Difference between revisions 27430 and 27431 on sqwikibooks:'''Kur do kthehet Rama ?''' :"Arratia" jote, :duket e pasosur, :këtu opozita, :fare është vuvosur. :Vuvosja e saj, :është një gjë e mirë, :po e gjithë jeta, :këtu keq ka ngrirë. :Po e gjithë jeta, :këtu keq ka ngrirë, :se ti veç një orë, :qëndrove në zyrë! :Ty puna ta do :të shkosh nëpër botë, :po këtu ne jemi, :në hutim të plotë. :Ca nuk kanë vula, :ca nuk kanë zyra, :kthehu sa më parë, :mor të marrtë e mira. :Askush nuk punon, :gjithë punët ngrinë, :ca kanë frikë se ikin, :ca kanë friké se s'vinë! :S'duhet të mungosh, :këtu as një orë, :jo se dopjo gjashta, :të mbeti në dorë. :Të mbeti në dorë, :s'e them kursesi, :po që në Qershorë, :s'kemi qeveri. :S'kemi qeveri, :se ata kanë shkuar, :po dhe ju akoma, :nuk keni filluar. :Zërat e pushtetit, :janë krejt minore, :u bënë ca drrasa, :lajme kryesore! :Them se këtu gjëndja, :është emergjente, :ndaj dhe duhen marrë, :ca masa urgjente! :Vërtetë ta do puna, :që kudo të shkosh, :po tani ca ftesa, :mund t'i refuzosh! :Kthehu -Edi-kthehu, :këtu sa më parë, :se është gjysmë e punës, :një fillim i mbarë. :S'kalohet ylberi, :direkt natyrisht, :po këtu të duam, :edhe fizikisht. :E gjithë vegjëlia, :me sy të kërkon, :s'mund të qeverisësh, :me një telefon. :Këtë qeveri, :shumë e kemi pritur, :ndaj nga kjo mungesë, :të gjithë janë mërzitur. :Të "ngulesh" në zyrë, :s'ta kërkoj veÇ unë, :po dhe opozita, :ka mbetur pa punë. :Kanë ca ditë që s'dalin, :nuk po bëjnë hatanë, :se siÇ duket kunjën, :veç me ty e kanë! :Nuk them se ke shkuar, :për qejf e turizëm, :po këtu do nisur, :sa më parë qilizëm. :Kthehu dhe timonin, :merre shpejt në duar, :se tani të gjithë, :janë të hutuar! :Këta që ke zgjedhur, :të gjithë janë të zotë, :porse firmën tënde, :askush s'e hedh dot! :Kthehu sa më parë, :miku im i vjetër, :tani pas Obamës, :s'ke kë takon tjetër! Tiranë 25 Shtator 2013 *** :'''Zogisti Bujar Nishani në Kishën e Fan Nolit''' :Se ç'u nis Nishani, :në rrugë të gjatë, :në kishën e Nolit, :shpuri dekoratë! :Se po bën një kthesë, :jam krejt optimist, :se Bujua është shfaqur, :me kohë si zogist. :Më shumë për t'i bërë, :qejfin xha Saliut, :se Nishani është, :nga vend' i Avniut. :Nga Avni Rustemi, :është mustaqeziu, :që dajën e Zogut, :në Paris e shtriu. :Po nipi e mori, :hakun për dajiun, :dhe në pabesi, :e vrau Avniun. :Kështu nisën vrasjet, :e Ahmet legenit, :ai që ka bustin, :tek stacion' i trenit. :Po ti s'je o Bujo, :me Avniun tim, :se i vajte mbretit, :dhe në rrivarim. :Se i vajte mbretit, :dhe në rrivarim, :me urdhër të Salës, :mbajte dhe fjalim. :Ndaj deshët ta hiqnit, :Avniun nga sheshi, :po neve u sulëm, :Bujo si rrebeshi. :Se Avniu është, :Hero Kombëtar, :e Ahmeti yt, :krye tradhëtar. :Kur vrau Avniun, :ngriti petkat horri, :nga Revolucioni, :i atij