Difference between revisions 27431 and 27570 on sqwikibooks

:'''Duroni pak o zuzarë, ende asgjë s'kini parë!!!.'''

:Vërtet që na ka çuditur,
:opozita karnavale,
:në mënyrë krejt të papritur,
:ngriti një çështje penale.


:Ngritën Kumbarët e Krimit,
:ca akuza fort të rralla,
:dhe në kulm të frymëzimit,
:fluturuan drejt tek Llalla!


:Lulashët u burrëruan,
:morën veten pak nga pak,
:po nga ky që sa dëgjuam,
:s'ka kallzim më qesharak.


:Mostrat që, në drejtësi,
:konkuronin me qymyrin,
:çuan në Prokurori,
:Edi Ramën dhe Tahirin.


:Ka akuza për Të Gjatin,
:për emrat e Policisë,
:po mostrat e kanë inatin,
:me "Fundin e Marrëzisë"


:U ngrit me izën e tyre,
:i gjithë rrjeti kriminal,
:shkonte dhe në xhep të tyre,
:gjithë "evazioni fiskal"


:Po mendon Halimkë e Vogël,
:edhe Noka "dru me pre’":
:"Ky që s'çau kokë për Mafien,
:mendo ç'do na bëjë ne!."


:Sepse "Fund i Marrëzisë,
:do guxim e trimëri,
:Rama-o Halimkë e vogël,
:po bën shtet në Shqipëri!


:Se e ka krejt seriozisht,
:më në fund po e kuptoni,
:po ju o njerëz me bisht,
:këtu shtetin nuk e doni!


:Po ju o njerëz me bisht,
:këtu shtetin nuk e doni,
:se po zbulohet çdo ditë,
:vjedhja edhe korrupsioni.


:Për rrjetin e "kazinove",
:thurrur fort nga merimanga,
:të paktën Ridvani juaj,
:duhet karfosur në pranga.


:Ndaj dhe mund t'i kishit dhënë,
:një tjetër drejtim kallzimit,
:ta kishit bërë për ata,
:që mburojë ju bënë krimit.


:Ne nuk jemi budallenj,
:o ju, çeta “lemeria”,
:dy tutorët e mëdhenj,
:Tatimet dhe Policia.


:Dy tutorët e mëdhenj,
:ose gjarpri me dy koka,
:pa më të voglin dyshim,
:janë Ridvani edhe Noka.


:Ky është krimi monstruoz,
:me përmasa të mëdha,
:ndaj Noka më befasoi,
:s'qënka fare budalla!


:Si miu që ndjen tërmetin,
:e ndjen erën e ndëshkimit,
:ndaj mori vrapin drejt Llallës,
:si korieri i kallzimit.


:Që nesër, kur ta karfosin,
:të thotë -ma bënë nga inati-,
:më i mënçur nga këta,
:them se është dhe veshgjati!


:Vetkuptohet që Lulashët,
:e kanë dhe me emërimet,
:se po kthehen specialistët,
:që dinë t'i zbulojnë krimet.


:Ndaj po ziejnë Lulushakët,
:si fasulet prej inatit,
:se Rama po ripranon,
:ustallarët e zanatit!


:Ustallarët e zanatit,
:në shumicë idealistë,
:janë të aftë të zbulojnë,
:këtu çdo aferë të pistë.


:Po ata nuk duan shtet,
:dhe të aftë, jo se jo,
:se shumë emra Lulashorë,
:them se do dalin kudo.


:Ish-shteti karikaturë,
:qe një turp i njerëzimit,
:krimin dot s'e preku kurrë,
:se qeveriste me krimin.


:Tani "RILINDJA" e Ramës,
:po pastron frymën e vjetër,
:të gjithë çdo ditë po shikojmë,
:si po lind një model tjetër.


:Lulashët nuk e mendonin,
:ndaj janë trembur tmerrësisht,
:pak u desh që ta kuptonin,
:RAMA E KA SERIOZISHT!


:Rama e ka seriozisht,
:dhe me Lulkën dhe me Meren
:dhe për Nokën sigurisht,
:nuk e çan aspak “menderen”.


:Një lis i madh e i rëndë,
:s'ka qeder prej qukapikut,
:kjo qeveri po vepron,
:në interes të publikut.


:Ndaj dhe palo-opozita,
:veç nga kjo është bërë xhind,
:sikur të votohej sot,
:Rama merr nënt’dhjet për qind!


:Se "Fundi i Marrëzisé",
:është fillim spektakolar,
:kudo po rritet besimi,
:se jemi në rrugë të mbarë.


:Ende tamam nuk kuptohet,
:fund i madh i marrëzisë,
:po ky fund do të fiksohet,
:si shpëtim i shoqërisë.


:Kërkon ta minimizojë,
:opozita karnavale,
:me kallzim të errësojë,
:këtë vepër kolosale.


:Them, në zëmër të Rilindjes,
:bukuri punon aorta,
:dhe kam sot bindjen e bindjes,
:se shteti do bythë të forta.


:Se shteti do bythë të forta,
:dhe vullnet të palëkundur,
:ndaj ësht’ njomur e tromaksur,
:e gjithë lukuni e trëmbur.


:S'besoj se do thoni prapë,
:se Edvini është i parë,
:them se nuk e tha padashur:
:"Akoma gjë s'kini parë!."


:Ndryshe e kuptuat ju,
:ndryshe e kuptova unë,
:ju dhe aksionin madhor,
:mund ta quani një dhunë!


:Ndryshe e kuptova unë,
:dhe ju ndryshe, o kallama,
:pikërisht për këto punë,
:si padashur foli Rama.


:Po ende gjë s'kini parë,
:janë veç hapat e para,
:do zbulohen o zuzarë,
:këtu të tjera hatara.


:Juve humbjen s'e menduat,
:të bindur se do fitonit,
:ndaj u pordhët, u hutuat,
:se gjurmët dot s'i mbulonit.


:Ndaj çdokush nga ju mallkonte,
:"kryqëzatën" e Edvinit,
:se s'kish zot që ta mbulonte,
:gropën e madhe të krimit.


:O bo-bo, sa të papara,
:do na shohin sytë neve,
:se ju vodhët duke ikur,
:dhe takëmet e haleve.


:Humbjen hiç s'e kishit pritur,
:ndaj dhe mbetët krejt zbuluar,
:ne tamam s'e kishim ditur,
:Ç'HALABAKË NA KANË DREJTUAR!


:Dhe pse me sy e shikonim,
:çdo ditë trashjen e zullumit,
:po gjer këtu s'e mendonim,
:SE JU ISHIT LLUM I LLUMIT! 

                                                       ***
:'''Kur do kthehet Rama ?'''

:"Arratia" jote,
:duket e pasosur,
:këtu opozita,
:fare është vuvosur.

 
(contracted; show full):Duhet ta dëgjojmë,
:Lulash karabushin,
:që don t’i fërkojmë,
:edhe… bibilushin.
    
                                             ***

[[Kategoria:Libra]]