Difference between revisions 1574890 and 1574962 on sqwiki

{{POV}}
{{Hulumtim vetjak}}
{{faqe e palidhur|maj 2013}}
{{joref}}
{{kllapa}}
{{Pp}}
Fisi Meksi u shfaq rreth shekullit të X dhe besohet se përbën degën
fillestare të fisit fisnik të Buas, permendim Gjin Bue Shpata (Vasil Meksi. Familja Meksi, Athinë,
1995. f. 77). Albanologu i shquar Milan Shufflay ka gjetur në
kadastrën e Shkodrës të vitit 1416, se krahina ndërmjet Kepit të
Rodonit, Krujës dhe Lezhës, banohej nga fisi Messi, Meksi, Mexi.
Origjina më e largët duhet të ketë qënë fshati Mesi i ndodhur, sipas
historianit serb Stefan Nemania, në zonën në mes lumenjve Shkumbin
dhe Drin.42 
Studime Shqiptare (1854), shkruan se fisi Meksi e ka prejardhjen nga
(contracted; show full)
Stema (blazon) e Meksajve që jetuan dhe luftuan në qytetin e
Kotorrit, është e kaltërt me një brez të artë.
Degë të tjera të fisit Meksi u vendosën në qytete të ndryshme të
Venetikut (Venecie, Verona, Feltre, Trieste). Luftëtarë nga fisi Meksi
i ofruan shërbime ushtarake Republikës së Venedikut, duke spikatur
veçanërisht në luftën Venediko-Turke të vitit 1465 . Gjithastu marrdhëniet me mbretëritë eurpiane forcoheshin me lidhjet martesore të fisit Meksi.




<blockquote>Fillimisht familja mbante mbiemrin Mexis, kurse më vonë u përshtat
në De Mezzi ose Mezan. Mbiemri i fisit ka ndryshuar sipas gjuhës së
shteteve ku ata kanë banuar. Në Shqipëri është përdorur ks (Meksi)
ose s, ss (Mesi, Messi (Lionel Messi, sportisti me fame boterore, me origjine nga kjo familje)). Në krahinat që gjatë Mesjetës kanë qënë të
pushtuara nga Venedikasit ose që u çvendosën në Itali ss (Messi, Da
Messa), në Republikën e Venedikut, sipas dialektit lokal, z ose zz (De
Mezzi, Da Mezan) dhe në Kotorr të Dalmacisë x (Mexa).
Njëra nga stemat e fisit me banim në Venedik përmbante një
keshtjellë me 3 kulla, nën të cilën është shkruar mbi një fjongo
mbiemri Mexis. Stema tjetër përmbante një urë me 2 harqe, mbi
të cilën ishte vizatuar një dorë e mbledhur grusht me gishtin tregues
(contracted; show full)
gjatë luftës kundër turqve.
Në Muzeun Kombëtar Grek, krahas heronjve të revolucionit të
vitit 1821, gjëndet edhe oficeri me origjinë nga Labova Kristo
Meksi (1794-1832), komandant i një reparti të rëndësishëm të
kryengritësve( Vasil Meksi. Materiale tw mbledhura nga Arkivi i
Përgjithshwm i shetit grek, Athin, 1981. f.147)
Gjatë shekujve XIX-XX kanë qënë të shumtë Meksajt e Greqisë që kanë
luajtur një rol të spikatur si politikanë, tregtarë, juristë, mjekë etj.
 

 

</blockquote>



Ndër ta veçohet Petro
Meksi, komisari i Lidhjes së Prizrenit për Jugun e Shqipërisë, që
udhëhoqi të gjitha veprimet e Lidhjes në krahinat e Jugut dhe shpalli
botërisht se: “Ortodoksët e jugut nuk duhet t’i ndajnë fatet nga ato
(contracted; show full)Rruga që ndoqën V. Meksi, G. Gjirokastriti, N. Veqilharxhi dhe
më vonë Kristoforidhi për të futur shqipen në kisha dhe shkolla
nëpërmjet Ungjijve dhe jo vetëm, ishte një veprim i menduar fare
mirë. Ata shfrytëzuan institucionet arsimore dhe fetare që vareshin
nga Patrikana, me pretekstin e përvetësimit sa më të mirë të dogmës
fetare nëpërmjet gjuhës amtare.


Nje tjeter dege e Familjes Meksi eshte dhe ajo Mesic, e cila ndodhet dhe sot e kesaj dite ne Kroaci, ku nje nder antaret me te spikatur, eshte Presidenti i Kroacise z.Stipe Mesic.

[[Kategoria:Familje]]