Qershori. :Ç'farë ndodhi më mbrapa, :Nishan-ti e di, :Fan S Noli ngriti, :këtu qeveri! :Zogu fluturoi, :si në shtegëtim, :nga mbret' i Serbisë, :kërkoi shpëtim. :Me ushtrinë e serbit, :"doli" nga gjirizi, :bashkoi bajoneta, :dhe Nolin përmbysi. :Tani historinë, :e dimë për kodoshin, :fali Shën Naumin, :fali dhe Vermoshin. :I bëri peshqeshe, :qelbashi Ahmet, :se udbashët serbë, :i dhanë prapë pushtet. :Ai poshtërsinë, :e ktheu talent, :po juve Nishan, :i bëtë monument. :Kundër kundërshtarëve, :u sul si një bishë, :ndaj erdhi Fan Noli, :fiks tek ajo kishë. :Këtu vendin nxiu, :një Ahmet idiot, :ndërsa Nol Gjeniu, :u bë thjeshtë dhespot! :Aty ku dje shkeli, :këmba e Nishanit, :u bë kryevepra, :e Salep Sulltanit. :Nolin e përzuri, :dhunë e maskarenjve, :ndaj shkroi me urrejtje, :dhe "Anës lumenjëve". :U bë burrë i lartë, :majë e katakombit, :ndaj duhet ta shpallje, :Nder i Madh i Kombit! :Po kjo dekoratë, :do qe krej formale, :se Fan Noli ngrihet, :si mal përmbi male. :Burri më i shquar, :i gjithë historisë, :i bën nder gjithë Botës, :jo veç Shqipërisë. :Cili komb s’do deshte, :ta kishte Fan Nolin, :po juve më shumë, :nderoni Zogollin. :Po ti edhe Nolit, :i shkove tek varri, :them se do mërzitet, :me ty Sali marri. :Them nderimi yt, :Salën e ka prekur, :se Saliu është, :një zogist i thekur. :Nuk e do më Nolin, :thotë se është i kuq, :tok me Të nuk do, :as një Gurakuq. :Ti më mirë nga unë, :e njeh Sali nurin, :nuk do Gurakuqin, :as dhe Bajram Currin! :Ti më mirë nga ne, :ja di sokëllimën, :nuk do Bajram Currin, :as Hasan Prishtinën. :Të gjithë i mohoi, :Sala për “Oborrin”, :dhe përmbi çdo gjë, :tash urren Qershori, :Makthet me Qershorë, :në gjumë e mbytin, :ndaj mallkon Të Parin, :dhe më keq Të Dytin! :Ndaj dhe ka kaluar, :në zenith të gjamës, :nga Qershori i Nolit, :dhe Qershori i Ramës! :Po ti o Nishan, :nuk e ndan dovletin, :se përfaqëson, :të gjithë unitetin. :Se përfaqëson, :të gjithë unitetin, :është në tagrin tënd, :të nderosh dhe mbretin. :Veç kujtimet mbeten, :rrufe jeta shkon, :po mbreti nderimin, :nuk e meriton. :Them se me Fan Nolin, :tani je në rregull, :se gjer aty pari, :ke qënë si në mjegull. :Ti edhe Enverin, :duhet që ta duash, :se nuk e ke dashur, :nuk mund të na thuash. :Se dikur s’ke qënë, :ashtu si sot je, :emrin e Enverit, :në dipllomë e ke. :Ashtu quhej shkolla, :ku ne morëm mënde, :s’di në e ke shkruar, :në “civinë” tënde. :Po ç’emër ke vënë, :ndonjëherë ma thuaj, :unë për veten time, :gjithmonë e shkruaj. :Gjithmonë e shkruaj, :dhe s’e shkruaj kot, :se kohën që shkoi, :s’e ndryshojmë dot. :S’e ndryshojmë dot, :o Nishani ynë, :se askush nuk mundet, :të prishë historinë! *** :'''Berisha me Bashën, janë dy kriminelë...''' :Të më thotë Saliu, :se unë nuk e di: :"Si ndihet njeriu, :kur vret një njeri?!." :Më thuaj njëçikë, :plumbat si