Difference between revisions 1476810 and 1574890 on sqwiki

{{POV}}
{{Hulumtim vetjak}}
{{faqe e palidhur|maj 2013}}
{{joref}}
{{kllapa}}
{{Pp}}
Fisi Meksi u shfaq rreth shekullit të X dhe besohet se përbën degën
fillestare të fisit fisnik të Buas(Vasil Meksi. Familja Meksi, Athinë,
1995. f. 77). Albanologu i shquar Milan Shufflay ka gjetur në
kadastrën e Shkodrës të vitit 1416, se krahina ndërmjet Kepit të
Rodonit, Krujës dhe Lezhës, banohej nga fisi Messi, Meksi, Mexi.
Origjina më e largët duhet të ketë qënë fshati Mesi i ndodhur, sipas
historianit serb Stefan Nemania, në zonën në mes lumenjve Shkumbin
dhe Drin.42 
Studime Shqiptare (1854), shkruan se fisi Meksi e ka prejardhjen nga
fisi Doda.(Hahn. Studime shqiptare,Tiranë, 2007. f.216)
Gjk
Është i njohur fakti se, prej kohësh, shumë nga Meksajt kanë ushtruar
profesionin e mjekut pas studimeve në universitetet më të shquara
të kohës (Parma, Padova, Bolonja. Napoli, Athinë etj.), por edhe
si mjekë popullore (xherah), duke e trashëguar këtë profesion nga
të parët e tyre që kanë qënë të famshëm në gjithë Ballkanin. Më i
shquari ndër ta ka qënë Pano Panajot Meksi, Xherahu i dëgjuar në
taborin e Marko Boçarit dhe mësuesi i Vangjel Zhapës që me vonë u
(contracted; show full)Rruga që ndoqën V. Meksi, G. Gjirokastriti, N. Veqilharxhi dhe
më vonë Kristoforidhi për të futur shqipen në kisha dhe shkolla
nëpërmjet Ungjijve dhe jo vetëm, ishte një veprim i menduar fare
mirë. Ata shfrytëzuan institucionet arsimore dhe fetare që vareshin
nga Patrikana, me pretekstin e përvetësimit sa më të mirë të dogmës
fetare nëpërmjet gjuhës amtare.

[[Kategoria:Familje]]