Difference between revisions 1194267 and 1469367 on sqwiki

{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
Flora Dhe Fauna-Rreziku  Vjen Nga Dora E Njeriut Dhe Mungesa E Ndërgjegjësimit
TIRANË, 31 Korrik/ATSH-Eriola Çuko/ - Mungesa e rezervateve për mbrojtjen e gjitarëve në Shqipëri, një vend i pasur në florë dhe faunë, ende pak i njohur për shumëllojshmërinë dhe veçantitë që ofron, konsiderohet si një ndër strehat e vetme në Europë të gjitarëve të mëdhenj, të zhdukur në pjesën më të madhe të Europës, mund të çojë në zhdukjen e tyre.
(contracted; show full)
Kolonitë e mëparshme ishin brenda zonave të mbrojtura si në rezervatin e Velipojës dhe Kune-Vain. Sot karabullakët e vegjël, që shihen gjatë folezimit, bëjnë pjesë më tepër tek individët që përdorin territorin shqiptar si vend ushqimi. Kompleksi Divjakë-Karavasta në Ultësirën Prerendimore të vendit vazhdon të jetë një nga zonat më të rëndësishme për shpendët e ujit , ndonëse pjesa më e madhe e tij është objekt i ndërhyrjeve negative nga aktiviteti i njeriut. (vijon)/n.m/