i qite, :se në këtë pikë, :ti je plot kredite?! :Ti je plot kredite, :kampion i vërtetë, :se brënda një dite, :more katër jetë. :Janarin e ngjeve, :ti me vello zie, :për vete e ktheve, :në ditë krenarie. :Shikoje me sy, :popullin e vrarë, :dhe garda nga ty, :urdhër kishte marrë. :Pas perdes shikoje, :tamam si një bishë, :si të tuat roje, :qëllonin në mish! :Qëllonin në mish, :njerëz të pa mbrojtur, :dhe ti-o Berishë, :s'ishe një i lojtur. :Po një kriminel, :me gjakftohtësi, :ne kështu na del, :more ditëzi! :Ti ishe-o flamë, :kapak' i tenxheres, :ne të gjithë të pamë, :fshehur pas penxheres. :I pe mirë dhe ike, :kur rané katër vetë, :dhe pastaj na shpike, :stilot pistoletë! :The e ç'nuku the, :për ne atë ditë, :dhe shpérblim i dhe, :çetës me banditë! :Ne mirë na kujtohen, :lehjet si zagari, :ndaj nuk na harrohen, :ato ditë Janari. :S'e harron për jetë, :këtu Shqipëria, :popullin e vet, :vrau qeveria! :Ashtu si pa dashur, :nga pakujdesia, :zullumin ka trashur, :palo drejtësia! :Po të gjithë e panë. :këtu o mallkim, :të katër u vranë, :me Paramendim! :Me Paramendim, :dhe gjakftohtësi, :ndaj dhe Çdo Vendim, :është njé poshtërsi. :Nuk ka tjetër emër, :ti je dollibashi, :por të ka dhënë zëmër, :atë ditë Lulashi. :Lulashi që njohim, :ministrin bufon, :që sot po e shohim, :si na bilbilon! :Si po ndez stuhinë, :si po sjell rrebesh, :ky që me Salinë, :njerëz vranë në shesh! :Ky që bilbilon, :tok me babën Salë, :dhe dot nuk duron, :nga Rama njé fjalë!!! :Ti ore kokosh, :që solle mandatën, :nuk ke gojë të mbrosh, :sot administratën. :Do administrata, :avoktat vërtetë, :po jo ty me Salën, :që vratë katër vetë. :Jo ti o Lulash, :me babën Sali, :këtë unë e quaj, :një moral të zi. :Nga punët ca njerëz, :dhe mund të largohen, :po këto me vrasjet, :kurrë s’krahasohen! :Kam thënë dhe më parë, :diku për Lulushin, :që don t’i fërkojnë, :edhe bibilushin! :Ndaj dhe po më duket, :karabush vërtetë, :se askush për krimet, :s’ka imunitet. :Edhe po të jesh, :Njësh’ i opozitës, :S’ka-se vrau njerëz, :m’u në mes të ditës. :Me mostrat si ju, :groshi na ka pjellë, :nga “qëndresa” blu, :na vjen për të vjellë. :E shihni si rreket, :kopja e Saliut, :që tani mos preket, :e drejtë e njeriut! :Si kali balash, :ditë për ditë na del, :po ti o Lulash, :je një kriminel! :Kështu je Luladhe, :për hir të vërtetës, :se është me e madhe, :e drejta e jetës. :Je jashtë loje krejté, :kot që bën si gorre, :sepse kjo e drejtë, :është themelore. :E dimë se ç’ka ngjarë, :kur revolta plasi, :kush njerëz ka vrarë, :s’ka të drejtë të flasi. :Ç’vendos sot gjykata, :nuk ka vlerë aspak, :se ju o mandata, :kini derdhur gjak. :E drejta do kthejë, :pa u tharë loti, :dhe haka do vejë, :shumë shpejt tek i zoti. :Krimi edhe ju, :në qeli do ngryset, :dhe sikur këtu, :bota të përmbyset! :Prej krimit dhe