërrojmë. Disa njerëz pohojnë se kurrë nuk ëndërrojnë, por të gjitha faktet shkencore e vërtetojnë të kundërtën. Njerëzit të cilët mendojnë se “nuk ëndërrojnë”, në të vërtet vetëm i harrojnë ëndrrat në çastin e zgjimit. Harresa e ëndrrave është normale siç i harrojmë edhe shumë gjëra e ngjarje nga përditshmëria jonë, nga jeta jonë, sepse nuk kemi kohë as mundësi që t’i kujtojmë të gjitha. (contracted; show full)e të ndryshme të aktiviteti të trurit deri sa njeriu është duke fjetur. Përfytyrimi i pranuar është i njëjtë për secilën periudhë fjetjeje normale dhe mund të ndahet në disa stadiume rreshtore, të cilat përsëriten, duke filluar nga stadi që përngjanë në gjendje të zgjuar (stadiumi i parë) e deri te ajo e njëjtë me komën (stadiumi i katërt). Nëpër këto valë ciklike të gjumit, nga i lehti deri te më i thelli dhe anasjelltas, kalohet disa herë gjatë periudhës së gjumit dhe secili cikël zgjatë rreth 90 minuta. [[File:Fazat e gjumit.png|left|Periudhat e gjumit]] Stadiumi i parë: Gjumi më i lehtë, që nuk e regjistron EEG-ja. Më shumë i përngjan gjendjes së zgjua. Fillon me “hyrjen” graduale në gjumë ku muskujt lirohen, ndërsa bioritmi ngadalësohet. Stadiumi i dytë: Fillimi i gjumit të thellë, i cili pason pas gjumit të lehtë. Bisedat në gjumë dhe somnambulizmi zakonisht paraqiten në këtë stadium. Stadiumi i tretë: Gjumi i cili shoqërohet me impulse të forta bioelektrike nga truri. Dhe derisa gjatë gjendjes së zgjuar truri rëndom prodhon vetëm deri në 60 mikrovalë n(contracted; show full) këndej nën kapakët e syve. Nga ky moment pushojnë lëvizjet nëpër krevat, frymëmarrja bëhet më e lehtë dhe ndonjëherë vjen deri te rënia e oksigjenit në gjak, në nivelin, i cili do të ishte në kufirin e tolerancës për gjendje e zgjuar. All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?diff=prev&oldid=1144070.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|