Difference between revisions 1144070 and 1144072 on sqwikiNatyra e ëndërrimeve ende është një mister edhe pse ato ekzistojnë, edhe pse të gjithë ëndërrojmë. Disa njerëz pohojnë se kurrë nuk ëndërrojnë, por të gjitha faktet shkencore e vërtetojnë të kundërtën. Njerëzit të cilët mendojnë se “nuk ëndërrojnë”, në të vërtet vetëm i harrojnë ëndrrat në çastin e zgjimit. Harresa e ëndrrave është normale siç i harrojmë edhe shumë gjëra e ngjarje nga përditshmëria jonë, nga jeta jonë, sepse nuk kemi kohë as mundësi që t’i kujtojmë të gjitha. (contracted; show full)në gjithnjë të rëndësishme në procesin e tij zhvillimor e jetësor. Kështu, egjiptasit kanë besuar se ëndrrat janë mesazhe nga Zoti dhe gjysh në vitin 1300 p.e.r. e kanë përpiluar librin e ëndrrave me mbi dymijë interpretime të atyre mesazheve. Libra të ëndrrave, gjithashtu, kanë pasur edhe shumë popuj tjerë si: asirët, babilonasit, persianët, grekët etj. Madje për asirët besohet se në bibliotekën e mbretit Asurabanipalu (669 -626 p.e.r.) ka ekzistuar libri i interpretimeve të ëndrrave nga viti 2000 p.e.r. [[File:JungFroid.png|left|]] Me zhvillimin e shkencës së psikologjisë, problemi i ëndrrave u bë objekt studime edhe për shumë psikolog të njohur si: Alfer Mor, Karl G. Jung, N. N. Elis, A Bergson, S. Frojd etj., të cilët i kanë interpretuar ëndrrat në mënyra të ndryshme. Por, pothuaj që të gjithë, pa përjashtim, pajtohen në një pikë. Ata konsiderojnë se ëndrrat paraqesin mesazhe nga nëndija, nga thellësitë e personalitet tonë, thellësi me të cilën, në mënyrë të vetëdijshme, nuk jemi në kontakt. Frojdi mendon se ëndrrat janë shfaqje sh(contracted; show full) këndej nën kapakët e syve. Nga ky moment pushojnë lëvizjet nëpër krevat, frymëmarrja bëhet më e lehtë dhe ndonjëherë vjen deri te rënia e oksigjenit në gjak, në nivelin, i cili do të ishte në kufirin e tolerancës për gjendje e zgjuar. All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikipedia.org/w/index.php?diff=prev&oldid=1144072.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|