mundit, :lodhet njerëzia, :po në fund té fundit, :fiton drejtësia. :Sot akoma jini, :në një histeri, :po vendin e kini, :vetëm në qeli. :Kur çdo krim vërtetë, :të kaloi në zigj, :SHTETI DO JETË SHTET, :LIGJI DO JETË LIGJ! *** :'''Epigrame''' Sipas Diogjenit :Do të dal në mes të ditës, :porsi Diogjeni i hershëm, :do dal me qiri në dorë, :të gjej një njeri të ndershëm. Era e hudhrës. :A e dini,ju o njerëz, :një fjalë plot ëmbëlsirë: :"Erë e hudhrës e mbyt keq, :dhe parfumin më të mirë!." Të ligut ose qymyrit. :O qymyr s'të bëj dot mik, :s'kam lindur për vetmohim, :kur je i ndezur më djeg, :kur je i shuar më nxin. Një e vërtetë e artë. :E zbulova të vërtetën, :tani që më erdhën mëntë, :sa më shumë që i njoh njerzit, :aq më shumë i dua qëntë. Mos u gënje. :Mos u gënje o lum miku, :qofsh thinjosh apo i ri, :jo Çdo gjë që ndrin e verdhë, :është domozdo flori. Një gomar. :Një gomar mbetet gomar, :qoftë i veshur dhe me ar. Kur më shajnë. :Semë shajnë aq më bën, :aq më bën e s'më prish punë, :se kur më kafshon një qën, :nuk mund ta kafshoj dhe unë. Palla e gomarit. :Palla e gomarit, :fshatin tund të tërin, :bilblil këngëtarit, :nuk ja ndjen dot zërin. Një proverb. :Thotë një proverb i vjetër, :dhe nuk pranon diskutime: :"Budallai dhe dembeli, :nuk bëjnë kurrë gabime.." Kanë thënë. :Shpesh herë për t'i bërë portretin, :të ligut ose të marrit, :gjithë të mënÇurit kanë thënë: :"Nxjerr të vdekurin prej varrit!..." *** :'''"Mos prekni plakun sali!.."''' :Europa s'e tha hapur, :po unë gjuhën mirë ja di, :kuptoj mesazhin e saj: :"Mos preket plaku Sali!" :Mbase dhe ju e kuptuat, :nuk ka pse të hapni sytë, :e gjithë dhuna që jetuat, :tani quhet opozitë. :Tani krimi do marrë zemër, :në Çdo cep do ligjërojë, :mantelin e opozitës, :do ta ketë si një mburojë. :C'kam shkruar për drejtësinë, :s'lëviz presje edhe pikë, :po për Triumfin e saj, :vazhdimisht kam qënë skeptik. :Burokratët e shtëpisë, :ku ne duam që të vemë, :mbi gjithÇka këtu kërkojnë, :një stabilitet të rremë. :Për atë dreq MSA-je, :gjithnjë gati e kanë pritën, :dhe është një term krejt standart: :"Mardhënia me opozitën!" :BE-ja do të vazhdojë, :të tallet me Shqipërinë, :aq sa Ramën detyrojë, :të lavdëronte Salinë! :Aq sa Ramën detyrojë, :të lavdëronte Salinë, :jam garant që nja tri muaj, :s'bëhet gjë për drejtësinë. :Kush di të lexojë nën rreshta, :kollaj këtë e kupton, :ndaj s'ja vlen që qeveria, :të mbahet ndënë presion. :Duhet kohë dhe mundim, :të vendosen drejtësitë, :se kriminelët që patëm, :tani quhen opozitë! :Dhe makinë e qeverisë, :tani s'ka as naftë- as vaj, :dhe jo veç me drejtësinë, :s'do ta ketë dhe aq kollaj. :Po një gjë ka rëndësi, :mbrapa nuk do ketë më kthim, :e Ç't'ju them tjetër tani: :"Durim, o njerëz,durim!" :E Ç't'ju them tani më tepër, :u kalitëm në durim, :se tani është kryesore, :marrveshja