Difference between revisions 27570 and 28245 on sqwikibooks:'''Duroni pak o zuzarë, ende asgjë s'kini parë!!!.''' :Vërtet që na ka çuditur, :opozita karnavale, :në mënyrë krejt të papritur, :ngriti një çështje penale. (contracted; show full) :Kthehu sa më parë, :miku im i vjetër, :tani pas Obamës, :s'ke kë takon tjetër! :Tiranë 25 Shtator 2013 *** :'''Zogisti Bujar Nishani në Kishën e Fan Nolit''' :Se ç'u nis Nishani, :në rrugë të gjatë, :në kishën e Nolit, :shpuri dekoratë! (contracted; show full) *** :'''Epigrame''' :'''Sipas Diogjenit''' :Do të dal në mes të ditës, :porsi Diogjeni i hershëm, :do dal me qiri në dorë, :të gjej një njeri të ndershëm. :'''Era e hudhrës.''' :A e dini,ju o njerëz, :një fjalë plot ëmbëlsirë: :"Erë e hudhrës e mbyt keq, :dhe parfumin më të mirë!." :'''Të ligut ose qymyrit.''' :O qymyr s'të bëj dot mik, :s'kam lindur për vetmohim, :kur je i ndezur më djeg, :kur je i shuar më nxin. :'''Një e vërtetë e artë.''' :E zbulova të vërtetën, :tani që më erdhën mëntë, :sa më shumë që i njoh njerzit, :aq më shumë i dua qëntë. :'''Mos u gënje.''' :Mos u gënje o lum miku, :qofsh thinjosh apo i ri, :jo Çdo gjë që ndrin e verdhë, :është domozdo flori. :'''Një gomar.''' :Një gomar mbetet gomar, :qoftë i veshur dhe me ar. :'''Kur më shajnë.''' :Semë shajnë aq më bën, :aq më bën e s'më prish punë, :se kur më kafshon një qën, :nuk mund ta kafshoj dhe unë. :'''Palla e gomarit.''' :Palla e gomarit, :fshatin tund të tërin, :bilblil këngëtarit, :nuk ja ndjen dot zërin. :'''Një proverb.''' :Thotë një proverb i vjetër, :dhe nuk pranon diskutime: :"Budallai dhe dembeli, :nuk bëjnë kurrë gabime.." :'''Kanë thënë.''' :Shpesh herë për t'i bërë portretin, :të ligut ose të marrit, :gjithë të mënÇurit kanë thënë: :"Nxjerr të vdekurin prej varrit!..." *** (contracted; show full) :Ligji do godasë, :mbi bandën e vjetër, :se pa drejtësi, :nuk vlen asgjë tjetër! *** :'''Lulash shakaxhiu..''' :Zakonisht Lulashi, :nis urgjent piskamën, :nja dy-tri minuata, :mbasi dëgjon Ramën. :Doli dje i trëmbur, :duke u ankuar, :se kryeministri, :i kish kërcënuar. :Si të kërcënoi, :ç’të tha o Lulash? :Sa herë të kam thënë, :merre me avash. :Sa herë të kam thënë, :merre me avash, :se ti të vërtetat, :i quan shantazh. :I quan shantazh, :edhe dhunë verbale, :mos u nxit bre Luli, :merre me kadale. :Rama paska thënë, :ti e ke dëgjuar, :se dhunë e vërtetë, :ende s’ka filluar. :Mos ja fut katundit, :o Lulashi ynë, :nuk e kish për dhunën, :po për drejtësinë. :Kjo është krejt e ndryshme, :është tjetër punë, :po ti drejtësinë, :do ta quash dhunë! :Ta quash kështu, :thjeshtë të leverdis, :se goxha akuza, :i ke në kurriz! :Kur të të kërkojnë, :për vrasjet shpjegim, :do thuash me vrap: :“Ky është kërcënim!” :Nga Rruga e Kombit, :paret ku u shpunë?! :Ti thua-nuk flas, :se kjo është dhunë! :Do të thonë pse vodhe, :votat për bashki, :do ta quash dhunë, :prapë o shakaxhi. :Pra, ti po na thua, :more “krietar”, :që ne t’ju trajtojmë, :si ca kanakarë. :Duhet ta dëgjojmë, :Lulash karabushin, :që don t’i fërkojmë, :edhe… bibilushin. *** [[Kategoria:Libra]] All content in the above text box is licensed under the Creative Commons Attribution-ShareAlike license Version 4 and was originally sourced from https://sq.wikibooks.org/w/index.php?diff=prev&oldid=28245.
![]() ![]() This site is not affiliated with or endorsed in any way by the Wikimedia Foundation or any of its affiliates. In fact, we fucking despise them.
|