Difference between revisions 1469367 and 1629597 on sqwiki

{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
Flora Dhe Fauna-



Rreziku  Vvjen Nnga Ddora E Ne njeriut Ddhe Mmungesa E Ne ndërgjegjësimit
TIRANË, 31 Korrik/ATSH-Eriola Çuko/ -. Mungesa e rezervateve për mbrojtjen e gjitarëve në Shqipëri, një vend i pasur në florë dhe faunë, ende pak i njohur për shumëllojshmërinë dhe veçantitë që ofron, konsiderohet si një ndër strehat e vetme në Europë të gjitarëve të mëdhenj, të zhdukur në pjesën më të madhe të Europës, mund të çojë në zhdukjen e tyre.
(contracted; show full)remtimi global për të zvogëluar shkallën e humbjes së biodiversitetit në mënyrë të konsiderueshme dhe një angazhim evropian për të ndalur atë plotësisht, tkurrja vazhdon. Europa Jugore, përfshi Shqipërinë, ka përjetuar kushte të motit të thatë, me një rënie prej 20 % në krahasim me mesataren e shek. XX, e nga ana tjetër ngjarje ekstreme me reshje, e si pasojë përmbytje.
Alarmi i dhënë herë pas here nga ambientalistët duket se nuk mjafton, por kërkohet më tepër zbatueshmëri e planeve dhe projekte konkrete. 
- 



Studimet -


Prof. Dr. Idriz Haxhiu ka rreth 10 vite që hulumton faunën shqiptare dhe bashkë me ambjentalistë të tjerë kryen studime intensive bioekologjike për një popullatë breshkash detare në gjirin e Rodonit.
(contracted; show full)
Në muajin dhjetor 2009 Inspektorati i Peshkimit ndaloi peshkimin gjatë periudhës së shumimit në liqenin e Ohrit (dhjetor-mars), duke sekuestruar mjetet te peshkimit dhe rrjetat e peshkatarëve.
Ndërkaq për mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemit të biodiversitetit të Liqenit te Ohrit po zbatohet një projekt prej dy milionë dollarësh financuar nga Banka Botërore. 
- 



Shpendët -


Karabullaku i Vogël, një shpend i vogël, është lloj strikt i mbrojtur në Shqipëri që i përket kategorisë së llojeve tepër të rrezikuar, sipas Librit të Kuq Shqiptar (2007), përveçse një lloj globalisht i kërcënuar dhe i listuar në disa konventa ndërkombëtare, si një lloj i një rëndësie të veçantë, i cili gjendet në ligatinat shqiptare gjatë gjithë vitit, ndërsa numri më i madh vërehet në dimër me 900-3000 individë.
Shqetësimi nga njeriu gjatë periudhës së folezimit është ndër faktorët kryesorë kufizues të pranisë së karabullakut të vogël folezues në Shqipëri. Kolonitë që gjendeshin në të kaluarën në Shqipëri janë zhvendosur në vendet fqinje. Sot karabullakët e vegjël, që shihen gjatë folezimit, bëjnë pjesë më tepër tek individët që përdorin territorin shqiptar si vend ushqimi.
Ndërsa folezuesit janë zhvendosur në Malin e Zi (liqeni i Shkodrës ose lumi i Bunës), ose në Greqi në Liqeinin e Prespës së Vogël. Sipas një raporti në vitin 1998, kjo specie nuk folezon më në Shqipëri, ndërsa kërkimet e fundit në vitin 2004 tregojnë se llojet mund të folezojnë akoma në liqenin e Shkodrës me rreth 25 çifte folezues.
Kolonitë e mëparshme ishin brenda zonave të mbrojtura si në rezervatin e Velipojës dhe Kune-Vain. Sot karabullakët e vegjël, që shihen gjatë folezimit, bëjnë pjesë më tepër tek individët që përdorin territorin shqiptar si vend ushqimi. Kompleksi Divjakë-Karavasta në Ultësirën Prerendimore të vendit vazhdon të jetë një nga zonat më të rëndësishme për shpendët e ujit , ndonëse pjesa më e madhe e tij është objekt i ndërhyrjeve negative nga aktiviteti i njeriut. (vijon)/n.m/