për asocim. :Se tani është kryesore. :marrëveshja për asocim, :dhe pse unë realisht, :nuk kam të njëjtin mendim. :Do nënëshkruhet marrveshja, :është parathënë axhenda, :po kancerin dhe murtajën, :sërish do t'i kemi brenda! *** :'''"Replikë me gazetën "Dita"''' :Nga replika u habita, :ndaj duhet sqaruar ngjarja, :që nga dje s'jam më tek "Dita", :po jam këtu tek "Shqiptarja" :Po i bëj replikë gazetës, :që kam pasur shumë për zemër, :se për hir të së vërtetës, :replikusi s'kishte emër. :Them se bukur kishte shkruar, :po nuk vuaj nga qejfmbetja, :stilin tim e kish kopjuar, :po kish dhe diçka nga vetja. :Replika qe miqësore, :edhe vargu krejt i pikur, :po unë nga ajo llogore, :ika-sepse duhej ikur. :Sot nuk jemi në një lundër, :dhe ca miq s'i kam më pranë, :po unë "Ditës" s'i dal kundër, :se prapë jemi në një anë. :Ika unë-s'u bë hataja, :as tri ditë nuk zgjat çudia, :ajo mund të rri në maja, :edhe pa vargjet e mia. :Është e madhe Shqipëria, :vetëm unë s'i ndez fanarët, :dhe nuk nuk jam tamam Mesia, :që t'u marr gjithë "besimtarët"! :Brirët nuk do t'i përjekim, :se jemi me një ide, :më besnikët do më ndjekin, :edhe tek kjo kishë e re! :Ai që kish bërë replikën, :dhe pse ishte anonim, :e njeh vargun dhe muzikën, :mund ta mbushi vendin tim. :E njeh vargun me muzikë, :mund të shkruaj përsëri, :po për dreq ajo rubrikë, :do dhe pakëz trimëri. :Luftë e madhe ka mbaruar, :miletit i doli frika, :ndaj çudi që s'ishte shkruar, :ndonjë emër tek replika. :Unë nga "Dita" ika vetë, :nuk se më kapi reforma, :po s'ndryshoj në këtë jetë, :nga përmbajta dhe nga forma. :Tani që erdhi liria, :do të dalin plot luanë, :ndaj tek "Dita" s'bie zia, :se s'ka një po dy Ardianë. :Me askënd s'e kam intatin, :nuk ika që të bëj namin, :thjeshtë mendoj ta provoj fatin, :me Bolino italianin! :Tani që të gjithë po shohin, :një dritëz në horizont, :gjithë ç'më duan e ç'më njohin, :do më gjejnë gjithmonë në front. :Nga bekimet që kam marrë, :them se do jem ditë gjati, :njëlloj truri si më parë, :do më punojë si sahati! *** :'''Replikë me Arbenin për "gjermanin e fundit"''' :Të më ndjesh o Dukë Arbeni :që këtu po bëj koment :po “gjermanin” që s’po gjeni :thjesht e kemi… president :U bë copa për portretin :Që ia hoqën nga ca zyra :Po nuk flet për palo-gjyqin :Që liroi ato lëtyra :Hesht për 21 janarin :S’flet për gjyqin-neveri :Por ata mender gjykatës :Jan’aty me firmë të tij :I ka “çue” Sali krimi :S’jan të shtetit, jan’ “të tijët” :A kan’ cipë e turp, o Zot?! :Si shikojnë në sy fëmijët?! :Hall i madh që n’a ka gjetur :Duhet thën’ edhe do shkruar :se “gjermanin” që ka mbetur :t’a ka pjell’ Shkoll’e Bashkuar :Jo më kot u lodh Saliu :kur kërkonte për “gjermanin”, :dhe nuk gjeti firifiu :por tamam Bujar Nishanin. :Më ushtar nuk ke ç’i thua :një ushtar që bën dekrete (!) :Si një tank me mish e thua :e ndërtoi Sala për vete. :Do t’i thosha nëse mundja :more Dukë bilbil poeti, :se edhe gjermanët fundja :kishin njëfarë dinjiteti. :Qenë pushtues pa dorashka :Dhe pushtuesi dihet, vret :Kurse ky tymos me shashka :N’a vë zjarr e pi shëndet. :Që t’i bëjë qejfin Berishës :dhe pse është një shkallë më lart :presidenti i fryn pishës :kur Berisha i bën “start”. :Do vazhdojë të hedhë në erë :të gjithë urat e katundit :që t’a lërë fushën beter :tamam si “gjerman” i fundit. :Ndaj i them’ të bëhet burrë :e njëçik t’i rëndet vetja, :se në qëntë veç për figurë :n’a mjaftonte Ahtifetja. :Kaq të desha që t’a ndreq :për “gjermanin” që n’a mbeti :e për fatin tonë të keq :n’a qëlloi Bujar Mehmeti. :Nëse duam që t’a tundim :Si do vendi o Ben trimi :kur të ikë legen’i fundit :ajo datë do jetë Çlirimi. *** :'''Ne nga gjarpërinjtë pritëm drejtësi!''' :Po vajton bilbili, :sa plasi së qarit, :dolën në apel, :vrasësit e Janarit! :Ç'po vajton bilbili, :zogu vija-vija, :mostrat paskan vrarë, :nga pakujdesia! :Dhe morën dënimin, :tamam nga gjykata, :sikur kishin vrarë, :nja dy a tri pata! :E dhanë vendimin, :këta cipë plasur, :sikur u qenë shkrehur, :armët si pa dashur! :Ashtu si pa dashur, :morën katër jetë, :s'e dinin se kishin, :fishekë të vërtetë! :Po kemi dëgjuar, :këtu Sali zgjyrën, :kur tha -kriminelët, :kanë bërë detyrën! :Kështu ligjëroi, :këtu ai "trim", :se vrasjet u bënë, :me paramendim! :Kështu e kuptova, :atëhere zgjyrën, :"gardistët e kuq", :kishin bërë detyrën! :Ndaj për kriminelët, :u bë vetë garant, :dhe pakujdesia, :s'ka qënë si variant. :S'di se si është shkruar, :vendimi në fletë, :por them se ky është, :një turp i vërtetë. :Po këta qënkan, :të pa parë për besë, :kur qëllon mbi turmë, :duhet pak kujdes! :Duhet pak kujdes, :kur qëllon aty, :sepse mund të vrasësh, :dhe ndonjë njeri! :Kjo ishte logjika, :e asaj gjykate, :sikur po gjykonin, :për një thes patate! :E kam thënë përpara, :e them përsëri, :për këto gjykata, :ndjej veç neveri. :Vërtetë nga pushteti, :iku ai zgjyrë, :po vezët e gjarpërit, :shtroi në çdo zyrë. :Këta janë nga geni, :i zgjyrës Sali, :ne nga gjarpërinjtë, :pritëm drejtësi!!! :Një urim ka sot, :e gjithë Shqipëria, :u shofshi dhe ju, :nga pakujdesia. *** :'''Ekranomania''' :E mor popull ziu, :që s't'u sosën hallet, :vazhdon xha Saliu, :në ekrane tallet. :Vërtetë që nga zyrat, :për gjithmönë u shkulën, :po shumë nga zgjyrat, :në ekran u ngulën. :Aty do t'i gjesh, :darkë e në mëngjez, :se në shumë ekrane, :ata kanë akses. :Duket sikur thonë, :fjalë të mëdhaja, :Halimi-Bylyku, :edhe Tabakaja! :Mua ma do puna, :nga pak t'i vëzhgoj, :dhe këtë torturë, :duhet ta duroj. :Jam i detyruar, :t'i shoh pocaqitë, :se dy e tri tema, :më duhen çdo ditë. :Po juve të tjerët, :dhe mund të shpëtoni, :me ndërrim kanali. :mund t'i injoroni. :S'kini pse i shihni, :thjeshtë i injoroni, :atë "gjellë" të shpifur, :s'kini pse provoni. :Tetë vjet e dëgjuam, :atë shtet legen, :po tani për ta, :sekondi nuk vlen. :Të gjithë rrinë në pritë, :si palo zagarë, :për të kundërshtuar, :edhe për të sharë. :Popull-injoroje, :këtë histeri, :mund të shohësh filma, :shkencë e histori! :Unë pak i dëgjoj, :por të më besoni, :më ulet sheqeri, :më ngrihet tensioni. :Më ulet sheqeri, :më ngrihet tensioni, :mendoj se për ta, :ky është dhe misioni. :Më duhet të ha, :pak nga ajo gjellë, :por edhe aq pak, :më bën për të vjellë. :Këta le të flasin, :sa gryka t'u digjet, :porse qeveria, :s'ka pse t'u përgjigjet. :Ata le të ngjiren, :sa t'u bjerë mandata, :mos bëjë qeveria, :kundër deklarata. :Ata këtë duan, :e lagu s'e lagu, :ndaj bezdi e madhe, :do të jetë Tabaku. :Ata këtë duan, :e fiku s'e fiku, :një tjetër bezdi, :do të jetë Bylyku. :Me këta për shëmbull, :mund të merrem unë, :mbasi qeveria, :ka të tjera punë. :Dhe qeveritarët, :orët s,mund t'i falin, :dhe nëpër ekrane, :ca si shpesh mos dalin. :Domozdo do bëhen, :këtu të bezdisshëm, :të dalin kur kanë, :lajm të rëndësishëm. :Them të vetëpërmbahen, :rrallë të investohen, :dhe me vogëlsira, :të mos konsumohen! :Një ditë më ngrinë, :sytë tek ekrani, :gati dhjetë ministra, :kishte mbledhur "Klani" :Kishte mbledhur "Klani", :domethënë Fevziu, :ai që ka pirë, :sisë tek Saliu. :Fefzon dhe të tjerë, :thjeshtë t'i injoroni. :t'u bëjë njëmijë lutje, :dhe pale të shkoni. :S'kini pse të bëhi, :si ata që dimë, :t'u mbledhi Fevziu, :me një fishkëllimë. :T'u bëjë të vraponi, :një e fishkëllyer, :por them ēdo ministër, :të jetë i kursyer. :Është turp t'i mbledhi, :një Fevzi me listë, :sikur jané kurkushi, :t'u marrë intervistë. :S'them t'u rrini larg, :se janë me malarje, :një dalje ministri, :unë e quaj ngjarje. :Duhet për ekranet, :të krijohet miti, :një dalja e Ramës, :të jetë ngjarje viti. :Veç kështu i rritet, :vlera qeverisë, :kur s'bëhen ministrat, :si këmbët e dhisë. :Na kanë lodhur sytë, :gjithë këto mote, :duhet të marrë fund, :kjo praktikë idiote. :Kur t'u qepen Fevzot, :mbrapa si mballoma, :dhe nëse pranojnë, :t'u kërkojnë miliona. :Kjo gjë ndodh në botë, :s'është njé teori, :pastaj le t'i falin, :për bamirësi. :Në botë gazetarët, :e kanë të vështirë, :se nuk gjejnë dot, :një mall kaq të lirë :Me lirinë e shtypit, :s'ka të bëjë aspak, :në se dikush del, :pak ose aspak. :S'mund të dalë shtetari, :një mesazh e dhashë, :ekran pas ekrani, :si kali balash. :Mund të investohet, :rrallë e me lezet, :dhe kështu do jetë, :plot autoritet. :Në një luks ekranet, :kanë qënë gjer më sot, :këdo mund të ftonin, :dhe shpesh fare kot. :Edhe më i fundit, :kishte goxha ton, :se mblidhte kopenë, :me një telefon *** :'''Prapë u them shqiptarëve, të mos ligështohen''' :Llumi në Gjykata, :me shumic ësht’ shtuar, :ndaj asnjë vendim, :nuk më ka shokuar. :Asnjë prej këtyre, :s’më lë dot pa fjalë, :se nuk janë gjykatës, :po thjesht’ kanibalë. :Nuk iku Saliu, :s’u fshi ajo zgjyrë, :se kancer’ i tij, :gjendet në çdo zyrë. :Ajo metastazë, :ende bën kërdinë, :ende e bën llumi, :këtu drejtësinë. :Gjykatat janë kthyer, :në celula krimi, :që nga Presidenca, :do nisur pastrimi. :Të nisë me Nishanin, :fillimin e pastrimit, :se ai po shfaqet, :si kumbar i krimit. :Këtu asnjëherë, :s’do mbarojnë krimet, :se ende Berisha, :i bën emërimet. :E kam thënë përpara, :e them dhe tani, :sa të jenë Nishanët, :nuk ka drejtësi. :Rama hoqi foton, :po s’ka asnjë vlerë, :nëse nuk do shkulet, :me rrënjë ajo ferrë. :Ësht’ për Drejtësinë, :ferra kryesore, :dhe pas tij me radhë, :ferrat gjyqësore. :S’bëhet tak e fak, :i gjithë ky çmontim, :ndaj u them shqiptarëve, :që të kenë durim. :Se këtu Rilindja, :do jetë shum’ e gjatë, :do vendosur Ligji, :gjykatë më gjykatë. :Ende në gjykata, :të mbyt frym’ e vjetër, :ky qelb e ky llum, :do iki patjetër. :Sot po i thellohet, :gropa Drejtësisë, :që neve të flasim, :kundër qeverisë. :Dhe këtu do kemi, :shumë provokatorë, :po sot qeveria, :s’ka asgjë në dorë. :Vetëm një betejë, :ne kemi fituar, :po luftë e vërtetë, :ende s’ka filluar. :Prapë u them shqiptarëve, :të mos ligështohen, :krimet e fashizmit, :ende po gjykohen. :Ligji do godasë, :mbi bandën e vjetër, :se pa drejtësi, :nuk vlen asgjë tjetër! *** :'''Lulash shakaxhiu..''' :Zakonisht Lulashi, :nis urgjent piskamën, :nja dy-tri minuata, :mbasi dëgjon Ramën. :Doli dje i trëmbur, :duke u ankuar, :se kryeministri, :i kish kërcënuar. :Si të kërcënoi, :ç’të tha o Lulash? :Sa herë të kam thënë, :merre me avash. :Sa herë të kam thënë, :merre me avash, :se ti të vërtetat, :i quan shantazh. :I quan shantazh, :edhe dhunë verbale, :mos u nxit bre Luli, :merre me kadale. :Rama paska thënë, :ti e ke dëgjuar, :se dhunë e vërtetë, :ende s’ka filluar. :Mos ja fut katundit, :o Lulashi ynë, :nuk e kish për dhunën, :po për drejtësinë. :Kjo është krejt e ndryshme, :është tjetër punë, :po ti drejtësinë, :do ta quash dhunë! :Ta quash kështu, :thjeshtë të leverdis, :se goxha akuza, :i ke në kurriz! :Kur të të kërkojnë, :për vrasjet shpjegim, :do thuash me vrap: :“Ky është kërcënim!” :Nga Rruga e Kombit, :paret ku u shpunë?! :Ti thua-nuk flas, :se kjo është dhunë! :Do të thonë pse vodhe, :votat për bashki, :do ta quash dhunë, :prapë o shakaxhi. :Pra, ti po na thua, :more “krietar”, :që ne t’ju trajtojmë, :si ca kanakarë. :Duhet ta dëgjojmë, :Lulash karabushin, :që don t’i fërkojmë, :edhe… bibilushin. *** [[Kategoria:Libra]] All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikibooks.org/w/index.php?diff=prev&oldid=27431.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|